|
15 prill 1992, qeveria shkurton asistencen
15 prill
Rai Uno, ora 9.00
Sot u mblodh aktivi i Demokristianëve dhe nisi mbledhja e kryesisë së PS. Kraksi këtu shtroi problemin e një mazhorance të re.
Radio Uno, ora 9.25
Demetrio Volçiç thotë se në Rusi populli është i qetë, miliona njerëz kalojnë nën zeron e nivelit të jetesës. Sidomos fëmijët nuk kanë të paguajnë për të ngrënë në mencat e shkollave. Këtu ka “terapi shok” ose më saktë këtu ka “shok”, por jo terapi.
Gorbaçovi dhe Jelcini janë dy pole. Kur shkojnë mirë të dy, shkojnë mirë edhe gjërat në Bashkimin Sovjetik. Kur zihen që të dy, çdo gjë vete keq. Jelcini nuk ja ka harruar shuplakën e vitit 1987. Gorbaçovi është njeri i kompromisit dhe i gradualitetit, Jelcini i prirjes “ta bëjmë menjëherë”. Po a mund të bëhet tregti e lirë pa tregtarë, pa bursë, pa mjete, pa ligjet përkatëse?
Njeriu mund të rrijë 20 vite pa liri, po as tetë ditë me uri.
Vitin tjetër rusët do të rrojnë më keq. Kur i pyet si jetojnë të gjithë përgjigjen ”keq”.
Si e dënuan kështu rusët Gorbaçovin? Rusët kanë dashur gjithnjë një “baba”, Car, Stalin, Gorbaçov. Ky kishte emër të madh. “Baba i vogël”, i thonë, sepse “Nënë e madhe” i thonë Rusisë. Ai nuk arriti të zgjidhë vështirësitë në vend, ashtu siç nuk do t’i zgjidhin dot pasonjësit e tij.
Kina ka 80 për qind fshatarësi.
BS ka 20 për qind fshatarësi. Shumë fshatarë i kanë çuar nëpër qytete.
Amerikanët fushatat e tyre elektorale i bëjnë vetëm mbi çështje lokale dhe aspak mbi ato ndërkombëtare.
90 për qind e grave ruse punojnë.
“Qëndrimi paqësor” i rusëve është si pasojë edhe e kujtimeve të hidhura të luftrave.
Një fabrikë e madhe me cigare filtër ndodhet në Balltik, lenda kimike përpunuese gjendet në Gjeorgji.
Popovi i Moskës paska dashur t’u falë shtëpi moskovitëve, por......
Marrëdhëniet fshat-qytet janë ndërprerë. Këta nuk i çojnë ushqim qytetit, as qytetia tyre mallra. Mesjetë.
Qytetet e fshatarizuar (kjo ndodh).
Korupsioni dhe kriminaliteti nuk janë pakësuar, por rritur. Dollari është mbret.
Në 1986, kur Gorbaçovi bëri “Forum” me amerikanët, një borgjez thirri “Mjaft e kritikuat BS. Ky është i vetmi vend në botë që nuk të sulmojnë, se ka polic çdo 200 metra!”
Represion dhe frikë ka tani,ashtu si më parë.
Francezët kanë bërë shumë reportazhe për mafiozët rusë apo sovjetikë. Bile këta janë të hapur, jo të fshehtë.
Një grua thotë se “E dua Oketon se është i vetmi që kërkon të ndryshojë. Për të votova, më parë votën e hidhja për liberalët, por ata më deziluzionuan”.
Çfarë domethënë komunist sot?
Komentatori Paternostro “Për dhjetë vjet jam optimist për Rusinë, në qoftë se Perëndimi nuk do të tregohet egoist”.
Ora 17.50
Asosjted Pres
Kabineti i presidentit S. Berisha ka firmosur ligjin për shkurtimin e asistencës nga 80 për qind në 60 përqind. Propozimi është i qeverisë. Kjo bëhet që të mos inkurajohen ata që nuk punojnë.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|