|
21 mars 1991
21 mars 1991
Radio Zvicra, ora 9.00:
1.
Zgjedhjet lokale në 30 milion francezë. Spikatin Le Pen dhe të Gjelbërit. Në asambletë rajonale, në gjysmat e tyre, socialistët parashikohen të humbasin. Punuan pa pasion.
Më pas kanë zgjedhjet Italia dhe Britania.
Në Francë sukses i njerëzve të Shirakut dhe Zhestenit dhe ndërsa socialistët duket se firuan me 20 përqind rënie, Le Pen kërceu në 16 përqind.Deri në 30 përqind në Francën meridionale...Partia Komuniste Franceze 10%, shifër e mirë. Francezët janë mërzitur nga socialistët dhe vrapojnë tek komunistët për të mos shkuar tek e djathta apo me ata të qendrës. Shkojnë edhe me partitë ekstremiste, të majta apo të djathta. Ose tek partitë jashtëparlamentare.
400 kantone u përfshinë në fushatë, 26 rajone. 3 milion të papunë, rritje e kriminalitetit, pasiguri, skandale financiare të partive tradicionale.
Zgjedhjet politike kombëtare do të mbahen vitin tjetër. Pas votimeve të porsambajtura parashikohen demostrata. Miterrani duhet të ndërrojë qeverinë. Kandidatë për kryeministër mund të jenë Zhak Delor, Rajmond Bar, Elizabet Fion, bjonde e bukur.
2.
Italia shpenzon më shumë nga sa prodhon.
Radio Moska, ora 22.45
Mbledhje e djeshme e PDR dhe Partia Popullore Forcat Demokratike të Lira Ruse
Në 17 mars ish-komunistët u mblodhën në një shtëpi kulture në periferi të Moskës. Folën plot 1 orë e gjysmë kundër Jelcinit dhe Gorbaçovit, pastaj shkuan në Moskë me autobuza e makina. Ishin 70.000 manifestues. Komsomolskaja Pravda i tall:përfundoi me vetëm një bubullimë e kaq ajo që i trëmbeshin aq shumë autoritetet.
22 mars
Raiuno, ora 07.00
Fulvio Molinari paralajmëron për një bombë që plasi në Kuçovë, në degën e PD-së.
Ora 8.00, Radio Zvicra
Fiton PD kësaj rradhe. Grevat e demonstratat e rrëzuan qeverinë e socialistëve, duke detyruar Alinë për zgjedhjet e reja të parakohshme.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|