|
3 prill, dorëhiqet Ramiz Alia
3 prill, ora 13.00
Radio Zëri i Turqisë si edhe radiot e tjera flasin se Arkaidar, ministri i financave i Rusisë, projektuesi i reformës ekonomike jelciniane, u shkarkua prej tij.
Jelcini hoqi një kokë turku. E akuzon për inflancionin e shthurur.
Ora 18.00
Tani të gjitha lajmet e agjencive të botës i ka përfshirë zallamahia e dorëheqjes së Ramiz Alisë. Rumunët në gjuhën e tyre e quajtën komunisti i fundit dogmatik.
18.15
Vetëm grekët nuk flasin për dorëheqjen e R.Alisë. Pa qëllim patjetër. Gazetarët e tyre janë duke pirë kafe. Samaraqisi tha se do të vijë njëherë në Shqipëri pas krijimit të qeverisë së re dhe u mor me zemërim për deklaratat e Rajersonit (ambasador amerikan në Shqipëri) për çamët, kthimin e tyre në Greqi dhe sjelljen e pasurive të tyre.
6 prill
Ora 13.10
Zëri i Turqisë tregon se në krahinën Baden Vutenburg, krahinë ku ka lindur Kohli, dy partitë e djathta ekstreme morën më shumë vota se më parë, ndërsa kristiandemokratët, që këtu udhëheqin prej 20 vitesh, humbën shumicën.
Partia e Kohlit, kristiandemokratët, që prej vitit 1988 e deri tani, kanë humbur 10 për qind.
Në radion France Monde u fol për zgjedhjen e të burgosurit politik Pjetër Arbnori kryetar i Kuvendit Popullor.
7 prill
Raiuno
Zgjedhjet në Itali.Ora 13.30. Saktësohet kjo tabelë: Umberto Bossi, Lega, dhe Leonluca Orlando, Rete, janë fituesit. Ka fituar në Kampanjë edhe Alessandra Mussolini.
Bursa sa u lëkund pak, por vazhdoi të punojë normalisht. Nuk ka shqetësim për rënie të madhe çmimesh. 1230 lira dollari. Asnjë lëkundje.
Partia Socialiste Italiane (e Kraksit) dobët, e mundur.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|