Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Kosova, sa shume e do Arbërinë


(Botuar në “Illyria”, 2-5 prill 2010)

Kisha patur fat që edhe pse të vonë, janar 1998, pata kryer udhëtimin e parë në Arbëri, pikërisht në vatrën e tyre më të madhe, në Kalabri. Më pas pothuaj çdo prani qe frut i ngulëkembjes personale, i lidhjeve të punës që sigurova në mënyrë të tillë që veçanërisht me vajtjet në qytezat arbëreshe të rrethinave të Palermos në Siçili të mund të siguroja vizita atje të funksionarëve të epërm të Shtetit Shqiptar. Me punë në Ambasadën tonë në Romë kisha vënë re me trishtim se duke refuzuar me të drejtë trajtimin e mëparshëm ideologjik që regjimi realkomunist u bënte arbëreshëve, pas diktatura kishte lënë hapur një gropë të madhe të moskomunikimit intensiv, ç’ka ishte mënyra më e gabuar e interpretimit të ri të këtyre marrëdhënieve.
Mes shumë vizitave të punës në Arbëri tre kanë qënë më të thekshmet. E para patjetër. E paharrueshme, pas kaq shumë pritjeje gati ëndërrimtare. Ishte mbërritja e ambasadorit shqiptar në Romë Pandeli Pasko dhe e imja në një kishë arbërore në buzë të thyerjes së ditës, prag muzgu. E dyta mbresëlënëse mund të quhet një aksion i tërë. Sigurova një lidhje të fortë e të qëndrueshme me kryetarin e provincës së Palermos Dario Falcone, mik i madh i arbëreshëve, prej të cilit patëm mbështetje të palëkundur e shumë të sinqertë. I jati i tij kishte qënë një studjues shumë i njohur, antimafioz, por simpatizant për disa kohë i fazhismit musolinian. Ai e donte Shqipërinë. I biri, Dario, ishte i zgjedhur prej partisë fashiste të reformuar në demokraci, Aleancës Nacionale. Edhe ai qe një refuzues i mafies.
E spikatura e tretë në të gjithë ciklin deri tani të shumë vizitave të mia mes arbëreshëve deri tani qe udhëtimi në fund të nëntorit 2009 në Kalabri.
E veçanta e kësaj here kishte të bënte me historinë e disa ikonave të ritit bizantin ortodoks shqiptar, të cilat nga udhëtimi ynë i punës i verës 2008 kishim vënë re që mungonin në Muzeun Etnografik të Frasnitës. Secila qytezë arbëreshe ka nga një muze etnografik. Në të paraqet traditën e saj të jetesës, pra rrënjët e saj shqiptare. Porse ai i Frasnitës ka pamjen, pasurinë dhe autoritetin e një institucioni të vërtetë gjithitalian. Godina është e re dhe mjaft moderne, mbi sipërfaqe të tokës një kat dhe dy të tjerët, plot dritë dhe teknologji moderne paraqitjeje, janë nën dhe. Të tre katet i bën të lehta një ashensor i shpejtë. Kur dy vite të shkuara bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Diasporës Flamur Gashi dhe të dërguarin e Ambasadës sonë në Romë, njeriun e talentuar të letrave Visar Zhiti, ngjitëm shkallët në hyrje të muzeut, tek një rrëfyes mbi mur shkruhej se në brëndësi gjendeshin ikona të krishtera ortodokse nga Rusia, Bullgaria, Ukraina. Mirëpo mbi emrin e një vendi qe vendosur një rrip letre i bardhë, duke e mbuluar. Në fillim të kërshëruar nga kjo “çensurë”, pastaj të dëshiruar ta dinim përse u mbahej i fshehtë vizitorëve emri i vendit, hoqëm fletën. Ishte shkruar fjala Serbia. Pa pritur t’u bënim pyetjen përsenë na e shpjeguan menjëherë. Në atë muze etnografik arbëresh, ndërsa kishte me qindra ikona nga vende të krishtera ortodokse, nuk gjendej asnjë nga Shqipëria. Kështu që të mos kuptohej si një gabim patriotik organizatorët, pra mikpritësit e një dërgate të administratës qëndrore té shtetit shqiptar, pak minuta para mbërritjes tonë kishin shtrirë mbi emrin e Serbisë shiritin e fletës së bardhë. Sipas tyre të paktën kjo do tua lehtësonte brengën kur të na luteshin që t’u siguronim disa ikona ortodokse shqiptare.
Kështu siç miqësisht na e interpretuan kjo duhej të qe vetëm njëra pjesë e së vërtetës. Emri i Serbisë duhej të ishte çensuruar edhe për llogari të dashurisë së madhe që arbëreshët kanë për Kosovën dhe bashkëkombësit e tyre në këto troje. Në median tonë përgjatë vitit 1999, veçanërisht në muajt e ndërhyrjes së NATO-s, është folur tepër rrallë për mobilizimin e jashtzakonshëm që arbëreshët patën për çlirimin e saj. Lajmet për këtë përkushtim mbetën të mbyllura në bashkësitë e tyre të vogla, madje pa mundur dot të dalin as në faqet e shtypit kombëtar italian.
