Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
Trilogji për Skënderbeun

Tek libri i parë, “Gjysma e harruar e Skënderbeut” (2008), mëtoj të argumentoj se si gjatë periudhës 1944-1990 Gjergj Kastriotit i është censuruar, për arsye ideologjike, lidhja e tij e fortë me Evropën dhe qytetërimin e saj perëndimor. Tek ky botim mbroj pikëpamjen se Gjergj Kastrioti është hero evropian më shumë se heroi ynë nacional. Pra, është të paktën dy herë më i madh nga sa jemi mësuar ta njohim dhe ta pranojmë ne.
Tek libri i dytë i kësaj trilogjie, “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” (2012) mu dha një mundësi të rishoh e ridimensionoj disa raporte të tij me pushtetin dhe pronën. I jam larguar ngjyrës rozë të përshkrimit dhe frymës romantike. Gjergj Kastrioti është një njeri pushteti dhe për pasojë plot lakmi për të qenë i pari dhe grumbulluar vazhdimisht në duart e tij fuqi politike dhe prona. Kjo i shërbente edhe për t’u rezistuar më mirë osmanëve si edhe krijuar një shtet arbër unik. Ndërkaq në krah, por edhe përballë, ka profilin e lartë të dinastisë princërore të Beratit, Muzaka.
Tek libri i tanishëm, “Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur”, synoj ta plotësoj tablonë. Paraqes prova të shumta se si, për arsye më shumë se politike, i është privuar opinionit shqiptar njohja me pasardhësit e Skënderbeut në Itali, vend ku kjo dinasti emigroi dhe u shumua, deri në ditët e sotme.

Të dashur miq,

Duke ju shprehur respektin më të thellë dhe mirënjohjen ofroj për këdo nga ju që është i interesuar për të pasur në bibliotekën e tij këtë trilogji, blerjen e saj për vetëm 1400 lekë, 14 dollarë ose 10 euro. Është një punë prej afro 900 faqesh (“Gjysma e harruar….” ka 263 faqe; “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” 295 faqe dhe “Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur” 335 faqe.
Mund të më kontaktoni në yllipolovina@gmail.com

Ju faleminderit!

Ylli Polovina

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com