Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
“AMBASADOR NË BALLKAN”


Libri i ri më i fundit i Ylli Polovinës, 415 faqe.
Pjesa e gjashtë dhe përmbyllëse e një cikli me temë nga shërbimi diplomatik shqiptar në Ballkan. Librat e mëparshëm janë “Homo Balcanicus”, 2001, në italisht, Romë; “Sarajevë, moj motër”, 2021, Prishtinë; gjatë vitit 2022 qenë botimi në Tiranë i librave “Serbi, armik, miku ynë”, “Shqiptarët me dy Hoxha”, “Rugova & Kadare përballë”.

Në pasqyrën e lëndës mes të tjerash janë “Një diplomat i Tiranës në Shkup”, Leonidha Mërtiri; ambasadori serb në Sofje, Vladimir Curgus; diplomati Xhelal Fejza; ambasadori Shaban Murati; Majlinda Bregu, Ballkani Perëndimor; Me avionin Malev drejt Beogradit; Ambasadorja gjermane, Eleonore Staimer Pieck, vajza e Wilhelm Pieck; Ambasadori Bashkim Pitarka në ciklin e tij të shkrimeve “Kujtime të një diplomati”; Tefta Cami: “Ambasadori jugosllav Branko Komatina, një diplomat karriere korrekt dhe me kulturë”; Diplomacia e vaksinës; Kundër-zbulimi francez depërton drejt Tiranës; Një ambasador elite: Ksenofon Nushi; Cari bullgar Boris fliste shqip; Drejtori i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Ambasadori Genci Muçaj; Diplomacia e konjakut “Skënderbeu”; Tri ditë që tronditën Sali Berishën; TAP; Korridori VIII; Dy aeroportet konkurrente: Beogradi dhe Rinasi...

Fragment

Ana Lalaj, kërkime në Arkivin e Jugosllavisë në Beograd

Studimet e saj për vite të tëra janë përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë, ish Jugosllavisë, Greqisë dhe rajonit të Ballkanit gjatë Luftës II Botërore dhe Luftës së Ftohtë.
Ka shkruar shumë artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit si edhe është bashkautore në libra të rëndësishëm historikë.
Ana Lalaj ka botuar edhe librat “Lufta për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje e popullsisë shqiptare në Jugosllavi (1941 - 1945) – Tiranë”, 1984; “Kosova: rruga e gjatë drejt vetëvendosjes (1948 - 1981)”, Tiranë, 2000; “Dosjet e Luftës”, Tiranë, 2014; “Pranvera e rrejshme e 56-s”, Tiranë, 2016.
Ajo ka pohuar vazhdimisht se hapja e arkivave dhe deklasifikimi i regjistrimeve arkivore ia ka lehtësuar punën.
Për nevoja shkencore Lalaj ka kryer kërkime jo vetëm brenda vendit por dhe në disa arkiva të mirënjohura për sasinë e tyre të madhe dhe të rëndësishme të dokumenteve, si në NARA (SHBA), në Arkivin Kombëtar të Britanisë së Madhe, në OSA (Hungari) etj.
Në fund të prillit 2012, disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes “Për lëvizjen e lirë të shtetasve” ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë (5 korrik 2011), ajo realizoi hulumtime edhe në Arkivin Shtetëror të Jugosllavisë.
Ishte pranverë dhe Beogradi qe plot gjelbërim.
Aty Ana Lalaj qëndroi nga 25 prilli deri më 26 maj 2012.
Ndoshta ishte koha më e mirë për kërkime dhe njëkohësisht për të vizituar pika historike, muze, librari, si dhe për të shijuar bukuritë e tjera të Beogradit.
Meqë studimet e saj qenë fokusuar në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë në shekullin XX, ajo si studiuese e priti me gëzim këtë hap afrimi ndërmjet dy qeverive, heqjen e vizave ndërshtetërore.
Procedurat për të hyrë në sallën e leximit të dokumenteve të Arkivit të Jugosllavisë ishin të thjeshta, pa ngarkesa administrative të rënduara.
Tek dera e jashtme e Arkivit dorëzoje pasaportën dhe hyje brenda në ndërtesë.
Në një sirtar të vogël lije çantën dhe sendet personale.
Stafi i Shërbimit në Sallë në Arkivin e Jugosllavisë përbëhej nga Dimitrije Spasojevi?, Ivana Božovi?, Dragana Dragiši? dhe Jelena Ivanovi?.
Në këtë Arkiv Ana Lalaj shfrytëzoi fondin e Komitetit Qendror të PKJ (Lidhjes Komuniste Jugosllave) (Arhiv Centralnog Komiteta Saveza Komunista Jugoslavije- A CK SKJ).
Pra fondin 507.
Konkretisht marrëdhëniet midis PKJ (LKJ) dhe PKSH (PPSH) ose Komisija za Medjunarodne Odnose i Veze, Albanija.
Ana Lalaj punoi edhe me fondin e Kabinetit të Presidentit të Republikës, Marshall Tito, (Arhiv Predsednika Republike, Kabinet Marshala Jugoslavije Arhiv Josipa Broz Tita).
Ky qe një fond mjaft interesant për të kuptuar jo vetëm marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi, por edhe raportet midis vendeve të rajonit në vitet e Luftës së Ftohtë.
Aty ndodhej një pjesë e historisë së Shqipërisë, madje një pjesë e panjohur e saj.
Materialet qenë të ruajtura shumë mirë.
Anës punonjësit e personelit i shërbyen me letër, por jo me mikrofilma.
Shërbimi qe korrekt, të gjithë të gatshëm për të qenë të dobishëm. Nuk kishte diferencime.
Ana Lalaj punonte nga ora 9 e mëngjesit deri sa mbyllej Arkivi.
Në sallë ishe i detyruar të merrje vetëm lapsin, fletoren dhe aparatin fotografik. Skanimi nuk lejohej.
Për materialet e fotografuara duhej të paguaje 22 euro në ditë, pavarësisht nga numri i fotove që merrje.
Ndërkohë historiania Lalaj kërkoi fotografitë e Enver Hoxhës tek Agjencia e Lajmeve TANJUG, por nuk ja hapën derën.
Ajo nuk kërkonte t’ia falnin, do t’i blinte pa hezitim, sepse ato çfarë në Arkiv kishte parë prej gazetave, pamjet e Hoxhës qenë të dobëta. Në TANJUG gjeti një me cilësi shumë të mirë, me në gjoks medaljen e Heroit të Popujve të Jugosllavisë.
Ia pati dhënë Tito.
Pas prishjes së marrëdhënieve mes dy shteteve PKSH ia ktheu të gjitha dekoratat Beogradit.
Por Hoxha nuk e ktheu të vetën.
Për herë të parë një historian shqiptar po e shihte këtë medalje, të vendosur në gjoksin e uniformës ushtarake të kryekomunistit të Tiranës.
Pas një muaji qëndrimi në Beograd Ana Lalaj doli nga kufiri serb pa asnjë problem.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com