|
7 prill
Ora 13.30, Rai Uno
Fulvio Damiani thotë se PSI është prudente, po reflekton për situatën. Fazë reflektive, situatë italiane opake.
Ugo Intini, zëdhënës i PSI. Gazeta Republika i kritikon Nuk ka në parlament një mazhorancë. Ajo gënjen që në titull. Lega Lombarde na quajti një bandë hajdutësh dhe maskarenjsh që qeverisin.
Oketo: nuk po e shoh lëvizjen e vrullshme të së djathtës. Duhet që PDS të reflektojë, të vijë me socialistët, ne ata që do të qeverisim. Duhet ta bëjë këtë.
Partia Liberale kërkon mbështetje tek PDS. Altisimo fitoi në Romë.
PSD, Roberto Rosseti, sekretar, senatorët që në 87 shkuan në PS i fituam të gjithë këtë radhë.
PDS, Françesko Pionati, çmendon kur drejtohen tek ju? Kjo votë tregon se mbaroi faza e sundimit të DCI. Ne nuk jemi për bashkëpunim dhe zgjerim të mazhorancës. Ata që e deklaruan ta bëjnë. Ne jemi forca më e madhe opozitare e së majtës.
Raportet në PSI
PSI bëri gabim që e mbështeti DCI kur po vdiste. E majta u gjet e papërgatitur, 40 për qind është e majta në këtë vend. PDS tregoi se luan rol. PDS rol uniteti mes të majtës. PSI duhet të ndryshojë radikalisht vijën (Unë, këta kanë disa ngjashmëri më shumë me DCI se me PSI).
PRI, këta shpresonin 6-7 për qind. Xhorxho Baxhi, zv.sekretar: jemi opozitarë. Se të ndryshojmë gjithçka ose opozitë.
Lega Lombarde (Partia e dytë në Lombardi, parti e parë në Milano): votat tona do ti çojmë në bankën e çështjes së federalizmit. Jemi kundër shtetit centralist dhe alternativa federaliste është e vetmja zgjidhje. Shtet qendror federal dhe shtete të tjera vetvepruese për burimet e tyre.
Shënim
Aleanca DC-PS-PL-PSD=48,8 (Dhoma)
Senati = 46,3
Ora 18.15, Zëri i Greqisë
U njoftua se vdiq në spital kryebashkiaku i Athinës, Adonis. 9 ditë në reanimacion. Hemorragji cerebrale. Anëtar i PASOK, në 86 ka qenë edhe deputet i kësaj partie. Në 1989 iku nga PASOK dhe krijoi Partinë Radikale Greke. Në 1991 u bë me ndihmën e Demokracisë së Re u bë kryetar i bashkisë së Athinës.
Kanali televiziv Teleoptikë admiron ose mbështet PASOK-un.
Kërkohet nga ish-kryeministri i Demokracisë së Re që të bashkëpunojë dy partitë e mëdha për një qeveri që të kalojë krizën. Dje në një televizion privat këtë gjë Papandreu e ka kundërshtuar.
Këta flasin për hemorragji të madhe votash të Betino Kraksit. Kështu edhe për Partinë Komuniste. Për DC asgjë.
Ora 20.20
TVSH, Tirana
Njëlloj si Zëri i Greqisë kundër Kraksit. U tha se Kraksi që gjer dje mendohej se do të drejtonte qeverinë e re e qe doli pastaj me një goditje të fortë në qytetin e tij të lindjes, Milano, duke marrë 70.000 vota nga 200.000 që mori Umberto Bosi i Lidhjes Lombarde.
Harroi të thoshte pjesën tjetër të lajmit, që fitoi në Kampanjë edhe Aleksandra Musolini
Ora 22.56, Rai Uno
DCI do të fillojë konsultën me të gjitha partitë, sidomos në fillim me shokët e mazhorancës. 2/3 ka marrë kjo mazhorancë më përpara, tani...
Forlani jep dorëheqjen. Do të ikë vetë, ska nevojë ta heqin.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|