Atë verë të vitit 2008, pasi e vizituam Muzeun Etnografik të Frasnitës dhe më në fund u ndamë me punonjësit e tij, vendosëm që duhej të bënim diçka për të sjellë aty të paktën dy ikona të krishtera ortodokse shqiptare. Me të mbërritur në Tiranë u bënë shkresat e nevojshme, por siç dihet burokracia financiare ca për çështje të sigurisë ku shkojnë paratë, ca për shkak të politikave përherë shtrënguese për mosteprim shpenzimesh, ca se tek kuleta e shtetit nuk futen pak duar për të kërkuar, rezultoi shumë më e ngadalshme nga sa e parashikonim. Kështu një ditë Flamur Gashi i dha liri fantazisë sé tij dhe né ceremonininë e një festë fetare myslimane, Barjamit, në sallën e madhe të darkës që do të shtrohej nga krerët fetarë, dalloi në një tavolinë, tek rrinte i menduar, një burrë elegant dhe me që ndodhej i vetëm, iu afrua t’i bënte shoqëri. Kur u prezantuan ai quhej Beqir Hajzeraj dhe qe nga Kosova. Merrej me sipërmarrje prodhimesh farmaceutike dhe në Tiranë, në bashkëpunim me gjermanë, kishte një firmë të tij. Po atë mbrëmje të festës së Barjamit ndodhi që Gashi i tregoi të porsanjohurit historinë e mungesës së disa ikonave shqiptare në muzeun arbëresh të Frasnitës. Shtoi se në rast që ai mund të ndihmonte, përshembëll të blinte një apo dy të tilla për t’ja dhuruar pastaj bashkëkombësve të Italisë, do të ishte një gjest i bukur. Tjetrit menjëherë i patën shkëlqyer sytë nga gëzimi. Ishte përgjigjur “Jo një e dy, por do të ble katër ikona”. Kështu ato u porositën tek një ndër më të mirët në Tiranë, piktori Aleksandër Filipi, restaurues i dy kishave në Kuçovë, por edhe autor i murales më të madhe në hyrje të aeroportit të Montevideos në Argjentinë. Kur të katër ikonat u bënë gati një përfaqësi e Institutit Kombëtar të Diasporës bashkë me Beqir Hajzeraj shkuan né studion e piktorit dhe ky i fundit, kundrejt një fature shpenzimesh të firmës së tij farmaceurike, bëri blerjen. Pastaj gjithçka u paketua në pritje të momentit më të përshtatshëm të udhëtimit për në Arbëri. Ky u gjet me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit. Bashkë me dërgatën e punës nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë u dëshirua të vinte edhe vetë Beqir Hajzeraj. Aktin e dhurimit për Muzeun Etnografik të Frasnitës duhej ta kryente vetë ai. Kur iu tha kjo, pra që edhe ai do të ishte në Arbëri, entuziazmi i bashkëkombësit që 22 vjeç kishte lënë Kosovën për shkak të përndjekjes së policisë serbe dhe pas demostratave të vitit 1981 pati emigruar në Gjermaninë Perëndimore, ishte i papërshkrueshëm. E përjetoi gëzimin si një tronditje të madhe, sa që fjalët e mirënjohjes i shqiptoi shumë të ngatërruara.
Por ky mall i pashuar i kosovarëve për arbëreshët tek ne që po bënim gati udhëtimin e ri të punës kishte patur edhe një episod tjetër. Drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës i qenë lutur t’i merrte me vete (të gjitha shpenzimet dhe mjetin udhëtues i kishin të tyret) edhe tre bashkëkombës të tjerë nga Prishtina. Më ngulëkëmbës qe njeri prej tyre, Skënder Kada. Ai kishte qënë mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme të kryeqytetit kosovar dhe që prej viteve shtatëdhjetë të shekullit të shkuar merrej me një agjensi turistike. Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari vuan nga një leuçemi akute dhe Flamur Gashit në intimitet i ishte lutur që para se sëmundja agresive t’ia bënte këmbët të pafuqishme për të ndërmarrë udhëtime të gjata t’ia jepte mundësinë ta shihte njëherë me sytë e tij Arbërinë. Duke qënë edhe njohës mjaft i pasionuar i kulturës kombëtare Skënder Kada në një farë mënyre bashkë me dy shokët e tij prej kohësh \\\"kishte zënë rradhën\\\" për t’iu bashkëngjitur nga afër dërgatës sonë, duke mbetur sigurisht jo i përzjerë në pjesën zyrtare të misionit. Gjatë gjithë kohës së pritjes dhe vendosjes së datës së nisjes Skënder Kada, siç kuptohej nga telefonatat e tij, nuk e përmbante dot entuziazmin, por kur kjo ndodhi nuk pati fat. Në prag të 28 nëntorit, çast kur edhe u fiksua dita e nisjes, atij i ra periudha e planifikuar për disa seanca kontrolli mjekësor në një spital të Mynihut. Në të vërtetë më 26 nëntor ishte kthyer në Prishtinë, por kurat intensive e kishin lënë fare të pafuqishëm. Kur i ktheu këtë përgjigje Flamur Gashit në receptor të telefonit zëri i tij u duk i ngashëryer.
Ndoshta fati që të paktën Skënder Kadën ta prijmë për të parë Arbërinë do të vijë në ndonjë ditë të ardhme, por në prag të Festës së Flamurit 2009 unë megjithatë duhej të isha kënaqur për një ambicie timen shumë të fshehtë: të shihja nga afër se si do ta përjetonte ngjarjen një bashkëkombës nga Kosova. Madje duhet thënë se do të isha i pranishëm tek dy prej tyre. Nuk qe vetëm Beqir Hajzeraj kosovar. Ishte rasti për ta rivëzhguar nga afër edhe vetë drejtorin tim. Gashi ka lindur në Pejë. Udhëtimi i 28 nëntorit 2009 qe hera e dytë e pranisë së tij në Arbëri. Isha me të kur më tepër se një vit të shkuar e shoqërova në takimin e parë me bashkëkombësit tanë. E kisha parë nga afër përmallimin e tij, të përjetuar gati si trallisje, si një dehje të ëmbël, nga e cila nuk dëshiron të ndahesh kurrë. Edhe kësaj rradhe në çastin kur zbriti poshtë shtëpisë së tij dhe nisi t’i sistemojë bagazhet e veta në makinë, çfarë të shihje. Teshat e tij ishin ndoshta valixhja më e vogël, sepse më e madhja qe tejmbushur me dhurata, të gjitha të blera nga xhepi i vet, thjesht kuleta modeste e një nëpunësi shteti: shishe të qelqëta me raki të kulluar, të mbushura me verë të kuqe e të bardhë, konjak “Skënderbeu” pije simbolike aq e adhuruar për arbëreshët.

