Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

10 prill


Rai Uno, ora 8.00

Në Angli fituan konservatorët. Pa 35 seksione ende të pa raportuara fituan 42,8 të Dhomës, lanë 4 për qind. Laburistët morën 35.6, u rritën 5 për qind. Humbi kryetari i Partisë Konservatore Kristian Pat. Kjo nuk e rëndon atmosferën festive. Kanë shumicë absolute në Dhomë, bëjnë qeveri më vete, duhen për këtë edhe tetë vende më pak, sepse realisht kanë marë dy të tretat e vendeve për të krijuar qeveri me koalicion, e pa përfytyruar në Angli.
Konservatorët fitojnë për të katërtën herë radhas. E papërsëritur ndonjëherë.

(Asnjë fjalë për presidentin shqiptar Sali Berisha).

Rai Uno, ora 13.50

Vazhdojnë bisedimet partiake. Forlani në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv kërkon edhe njëherë dorëheqjen. Andreoti e shumë të tjerë nuk duan. Ky përgjigjet “Unë isha për aleancën e 4-shes, ajo nuk u arrit e nuk mora vota, s‘kam pse rri”.

Zëri i Greqisë, ora 18.15

-Micotaqis qenka edhe kryetar i Komitetit Qendror të Nea Demokracisë.
-Byroja e PASOK-ut u mblodh sot nën kryesinë e Papandreut.
-Filloi dje konferenca për zhvillimet evropiane. Ka shkuar Fatos Nano. Marrin pjesë nga e gjithë bota. Vazhdoi edhe sot.
-Konservatorët morën 42 për qind, laburistët 36, liberalërt 22 përqind, prej këtyre pritej më shumë. Po kaq nuk morën pjesë në zgjedhje.
-Tre milion iranianë votojnë. Me dy cikle. Ata e kanë nxjerrë jashtë ligjit opozitën.

Radio Rumania, ora 22.15

Gazeta “Rumania e Lirë” shkruan për rritje të papunësisë. Gjithashtu edhe për ligjin për tokën. S’kanë ndarë, s’dinë t kujt janë pronat dhe mbjelljet e pranverës i kanë gjetur duarlidhur.
Ilia Iliesku po bën sondazhet e para, nëpërmjet disa testeve si provime, në se mund të kandidojë për president apo jo.
Privatizimi rumun më i suksesshmi në vendet ish-komuniste.
FMN mbështet reformën, jep 150 milion dollarë më tepër.
Arkivat e Partisë Komuniste, seksioni që i përket Sikuritates. Në 13 dhjetor u bë operacioni për marrjen e tyre. Shumë dosje u shkatërruan, hynë në fushën e betejës politike.

Radio Italia Uno

41,8 janë votat e konservatorëve.
Jelcini i ka punët keq. Galina Starovaja opozitarja nr.1 e Jelcinit.
Një milion firma të Partisë Demokratike Ruse për republikën presidenciale.

Rai Due, “Pegaso”, ora 23.50

Në orën një e gjysmë të natës të së mërkurës për të enjte u kuptua se konservatorët anglezë e kishin për mbarë, pastaj në orën 4 të mëngjesit u kuptua se jo vetëm shumicën relative, por bëhej fjalë edhe për shumicë absolute.
Fushata e laburistëve u drejtua mirë nga një çunak, shefi i laburistëve, por fajin ia vunë kërkesës së tyre për ngritjen e taksave të shërbimit.
Arturo Xhizmondi nëpërmjet gojës së nënkryetarit të PSI thotë se PDS nuk duhet të kërkojë aleatë në vende të tjera, përveç Socialistëve Italianë.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com