Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

22-23 mars


“Zëri i Greqisë”, 0ra 17.15 (lajm i parë)

Dy milionë shqiptarë midis të cilëve edhe mijëra vorioepirotë kanë shkuar të votojnë. Minoritetin e përfaqëson në zgjedhje “Bashkimi i të Drejtave për Njeriun”.
Protestoi komisioni parlamentar grek. Protestoi edhe për arrestimin e minoritarit Aristidhis. Protestoi edhe Ministria e Jashtme. Plagosur një minoritar, mungesa fletë votimesh në periferi të Gjirokastrës. Lexohet protesta e Micotaqisit. “Vorioepirotët” është fjala që ai përdor deri në fund të deklaratës së tij.

Thuhet se Sali Berisha do të fitojë.

Përfundoi sot Këshilli i Dytë e PASOK. Papandreu goditi Micotaqisin dhe Samaraqisin si shkaktarë të politikës së sotme. Ai tha se shumë shpejt do të bëhen zgjedhjet e përgjithshme. Qeverinë do ta marrë PASOK.

“Zëri i Amerikës”, ora 18.00

Partia Demokratike zotëron përkrahje të madhe, por edhe PS (ish PPSH) ka mbështetje në popull. Njerëzit më shumë shkojnë në radhë bukësh se në radhë votimesh. Priten 2/3 të votojnë.

TVSH, ora 8.30

Skënder Gjinushi tha: fituam, tani mbi shpatullat tona bie barra e rëndë e rindërtimit të Shqipërisë.

23 mars

Rai, ora 05.00

Thotë se PD fitoi me një shumicë absolute mbi PS. Iu dha fund regjimit të egër të Enver Hoxhës dhe PS doli nga hiri i PP-së.

Radio Rai, ora 8.31

Mbaroi nata e madhe e komunizmit. Dështim i partisë ish-komuniste.

24 mars

Rai, ora 9.00 dhe 10.00

Transmetohen fjalët e Sali Berishës se mbaroi nata e gjatë e komunizmit.





Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com