ooo

Beqir Hajzeraj i emigruar në Gjermaninë Perëndimore pas protestave të mëdha të vitit 1981 e kaloi në qytetin Kassel plot një çerek shekulli jetë, ndërsa gjersa ra regjimi i Millosheviçit shërbimi i fshehtë totalitar serb e ndiqte dhe si shumë nga shqiptarët e Kosovës. Kishte ikur në emigracion edhe me shpresën se më në fund do të gjente një shteg për të parë shtetin amë, Shqipërinë. Kjo kishte qënë një dëshirë shumë të papërmbajtur, prandaj edhe nuk e vonoi realizimin e saj: e kreu menjëherë në vitin 1983. E kapërxeu ilegalisht kufirin nga Mali i Zi, nëpërmjet liqenit të Shkodrës. Qe një shteg i njohur dhe i vetmi që ta rrezikonte jetën më pak. Operacionet kryheshin me dijeninë e shërbimeve të fshehta të Tiranës dhe për personat që e shihnin me sy të mirë edhe vetë regjimin zyrtar. Si mjaft prej kosovarëve edhe Beqiri qe shumë besues ndaj fjalëve që thuheshin nga udhëheqja politike komuniste, por kur erdhi dhe për disa ditë me rradhë pa shtetin amë u trondit. Deri ato çaste kishte patur aq shumë mall sa Shqipëria i qe shfaqur në ëndërr si vetë parajsa mbi tokë. Kur më në fund e njohu me sytë e vet vendi iu duk i disiplinuar dhe me rregull, dëshmonte dashuri për bashkëkombësit përtej kufirit dhe ishte i ngrohtë në mikpritje, megjithatë gjithkund kishte shumë varfëri, qe në krizë të plotë ekonomike. Kështu u zhgënjye.
Kur në nëntor të vitit 2009 Beqir Hajzeraj shkoi për në Arbëri dhe pa një pjesë të saj pohoi më pas se në të gjithë jetën e tij të mbushur pafundësisht me udhëtime vetëm këta dy, hyrja në Shqipëri në 1983 dhe ajo në Arbëri në fund të nëntorit 2010, patën qënë ngjarjet më kryesore. Ndryshe nga mbresat e shtetit amë afro tre dekada më pas Arbëria e la të magjepsur. Shqipëria i doli më keq se ëndërra, Arbëria më bukur nga sa e pati ëndërruar.
\\\"Ishin katër ditë që më rënqethën trupin\\\" përsërit sa herë ta pyesësh. Duke jetuar në mërgim për njëzetë e pesë vite ai ka parë shumë shqiptarë që kanë humbur gjuhën, janë tretur nëpër traditat e zakonet e popujve të tjerë, duke mos lënë pas asnjë lloj trashëgimie kombëtare. Këtë përhumbje nëpër kthinat e botës së madhe Hajzeraj e konsideron fatkeqësi të madhe kombëtare dhe se arbëreshët janë sot shembulli dhe frymëzuesit më të mëdhenj se si identiteti jo vetëm duhet, por edhe mund të ruhet. Sigurisht për të bota e zhvilluar, ajo e së ardhmes, ka nevojë për këtë gjest, për këtë vetëdijë dhe pasuri të pakicave, jo për të anasjelltën. Këtë mbrojtje të vetvetes bashkëkombësi nga Kosova e gjykon jo si çështje të ruajtjes së një pjese të identitetit, përshembëll të vetëm valles apo këngës, madje as të vetëm gjuhës. Identiteti kombëtar ruhet në të gjithë kompleksin e vet, si një e tërë. Po iu lanë dhe iu shkëputën pjesë të veçanta ai pak nga pak do të shpërbëhet e humbasë. Beqir Hajzerajt nuk i shpëtoi pa dalluar frymën vëllazërore me të cilën arbëreshët e pritën, madje përherë ata e thërritën vëlla. Kjo qe prova më e qartë se ata me shqiptarët ruanin shpirtërisht lidhjen e fortë të gjakut, pra të përkatësisë nacionale. Sepse ndiheshin vëllamë arbëreshët edhe ruanin prej pesë e më shumë shekujsh gjithçka që i bashkonte, duke filluar prej ritit ortodoks bizantin e deri tek bibliotekat. \\\"Gëzohem që i kemi ata vëllezër matanë detit\\\" tha një çast bashkëkombësi ynë. Adhurimin e tij për arbëreshët Hajzeraj e interpreton me logjikën \\\"Deri sa në 1999 Kosova u çlirua ne edhe kur nuk ishim në emigrim, me atdhe të rrëmbyer nga serbët njëlloj ishim, mërgimtarë. Pikërisht sepse ndiheshim të tillë ne i kujtonim shpesh arbëreshët, blinim libra për ta, për të parë këngët e vallet e tyre shkëmbenim me njëri-tjetrin videokaseta nga Festivali i Gjirokastrës, ku ata me grupe muzikore merrnin pjesë\\\". Sipas