|
22 mars
Ora 08.00, Radio Sofje
Dje është bërë miting i madh në Sofje, i drejtuar nga Partia Socialiste. Kandidati për president tha se në Bullgari nuk ka demokraci. Aty ka regjim totalitar. Kryetari i partisë tha se nuk ka demokraci, se demokracia është punë, bukë dhe liri. Në miting morën pjesë anëtarët dhe simpatizantët e PS. Ata kërkuan zgjedhje të reja parlamentare.
Përsërit ngjarjen e Kuçovës dhe për këtë bën përgjegjëse Partinë Socialiste. Për zgjedhjet ndeshen PD-PS (PPSh). Në sheshin qendror PD ka ftuar njerëzit e vet të rrinë për të shprehur mbështetjen ndaj saj. Në Tiranë patjetër do të fitojë PD. Në fshatra mendohet të fitojnë (ti jepet) socialistëve.
Radio France, 08.32
Thotë se 37 milion janë zgjedhësit. Sot në orën 20.00 rezultatet e para.
Radio Bukureshti, në rumanisht
Flet për mitingun e S. Berishës dhe fjalët e tij. Citon prej tij. Fjalët e bukura i përmend. Thotë se PS kishte vetëm 2 mijë vetë në miting.
PD parashikohet 55%.
TVSH,ora 12.12
Njoftohet se në Tiranë nuk është regjistruar për votime kryetari i Partisë Ekologjike, z. Namik Hoti. Njeriu i Këshillit, ai i Komisionit, thotë se si personalitet që është duhej të vinte të shihte se a e kishin regjistruar (!?)
Televizioni Rai Uno, ora 13.30
Më në fund thuhet se nga zgjedhjet në Shqipëri rrezikohet mosqeverisje. Të dy kanalet japin vetëm një njeri që voton e ngre dy gishtat lart. Duket si burrë apo si djalë.
Radio Bukureshti Internacional, italisht, ora 16.38
Parashikon fitoren e Partisë Demokratike.
Moska, ora 17.00 (frëngjisht)
Sali Berisha deklaron se fiton.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|