|
Foto: .jpg | Dalje në pension
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati falënderoi dhe uroi diplomatët e MPJ-së me rastin e daljes në pension.
Ministri Bushati falënderoi punonjësit e shërbimit të jashtëm: Znj. Zhaneta Dako , Z. Sefedin Xhemalçe, Z. Ylli Polovina dhe Z. Thimi Nika për shërbimin e lartë që kanë kryer ndaj vendit dhe shërbimit të jashtëm gjatë viteve të karrierës së tyre.
Z. Bushati u kërkoi diplomatëve , që pavarësisht largimit për arsye të moshës së pensionit të jenë të pranishëm dhe të ndajnë eksperiencën e tyre me diplomatët e rinj si dhe të jenë aktiv pranë Akademisë Diplomatike të MPJ-së, si dhe duke shfrytëzuar pasurinë e madhe arkivore që zotëron ku institucion.
Ministri vuri në dukje se ky kontribut do ti shërbente diplomacisë shqiptare për kultivimin e vlerave me për të mira dhe ruajtjen e traditës së shërbimit të jashtëm.
Pjesëmarrësit nga ana e tyre, e falënderuan Ministrin Bushati dhe i shprehen atij gatishmërinë për të qenë gjithmonë prezent në MPJ.
(Sipas webfaqes së Ministrisë se Jashtme të Shqipërisë)
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|