Beqir Hajzerajt më kohën e Titos bëhej dhelpëri e madhe për t\\\'u dukur se shqiptarët e Kosovës lejoheshin për të mbajtur lidhje me arbëreshët, për të shkuar e ardhur tek njëri-tjetri, organizuar ndonjë konferencë e botuar ndonjë libër, por në thelb Jugosllavisë Federative për vetë mënyrën artificiale siç ishte sajuar ky shtet, nuk i interesonte as politikisht dhe as si frymë shpirtërore që shqiptarët e krahinës së saj të vogël, por përherë me impulse të forta nacionale, të mund të ndiqnin shembullin e qendresës arbëreshe. Kështu në mënyrën më dinake vepronte liria e kontrolluar, hapësirat e vogla të pjesëmarrjes, çensura e rafinuar mbi tekstet dhe lajmet. Po të qe e mundur një prani apo veprimtari arbëreshësh të mos depërtonte dot deri në media apo në pamundësi për ta ndalur këtu rrjedhjen e kumtit, ai të humbiste nëpër kolona periferike të faqeve të fundit të gazetave dhe të bëhej publik shumë ditë pasi shqiptarët e Italisë, këta pionierë të rezistencës shekullore ndaj humbjes së identitetit kombëtar dhe në simbolikën e tyre edhe nxitës të mundshëm të të quajturit \\\"irredentizëm shqiptar\\\", të qenë larguar.
Në Gjermani në media flitet për Italinë e jugut, por nuk ka ndodhur të thuhet ndonjë fjalë për arbëreshët. Kaq thotë Beqir Hajzeraj jo thjesht për të justifikuar përse bashkëshortja e tij, Bianka Haede, e thirrur intimisht Bardhoke, lindur në Rudenburg, para se të lidhnin jetën nuk kishte ndonjë informacion rreth tyre. Edhe pse me emër italian ajo është një gjermane e mirëfilltë dhe ishte pikërisht ajo që kur lufta mbaroi dhe Kosova u çlirua e shkëputi të shoqin nga mëdyshja duke e shtyrë të rikthehej në vendlindje. Në dy vitet e qëndrimit këtu, para se në fillim të vitit 2003 të zhvendoseshin në Tiranë, ajo e mësoi shqipen aq përsosmërisht saqë kur hynte në dyqanet e kryeqytetit shqiptar shitëset e merrnin për ndonjë kosovare. Por ato nuk e dinin se gjermanka edhe vallen e heq si kosovaret, se po ashtu ka blerë shtrenjtë një kostum popullor të vendlindjes së të shoqit, Drenicës. Ndërkohë të gjithë nuk e dinin se para njëmbëdhjetë viteve të martesës me Beqir Hajzerajn Bianka e kishte me kohë një lidhje të vjetër me Shqipërinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore gjyshi i saj nga nëna është vrarë në anët tona. Varri i tij ndodhet në kodrat e parkut të Liqenit, tek varrezat gjermane. Familja e tyre nuk dinte se ku i gjendeshin eshtrat por për t\\\'i gjetur i pati ndihmuar ambasada gjermane në Tiranë. Nga ato që Bianka mësoi gjyshi i saj ishte martuar me një shqiptare dhe vdekja e e mori me vete ndërsa jetonte lumturisht me të. Kur në fund të nëntorit 2009 Beqiri i tha se do të nisej për në Itali, tek arbëreshët, emigrantë të vjetër shqiptarë, ajo u bë shumë kurioze dhe pyeti se çfarë qenë këta të ikur. Ai ia bëri shpjegimin me atë mënyrë që gjithçka t\\\'i dukej një histori si në filma: pesëqind vite të shkuara ushtria e fortë e Skënderbeut shkoi në Itali për të ndihmuar aleatët dhe mjaft prej luftëtarëve mbetën atje. Me kaq pak sa dëgjoi Bianka Haede mbeti e pagojë, por priti me durim sa i shoqi u kthye. Shpjegimet kësaj rradhe qenë më të qarta e më të hollësishme, më bindëse, por efektin e të kuptuarit të asaj që kishte ndodhur e kryen menjëherë disa cd-room të porsasjella. Qenë të mbushura tej për tej me këngë arbëreshe. Kur pas disa ditësh në një rreth miqsh ndodheshin në një bar nga një radio nisën të dëgjoheshin tingujt e parë të \\\"Moj e bukura Moré\\\" të gjithë të habitur panë se si gjermanka e shoqëroi këngën në arbërisht fjalë për fjalë, varg për varg dhe notë për notë. Pastaj radio nisi të ta transmentonte këngën arbëreshe \\\"Lule, lule\\\" vetëm me melodi, por Bianka Haede e shoqëroi me fjalët e vargjeve.

