Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Duke filluar nga sot, pjesë nga ditari im: Viti 1991


Duke filluar nga sot, 7 janar 2012, do të publikoj në këtë faqe web pjesë nga ditari im, atij që kam mbajtur vetëm për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në botë, duke shmangur sigurisht ditarin për tema krejtësisht personale dhe duke bërë vetëm disa përzgjedhje të rralla në paraqitjen publike të ditarit tjetër që kam mbajtur, atij për kulturën.
Ditaret, edhe pse jo në mënyrë rreptësishtë të rregullt, i kam nisur që kur kam qenë nxënës në gjimnazin e Beratit, 1965. Ndërkaq në mënyrë të përditshme kam fiksuar gjithçka që më ka zgjuar interes duke nisur nga marsi i vitit 1991, kur në vendin tonë iu dha fund përfundimisht një sistemi shoqëror e politik totalitar dhe u shfaqën shpresa për të mëkëmbur një shoqëri të hapët e të lirë.
Do të jetë, besoj, e pamundur që në disa vite, duke hedhur në këtë faqe web vetëm dy herë në javë pjesë nga ditari i lajmeve politike, të mund ta publikoj të gjithë. Gjer në 1997 janë mijëra faqe, ndërkohë që këtë vit, shkrimin e zhvillimeve të ditës e kam dubluar me regjistrime në zë dhe duke nisur nga 1998 edhe me video.
Sidoqoftë sot po e nis dhe duke qenë se po shkoj drejt të 64-tave, vullneti dhe këmbëngulja më ndihmoftë të komunikoj sa më shumë me ata miq që shfletojnë herë pas here këtë faqe interneti, duke u rikujtuar ngjarje që u kanë dalë natyrshëm nga vëmendja ose që fatmirësisht i mbajnë mend më mirë nga unë.
Çfarë do të publikoj, përherë duke u orientuar nga dobia shoqërore e tyre dhe aspak nga qëllimi për ndonjë “zbulim të bujshëm”, mbase do t’u shërbejë sado pak gazetarëve apo studiuesve të fushave të ndryshme politike dhe sociale.
Në bllokun Nr.1, në faqen e tij të parë, me dy ngjyra stilolapsi, blu dhe kuq, kam shkruar “Pasqyra radiofonike”. Në të janë paraqitur burimet informative që kam përdorur prej stacioneve të radiove të ndryshme. Po i rreshtoj siç janë vendosur realisht:

Vatikani-ora 8 (shqip)
“Zëri i Gjermanisë”-ora 8 (frëngjisht)
Zvicra Internacional-ora 8-9 (italisht)
“Radio Sofje”-ora 8 (frëngjisht)
“Zëri i Greqisë”- 9.10 (italisht)
Belgjikë (Flamand)-11.30 (frëngjisht)
Zvicër Internacional-ora 12.00 (italisht)-14.00 (italisht), edhe në 16.00-17.00, italisht
“Zëri i Turqisë”-ora 13.00 (shqip)
“Rumania”-ora 16.30 (italisht)
“Zëri i Greqisë”-ora 17.15 (shqip), edhe në 18.15-18.30, në 22.30
Austria Inter-ora 17.30 (frëngjisht), 18.30
Bullgaria-17.45 (shqip)
“Zëri i Amerikës”-ora 18.00 (shqip), mbyllet më 18.30
Vatikani-18.30 (shqip)
Moska-ora 19.00 (italisht)
Radio Kajro (Egjipt)-ora 19.00 (italisht)
“Vatikani”-ora 21.00 (italisht), sërish 12.00-14.00
“Izraeli”-ora 21.30 (frëngjisht)
“Radio Roma”-ora 22.00 (shqip)
“Kina”-ora 22.00 (shqip)
“Moska”-ora 22-22.30 (shqip).



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com