Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

9 prill 1992, zgjidhet president Sali Berisha


Ora 20.10, Radio Bukureshti

Ilia Ilieskut i paskan thënë të japë dorëheqjen. Ai deklaron se ka mundësi të vendosë kandidaturën për zgjedhje të reja presidenciale.
Nga FMN vitin e kaluar ata morën në formë kredish afro 1 miliard dollarë dhe sot u nënshkrua përsëri marrëveshje për afro 500 milion dollarë ndihmë për reformat. Deklaratë e kryeministrit Teodor Stollovan.

Radio Moska, ora 20.20

Jep me zë deputetin e kryetarin e PD Ruse Nikollaj Travkin. Mbron presidentin e qeverinë. S’duhen ndërruar kuajt në këtë kohë të ndërlikuar.

9 prill

Zëri i Turqisë, ora 13.00
Thonë se sot janë zgjedhjet në Angli. Fitojnë patjetër laburistët. Janë 44 milion zgjedhës.
Ataturku, historia e jetës së tij (Ylli: në ditar kam një faqe me shënime, por nuk po i shkruaj për web).

Ora 13.00, Rai Uno

Dje Forlani u pa me Kraksin pas mbledhjes së ekzekutivit të tij. Të dy bashkë shohin zgjerimin e 4-shes ndaj PS e të tjerëve.
Kraksi gjithashtu dje shtrënguar dorën me Oketon. Kërkon bashkim, agregacion, me të majtët për të pluralizimin e mëtejshëm të kabinetit qeveritar të ri. Porse në PDS janë kundër këtij veprimi të shumicës që po mbytet.
Kraksi vepron dhe Agregacioni i tij i së majtës është bërë sirenë për PDS.PDS ka merak vetë se PS është bërë sirenë.Ka diçka jo logjike në këto veprime, thotë komentatorja.

Angli

43 milion zgjedhës, mendohet të marë pjesë 73 për qind, deri në 22.00 të darkës, ligji mazhoritar, mendohet jek e jek konservatorët dhe laburistët.

Ora 16.30, Tv Tirana

U zgjodh president i Shqipërisë Sali Berisha. Pro 96, kundër 34.

Rai Uno, ora afërsisht 23.00

Po vazhdojnë bisedimet.
De Mita: Me kujdes (con cautela)
Nesër mblidhet ekzekutivi i Demokracisë Kristiane. Jep dorëheqjen Forlani.

10 Prill, Rai Uno, ora 0.10

Lajmërim nga Londra. Një televizion britanik njofton epërsia deri tani e konservatorëve të Bejkerit, një tjetër televizion thotë se është supremaci e laburistëve.

Ora 0.15

Sali Berisha, kardiolog, president në vend të Ramiz Alisë. Fitoi fuqishëm dhe dëboi nga parlamenti komunistët e R.Alisë.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com