ooo

Në Romë në një nga ditët e para të këtij marsi poeti ynë i njohur ndërkombëtarisht Gëzim Hajdari, me një vështrim që në sy iu ndez si të qe një diell i madh në perëndim, tha se Italia, ku prej njëzetë vitesh jeton dhe është shpallur \\\"Qytetar Nderi\\\", ishte atdheu i tij i dytë, por atdheu i parë mbetej Shqipëria. Pastaj si të deshte t\\\'i saktësonte më mirë dallimet mes tyre u shpreh se Italia ishte atdheu i tij, kurse Shqipëria mëmëdheu. \\\"Mëmëdheu\\\"- vazhdoi- \\\"është më i shtrenjtë dhe më i plotë, i pazëvendësueshëm kurrë, sepse është bërë prej ndjenjave dhe gjakut të nënës, asaj që të lind, të mëkon, të mban e rrit në krahë, të mëson gjuhën, shenjën themelore të një kombi\\\".
Gëzim Hajdari m\\\'u kujtua këto çaste sepse që shqiptarëve u ndodh të kenë edhe atdhe edhe mëmëdhe e pata vënë re tek Flamur Gashi. Ndoshta ai është një ndër shembujt më qartë të mishërimit të një jete mes binomit atdhe-mëmëdhe. Për pesë apo gjashtë gjenerata familja e tij ka kryer një alternim të habitshëm territorial të degëve të pemës së tij gjenealogjike. Një brez ka lindur në Shqipëri, më pas tjetri në Kosovë. E treta gjeneratë e ka nisur jetën në Shqipëri për t’i hapur rrugë lindjes së brezit të katërt në Kosovë. Në Pejë paraardhësit e Flamurit kanë ardhur në fillim të viteve 1800, duke zbritur nga Malësia e Nishit, ku atje një zonë quhet Malësia e Gashit. Të parët e tij janë detyruar të bëhen ikës nga trojet ku kanë jetuar historikisht për t’u strehuar drejt thellësisë të brendshme të hapësirave shqipfolëse. Kështu Gashët u bazuan në Borizanë të Krujës e ndërkohë edhe në Pejë. Midis Krujës dhe Pejës qe trajektorja e lëvizjes dhe e mbijetimit të tyre nga njeri brez në tjetrin për gati një shekull e gjysmë. Para vitit 1913 e gjithë kjo hapësirë e gjërë ishte për ta atdhe dhe mëmëdhe bashkë. Sipas traditës së të parëve në atë shtëpi nuk ka patur “kufi” ndonjëherë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu ndërsa ai vetë (bashkë me të vëllezërit e motrat) ka lindur në Kosovë, të dy vajzat, Ulpiana dhe Kaltrina, i biri, Joni, kanë lindur në Shqipëri. Bashkshortja e tij Aida është tiranase, por që në vitet 2001-2002 jetoi e punoi në Prishtinë dhe në Pejë. Aq shumë e dashuroi ajo Kosovën saqë për shkak të një transferimi të të shoqit në Tiranë, e ndoqi nga pas atë vetëm pas gjashtë muajsh. Nuk është rastësi që Aida këngët arbëreshe i di të gjitha. Kur në muajt e parë përpiqej të vinte në gjumë të voglin, Jonin, nina nanat më të efektshme për ta bërë vocrrakun të flinte qenë maloditë arbëreshe. Ndoshta kishin efekt edhe sepse ajo e ka zërin shumë të ëmbël, si të shushurijnë pemët e një pylli.
Flamur Gashi thotë se mëmëdhe ka Kosovën (atje i ka lindur nëna) dhe atdhe Shqipërinë (këtu i ka lindur i jati). Sipas shembullit të të jatit dy bijat e tij, Ulpiana dhe Kaltrina, si edhe Joni, detyrimisht Kosovën do ta kenë atdhe, sepse atje u ka lindur i jati, por mëmëdhe natyrshëm do të kenë Shqipërinë, sepse atje u ka lindur nëna.
Shqiptarët e Shqipërisë, ata që nuk largohen prej saj, mund ta kenë fatin ta konsiderojnë vendin e tyre atdhe dhe mëmëdhe bashkë, por shqiptarët e Kosovës jo. Mëmëdhe ata kanë Shqipërinë (jo thjesht shtetin por hapësirat shqipfolëse), dhe atdhe Kosovën. Në një farë mënyre ndryshe nga ne, bashkëkombësit e tyre të Tiranës, ata jetojnë dhe e plotësojnë identitetin me të qënurit mes atdheut dhe mëmëdheut. Arbëreshët thonë “Në Itali kemi jetën, në Shqipëri gjakun”.
Është kjo vetndjerje që i bën shumë të ngjashëm kosovarët me arbëreshët, të lidhur fort mes njëri-tjetrit, pandashëm. Vëllezërit tanë të Kosovës dëshmojnë një shqiptarizëm shumë të veçantë, mjaft origjinal, i tillë që të lë mbresa të pashlyeshme. Ata në qëndresën e gjatë për të ruajtur kombësinë e tyre fëmijëve brez pas brezi u kanë vënë emrat e vendeve dhe të qyteteve të Shqipërisë. Kështu atje gjen vajza me emrat Vlora, Saranda, Valbona, Vjosa dhe djem me Shkumbin, Shkodran, Berat, Milot, Elbasan... Në Shqipëri nuk ka djem me emrin Prizreni, vajza që prindërit i thërrasin Gjakova apo Prishtina. Kjo shpjegohet dhe mund të justifikohet. Ndërkohë bashkëkombësit tanë të Kosovës përdorin masivisht për djemtë edhe emrin arbëresh dhe arbëreshe për vajzat. Dukuri që ekziston vetëm tek ta dhe u jep nder. Ne \\\"të Tiranës\\\" nuk e kemi këtë dhunti dhe kjo duhet të na vërë në siklet. Sigurisht edhe kjo shpjegohet, por gjithsesi nuk justifikohet.
