|
8 prill
Ora 8.35, Radio Sofje
Ajo lajmëron se “Ligji për dekomunistizimin” u shndërrua tashmë në një larje të vërtetë hesapesh personale. Për këtë qëllim një grup deputetësh propozuan kufizimin e veprimit të tij. Kështu lejohen për në vende pune shtetërore të konkurojnë si gjithë të tjerët.
Theksohet se misioni kryesor i Bashkimit të Forcave Demokratike është antikomunizmi.
Të papunët në Bullgari dy javët e fundit janë shtuar me dy mijë. Plovdivi ka më shumë: mbi 80.000, Sofja mbi 60.000.
Ora 13.30, Rai Uno
Forlani, që pritej të largohej ose të jepte dorëheqjen nga kryetar, u autorizua nga partia e tij të fillojë sot përpjekjet për të bashkëbiseduar me PDS dhe PR. Këtë krah zgjodhi. Do të “rinohet”, duke shkuar më tej nga e majta.
PS dje nuk bëri zhurmë shumë nëpër biseda të ndryshme. Pardje, e martë, u mbyll “për të reflektuar”. Hap shumë i mençur. Ajo është kuzhinietë plot përvojë.
Ora 18.15, “Zëri i Greqisë”
Micotaqisi u prit nga Presidenti. Deklaroi tre fjalë: “E informova Presidenti për situatën politike në vend, atë të jashtme dhe të brendshme. S’kam asgjë tjetër për të deklaruar”.
Zëdhënësi i qeverisë tha se mund të flitet që të kërkohet votëbesimi i qeverisë.
Adonis Tricis qenka kryetar i bashkisë së Athinës. 1937 ka lindur, doktor urbanist, arkitekt në Institutin Grek “Ilionis”, në Amerikë, arkitekti i parë i Greqisë, deputet 1081 i PASOK-ut, 1986 ministër i Mjedisit, më 1989 u përjashtua nga PASOK, pastaj formoi Lëvizjen Radikale. Anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Rai Due, ora 20.50
380 luftanije sovjetike në Detin e Zi.
Kosiga në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se Kraksi as humbi dhe as doli i fituar. Ai është shumë i përshtatshëm për të drejtuar.
Fillon emisioni “Çfarë shumice?”
Ose PDS, PR, Të Gjelbërit.
Kraksi deklaron se “duhet të thellohemi tek të dhënat, shifrat, zhvillimet që na ndodhën, situatën, me kthjelltësi, forca socialiste doli e shëndetshme, e sigurt për situatën, e fortë”. “Shpërndahuni tek njerëzit, ata kërkojnë reflektim, bashkëbisedim të gjerë, të qetë.
Dialog i ri, për stabilizim sepse ka paqëndrueshmëri.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|