Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI


Foto:
Gërmimet, si e kërkuan komunistët arin e Gjon Muzakës


Alma Mile

Botuar në gazetën “Panorama” më 21 maj 2012

Botohet libri mbi testamentin e princit të Beratit.

Ylli Polovina: Gjon Muzaka, i vetmi që kritikoi Skënderbeun.

Testamenti: Skënderbeu ndau nga gruaja Muzak Topinë për ta martuar me të motrën, Mamicën.
“Unë Don Gjon Muzaka, Despot i Epirit, pasi u përzura prej Turkut nga shtëpia ime dhe u zhvesha prej zotërimit tim, erdha në Mbretërinë e Napolit…”. Kështu e nis testamentin e tij në vitin 1510 princi Gjon Muzaka, drejtuar tre djemve të tij. Ndoshta sot nuk do të flitej shumë për të, nëse do të ishte një testament i thjeshtë, i një ati drejtuar të bijve, ku bashkë me tregimin për andrallat e jetës t’u ndante edhe pasurinë. Testamenti i Gjon Muzakës prej 500 vjetësh vazhdon të bëjë bujë, sepse kryezoti i Beratit nuk trembej të vinte gishtin mbi emrin, që shumë trembeshin ta zinin ngojesh Skënderbeun. Mbështetur mbi këtë testament, por edhe materiale të tjera dokumentare, shkrimtari dhe studiuesi Ylli Polovina sapo i ka dhënë lexuesit një libër të ri “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”. Është jo vetëm një libër që flet për një nga princërit më të fuqishëm të Arbrit, por edhe një këndvështrim tjetër i figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, fatin e pasardhësve të Heroit Kombëtar, miti i të cilit sipas Polovinës nisi të ngrihet që me Marin Barletin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ky testament është shfrytëzuar pak prej historianëve shqiptarë për një kohë shumë të gjatë. Polovina bën një analizë të hollë të testament–kronikës, duke shërbyer jo thjesht si një informacion i dobishëm mbi atë çka ndodhte në shek. XV, cila ishte gjendja, si luftohej kundër Perandorisë Osmane, cilët ishin princërit e fuqishëm të kohës, por dhe makinacionet që bënin me njëri-tjetrin, marrëveshjet, krushqitë, prishjet e martesave… “Gjon Muzaka është i pari në histori që Skënderbeun e ka vështruar si njeri dhe jo si mit, ndërsa koha qe e përflakur nga dëshira dhe nevoja politike për të kryer këtë të fundit… Kritika për Gjergj Kastriotin në këto momente as që mund të mendoheshin. Atmosfera e përgjithshme lypte përjashtimin nga vëmendja e opinionit publik e të gjithë atyre që nuk e paraqisnin Skënderbeun, veçanërisht para europianëve të krishterë, si qenie të përkryer”, shkruan Ylli Polovina në librin e tij. Një nga këto raste, kur Muzaka kritikon Skënderbeun, është ai i prishjes së martesës mes Muzak Topisë dhe Zanfinës: “Skënderbeu e ndërpreu këtë martesë të bërë midis Muzak Topisë e Zanfina Muzakës pa pasur frikë as Zotin e as njeriun, bile pa iu trembur as të ardhmes së djemve, që ata kishin pasur, duke i bërë Muzak Topisë një martesë të dytë me të motrën, Mamicën”, shkruan Gjon Muzaka. Por testamenti i Gjon Muzakës është bërë i famshëm edhe për një arsye krejt tjetër. Gjatë viteve të diktaturës, ai u kthye në një dritë shprese për të shpëtuar nga kriza ekonomike që kishte pllakosur në vitet ’80. Për vite me radhë, gjeologët u vunë në kërkim të thesarit të Gjon Muzakës apo, më saktë, të një miniere ari, që me gjasë ndodhej në zonën e Skraparit. Enver Hoxha ishte ende gjallë, megjithatë me këtë çështje mësohet të jetë marrë Ramiz Alia, të cilin, për hir të postit të mëvonshëm, Polovina e quan “Presidenti”. Një rrëfim aventuror në kërkim të arit, që tregon dhe dëshpërimin e sistemit në rrënim…


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com