Kosovarë e duan shumë edhe Shqipërinë. Ca më tepër kjo vihej re kur ishin në robëri. \\\"Moj e bukura Moré\\\", e cila këndohej kudo, pafundësisht në gëzime, me shpirt nëpër dasma, nuk qe vetëm dashuri për arbëreshët. Ishte edhe për Shqipërinë, nënkuptonte atë. Melodia shoqërohej me brohorima dhe kur mbaronte të gjithë e duartrokitnin për minuta të tëra si të qe një fjalim për lirinë.
Duke patur në sy Shqipërinë dhe Arbërinë kosovarët këtë traditë të tyre e kanë çuar më tej jo vetëm në mallin e ndezur për arbëreshët, por edhe me vetëdijen e tyre të spikatur kombëtare. Për t\\\'u vënë emrat gjeneratave të reja, bijve dhe bijave, ata përdorin edhe emrat e dijetarëve më të nojhur të inteligjencës së Arbërisë. Mes tyre gjen De Radë, ka Serembe. Përshembëll një mik i ngushtë i Flamur Gashit quhet Seremb Gjergji.
Të veçantat e bashkëkombësve të Kosovës bien në sy edhe në marrëdhëniet që kanë krijuar e i mbajnë të gjallëruara me arbëreshët. Edhe pse nën një regjim komunist titizmi ishte një sistem shoqëror më i hapët dhe më pak i ideologjizuar se ai i Tiranës. Duke qenë në thelb i padëshiruar për lidhje të forta e të qëndrueshme mes Kosovës dhe Arbërisë Beogradi zyrtar gjithsesi ai lejoi që në Prishtinë të hynin e dilnin më shumë shqiptaro-italianë se sa kjo ndodhi në Shqipëri. Tek ne ato që u përpoqën ta ruanin mundësinë e kontaktit të pandërprerë qenë Akademia e Shkencave dhe Institutet e saj, katedrat universitare, shkrimtarët. Nga njerëzit e Tiranës u krijua traditë pjesëmarrja e arbëreshëve në skenën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, kurse për ata të Prishtinës, i organizuar nga Universiteti i saj, Konferenca për Gjuhën dhe Kulturën Shqipe. Në kryeqytetin e Kosovës çdo vit kur ky seminar mbahej ndjenja e festës përhapej dhe merrte krahë tek të gjithë. Këtë gëzim të madh, popullor, e krijonte pjesëmarrja e poetit Vorea Ujko apo e studjuesit të palodhur Françesko Altimari, e përthyesit të talentuar Elio Miraco apo e Papas Antonio Bellushit. Ky vinte përherë i veshur me petkun e priftit ortodoks shqiptar dhe ashtu qëndronte gjatë gjithë ditëve të konferencës, duke bërë që me qindra pjesëmarrës gjatë ditëve të kuvendit apo thjesht kur e ndeshnin në rrugë, ta dëshironin për t\\\'i dhënë një përqafim. U dukej sikur kishte ngjallur Fan Nolin.
Në ato seminare nuk mungonte asnjëherë edhe arvanitasi Aristidh Kolja.
Sepse ishte një manifestim kulture shqiptare pas demonstratave të vitit 1981 mbajtja e tij u ndalua. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, duke ruajtur traditën e mbajtjes në Kosovë kjo konferencë është organizuar edhe në Tiranë, jo vetëm si një alternim profesional, por si dëshmi se tashmë pas rënies së diktaturave në Tiranë dhe në Beograd hapësirat shqipfolëse janë shumë më të lira. Në Gjirokastër, Berat apo Vlorë, ku tashmë lëviz skena e Festivalit Folklorik Kombëtar, gjithsesi prania arbëreshe lë gjurmë më të zbehta se më parë.
Në Kosovë ka një opera për arbëreshët, gjë që nuk e gjen në Shqipëri. Autor i saj nuk është një kompozitor i zakonshëm, por më i miri që kanë, Rauf Dhomi. Krijimi i bukur artistik quhet \\\"Dasma arbëreshe\\\". Dhomi është autor edhe një potpurie me disa motive arbërore, e shumëkërkuar dhe e shumëkënduar. Autorë që mbahen mend si krijues të një cikli televiziv me reportazhe për Arbërinë janë Skënder Blakaj dhe Enver Maloku. Meritë e tyre që mes bashkëkombësve të Kosovës kanë mbetur të paharuara motivet e melodive arbëreshe të luajtura me kitarë.
Për një fat të dhimbshëm gazetari i mirënjohur Enver Maloku, në vitet kulmore të qëndresës antiserbe edhe drejtor i Qëndrës Informative të Kosovës, në një pritë të pabesë u vra para shtëpisë së tij në 11 janar 1999. Sa herë që ai kujtohet fjala dhe imazhi i parë që vjen janë ata dokumentarë të paharrueshëm, ato melodi arbëreshe me kitarë.
Ndoshta ato pamje që nuk shuhen kurrë, janë edhe lulet që arbëreshët vazhdojnë t\\\'i hedhin, si ujvarë petalesh, mbi supet e mikut të tyre të madh, njeriut simbol të dashurisë së Kosovës për Arbërinë.

