|
Së shpejti libri Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur
CS
CASTRIOTA SCANDERBEG
Sa qe gjallë, për arsye pune, Skënderbeu shkoi në Itali tri herë. Ky kohëqëndrim gjithsej qe i barabartë me një vit.
Pasi ndërroi jetë, e shoqja, Donika, dhe i biri i vetëm, Gjoni, kaluan detin dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit. Fillimisht emigruan përkohshëm, me shpresë se do të riktheheshin, por që prej atij çasti familja Kastrioti do ta vijojë jetën vetëm në trojet italiane.
Të quajtur zyrtarisht si familje e shuar më 27 dhjetor 1561, me vdekjen e nipit të Skënderbeut, dukës Ferrante, dinastia në të vërtetë nuk u fik. Duke mos pasur trashëgimtarë ajo shumoi pasardhës.
Tani janë gazetarë, njerëz të shkencës ose të ligjit, punonjës bankash, muzikantë.
Në Itali kronikat dhe botimet speciale për familjet me tituj të shkuar fisnikë të gjithë ata i regjistrojnë si Castriota Scanderbeg, shkurtimisht CS.
Në këtë libër do të gjeni të gjithë historinë e mbijetimit të brezave të tyre, që prej tri vizitave të Skënderbeut e deri në ditët e sotme.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|