Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“Intrigë mbi Adriatik”


Botuar në gazetën “Shqip”, më 4 korrik 2012

Kur në 26 maj shtëpia botuese italiane “Besa Editrice / Edizioni
Controluce” përhapi në webfaqen e saj dhe po atë ditë edhe në facebook
dhe twiter lajmin për botimin e librit “Intrigo sull’Adriatico”
(“Intrigë mbi Adriatik”) e formuloi atë me këto fjalë “Nëpër librari
ka dalë romani i ri magjepës i shkrimtarit shqiptar Ylli Polovina…Mos
e humbni rastin!”
Nuk kaluan më shumë se njëzetë ditë dhe në 16 qershor libri i
reklamuar në të gjitha websitet kryesore italiane të librave
(www.lafeltrinelli.it, www.unilibro.it, www.deagostinilibri.it,
www.libreriauniversitaria.it), por edhe ato globale si
www.amazon.co.uk dhe www.books.google.com, i paraqitur po ashtu edhe
për lexuesit e krahinës italfolëse të Tiçinos në Zvicër, u bë titull i
një artikulli promovues për librat më interesantë të asaj jave të
publikuara në Itali, Kroaci dhe Slloveni. Pamjen origjinale të tij e
keni të bashkëngjitur. Shkrimi spikatës thotë “Intriga e Ylli
Polovinës dhe historia e Zllatanit”. Bëhet fjalë për futbollistin e
njohur Zllatan Ibrahimoviç. Me origjinë i famshmi Ibrahimoviç është
boshnjak dhe biografia e tij në vendlindje, Suedi, por edhe në Itali,
me kohë i ka kapërcyer 200.000 kopjet. Ka të ngjarë që emri i autorit
shqiptar Ylli Polovina, i nxjerrë dukshëm në pah nga kjo revistë e
specializuar letrare që për të gjithë rajonin botohet në Istria, të
jetë zgjedhur edhe për shkak të shpirtit e tifozërisë ballkanike.
Sidoqoftë është një sukses i tij dhe i librit.
Që kur fillimisht u botua në shqip, tre vite të shkuara, me titullin
“Ndarje me të shkuarën”, ai tërhoqi vëmendjen, madje edhe një polemikë
me shefin e truprojës dhe të sigurisë fizike të Enver Hoxhës, Sulo
Gradecin. I ripunuar dukshëm, i sintetizuar nga 455 faqe në variantin
shqip në vetëm 209 në atë italian dhe i shkruar me një teknikë rrëfimi
romaneske të përshtatshme për lexuesin europerëndimor, libri “Intrigë
mbi Adriatik” dhe nëntitull “Një histori sekrete midis Romës dhe
Tiranës” në qendër ka tjetër gjë. Duke i përfshirë ngjarjet
posaçërisht një dekadë para vitit 1990, kufi që ndau një Shqipëri
diktatoriale prej një tjetre që përpiqet të bëjë të funksionojë
shoqërinë e hapur, si edhe të shtrirë në pesëmbëdhjetë vite të tjera
më pas, ai ka në qendër një nga intrigat më të mëdha politike të
pasrënies së komunizmit shqiptar: si u sajua në Tiranë dhe nga qarqe
të caktuara mediatike në Romë artikulli i revist[s s[ njohur
“Espresso” “Il Padrino del’Albania”, e cila kishte objekt goditjeje
publike kryeministrin e kohës Fatos Nano. Duke e deshifruar të
vërtetën për këtë betejë të brendshme politike, por për motive
paragjykimi ndaj shqiptarëve dhe karriere personale të mbështetur
edhe nga një prokurore italiane si edhe disa punonjës napolitanë të
sektorit të Antimafies, Ylli Polovina dëshmon me këtë rast, para
popullit fqinj, një pjesë të historisë aktuale të vendit të vet, vepër
që e bën me shumë dashuri. Këtë mision të tij për lexuesin e huaj ai e
ka nisur që në vitin 2001, kur në Itali botoi librin e parë “Homo
Balcanicus”, nëntitullit i të cilit qe “Nel contesto dei raporti
Serbia-Kosovo” (“Njeriu Balkanik” nën kontekstin e marrëdhënieve midis
Serbisë dhe Kosovës”). Një vit më pas ai e vijoi sipërmarrjen e tij të
veçantë historike, por edhe artistike, me librin “RAI & ALBANIA”, ende
u shumëkërkuar prej studentëve dhe studiuesve italianë për të marrë
informacion, kuptuar dhe interpretuar gjysmëshekullin shqiptar të
mbylljes hermetike.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com