Ylli Polovina

Romë, më 5 mars 2010


Fotot

01...Beqir Hjazeraj në Arbëri.
02...Gjermanka Bianka Haede
03...Flamur Gashi, drejtori i Insitutit Kombëtar të Diasporës
04...Në Lecce të Italisë, Beqir Hajzeraj dhe Flamur Gashi me në mes Alessandro Castriota Scanderbeg, pasardhës i familjes së heroit tonë kombëtar.









































nP. w e re braktisdur thyer imja e Hnjova, vendi që ka emrin Arbëresh dhe Arbëreshe. Shqipëria nuk e ka, arbër pak si mbiemër dhe arbër si emër i kohëve të fundit, nga Arbnori Pjetër deri tek arbër në kohën e komunizmit dhe

Midis Atdheut dhe Memedheut

ipas traditës sonë të deritanishme Mëmëdhe ata duhet të kenë trojet shqipfolëse ku kanë lindur prindërit e stërgjyshërit e tyre. Pra mëmëdhe do të thërresin Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi apo Maqedoninë. Në rast se ne shqiptarët e kësaj kohe nuk do të jemi të zotë të përfitojmë nga rasti historik që na ofrohet për të qënë më bashkërisht me njeri-tjetrin, atëhere stërnipërit tanë nëpër botë nuk do të kenë një mëmëdhe, por të paktën katër. Ndërkohë që është plotësisht e mundur që të kenë vetëm një.

Shqiptarët e kanë dëshmuar historikisht se duke patur prej fatit të vështirë një atdhe dhe një mëmëdhe, u kanë qendruar besnikë shteteve ku kanë jetuar. Këtë provë e japin sot arbëreshët. Të zhvendosur në Itali, kryesisht në atë të jugut, në shekujt e mesjetës dhe më dukshëm pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut, këta bashkëkombas kanë manifestuar një histori të pazakonshme shërbimi të çiltër për forcimin dhe demokratizimin e Italisë. Janë shembullorë në këtë frymë konstruktive. Kanë afro gjashtë shekuj që ata ndihen e deklarojnë se janë qytetarë italianë. Të thonë përherë se Italinë e kanë atdhe, porse Shqipërinë mëmëdhe. “Në Itali” të thonë “kemi jetën, në Shqipëri gjakun”. Kur ata akoma pas afërsisht gjashtëqind vitesh të flasin për “gjakun e shprishur” kanë parasysh pikërisht faktin se mes atdheut dhe mëmëdheut akoma ruajnë ndryshim të dukshëm.
Aq e thellë është kjo hapësirë dallimi e mospërputhjeje saqë gjen jo pak ndryshim në shpjegimin e këtyre koncepteve mes Fjalorit të Gjuhës Shqipe, botim më 1980 nga Akademia e Shkencave dhe përshembëll një tjetri fjalor hartuar nga studjuesi arbëresh, profesor Vincenzo Belmonte. Në interpretimin e fjalës atdhe ky i fundit rreshton më shumë sinonime nga kolegët e tij të Tiranës dhe e shtrin peshën e saj edhe te fjala ”katund”, “prag shtëpie”, “nëfshat” e më tej.
Fjalën mëmëdhe në atë fjalor nuk e gjen si lemë më vete, por si shpjeguese të asaj “atdhe”. Kjo ndodh sepse një pjesë e madhe e arbëreshëve ndihen me dy atdhe: Italinë dhe Shqipërinë. Për ta Italia është qyteti i madh, Roma apo Milano, porse katundi, vendbanimi ku prej shekujsh janë vendosur është vetë Shqipëria. Nuk ka në Siçili apo Kalabri vetëm një katund arbëresh që të mos jetë konfiguruar si një Shqipëri e vogël.


Flamur Gashi, për shumë kohë kryeredaktor dhe drejtor i Radio Kontakt, ndoshta është një nga shembujt më sintetikë të mishërimit në jetën e tij të binomit atdhe-mëmëdhe. Për pesë apo gjashtë gjenerata familja e tij ka kryer një alternim të habitshëm territorial të degëve të pemës së tij gjenealogjike. Një brez ka lindur në Shqipëri, tjetri më pas në Kosovë. E treta gjeneratë e ka nisur jetën patjetër në Shqipëri për t’i hapur rrugë lindjes në Kosovë të brezit të katërt. Gjeografikisht Gashi apo Malësia e Gashit është një zonë në Tropojë dhe përfshin disa fshatra. Në Pejë paraardhësit e Flamurit kanë ardhur në fillim të viteve 1800, duke zbritur nga Malësia e Nishit, ku atje një zonë quhet sërish Malësia e Gashit. Ky territor tanimë nga shqiptarët është e shpopulluar tërësisht. Atë kohë gjithçka nën sundimin e perandorisë osmane ishte hapësirë e njëtrajtshme dhe akoma nuk kishte në hartën e gadishullit as Serbi dhe as Shqipëri. Zhvendosja e fisit thjesht kryhej nga një territor shqipfolës në një tjetër. Arsyeja? Si e më të shumtëve bashkëkombas: dhuna e zgjerimit të brendshëm serb, i cili bëhej gati ta ngrinte shtetin e vet të pavarur jo vetëm mbi trojet natyrshëm të veta, por edhe mbi dëbimin e shqiptarëve dhe shtyrjen e tyre sa më larg. Kështu ata kanë prodhuar për të paktën dy shekuj familje muhaxhire, refugjatësh. Të parët e Flamur Gashit janë detyruar të bëhen ikës nga trojet ku historikisht kanë jetuar për t’u strehuar drejt thellësisë të brendshme të hapësirave shqipfolëse. Gashët u bazuan në Borizanë të Krujës. Ndërkohë edhe në Pejë. Midis Krujës dhe Pejës ishte trajektorja e lëvizjes së tyre nga njeri brez në tjetrin për gati një shekull e gjysëm. Para vitit 1913 e gjithë kjo hapësirë e gjërë ishte për ta atdhe dhe mëmëdhe bashkë. Një stërgjysh i Flamur Gashit ka qënë ushtarak me Lidhjen e Prizrenit, e cila luftoi për atë Shqipëri, ku atdheu ruante kufijtë e tij të natyrshëm. Për të qënë bashkë dhe të pandarë atdheu dhe mëmëdheu një xhaxha i të jatit, Qazim Vraga, po ashtu ishte në Kosovë luftëtar i njohur çete kaçake të rrethit të Pejës dhe Istogut. Që atdheu i shqiptarëve të ishte vetëm gjysma ose edhe aspak tokë e lirë, një xhaxha tjetër të Flamur Gashit, Halim Vragën, serbët e pushkatuan në Pejë më 1917. Atëkohë familja e tyre kishte disa dekada që prej Krujës ishte zhvendosur në Kosovë. Pas pushkatimit të Halimit familjen Gashi e dëbuan dhe ata u rikthyen ku e kishin qënë më parë, në Borizanë të Krujës.
Në rast se ndodhi që gjyshi i tij Syla e nisi ditën e parë të jetës së vet në Kosovë, fëmijëve të tij u ngjau e kundërta. Ata dritën e diellit e panë në Shqipëri. Në vitin 1947 Gashi-gjysh, i cili bashkë me djemtë jetonte këtej kufirit shtetëror, shkoi për një vizitë te kushurinjë e vet në Pejë dhe nuk mundi të rikthehej dot. Mbetën andej sepse u mbyll kufiri. Nuk e pati këtë fat vetëm një vëlla i gjyshit Sylë, i cili bashkë me fëmijët jetoi disa kohë në Mamurras dhe pastaj në Durrës.
Babai i Flamur Gashit, Xhemajli, si student ka qënë në gjeneratë me Ibrahim Rugovën. Ka qënë po ashtu një ndër e pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968 për ngritjen e flamurit shqiptar. Në Pejë Xhemajli ishte një ndër tre organizatorët e protestave, prandaj edhe e arrestuan. Ishte në burgun serb të sigurisë së lartë në Pejë kur lindi i biri. Prej andej të shoqes, Mirushes, i erdhi dëshira e njëkohësisht porosia e tij: Djali do ta ketë emrin Flamur!
Për pesë vite me rradhë, nga 1980 deri më 1985, Xhemajl Gashi burgosej sistematikisht dhe pas disa muajsh vuajtjeje lirohej për t’u prangosur sërish. Procedura e izolimit të herë pas hershme për të hynte në strategjinë e regjimit serb për ata që konsideronte si irredentistët më të rrezikshëm. Pra për ata që siç natyrshëm janë shtetet sot në botë, dëshironin të kishin një atdheun me mëmëdheun. Dhe në rastin e Xhemajlit burgimi do të ishte më i shpeshtë dhe më i rendë edhe për një arsye tjetër: ishte nga Shqipëria. I pari që në familjen e tyre mori shtetësi jugosllave ishte Flamuri. Në vitin 1987, kur mbaroi në Pejë gjimnazin, ai nuk e kishte këtë shtetësi. Të gjitha dokumentat e familjes së tyre dhe të gjithsecilit shkruanin se ishin emigrantë të ardhur nga Shqipëria. Pasaporta ishte jugosllave, por tek shenimi “shtetësia” shkruhej “emigrant” dhe te “vendlindja” e të jatit “Krujë, Republika Socialiste e Shqipërisë”. Me këtë karakteristikë regjistrimi serbët thoshin se kishin në Kosovë rreth tridhjetë mijë vetë. Ky status donte të thoshte se sa herë që ndodhte ndonjë veprim proteste apo kundërshtim masiv ndaj autoriteteve serbe këta “emigrantë” i thërritnin menjëherë në organet e brendshme. Flamur Gashi ishte i pari “emigrant” nga familja e tyre që për t’u regjistruar në universitet i duhej patjetër të bënte ushtrinë. Sepse vetëm me këtë rast të jepej nënshtetësia jugosllave. Ai e mbajti këtë nënshtetësi vetëm për tre vite, gjer në 1989, kur edhe vetë, në gjurmë të traditës së familjes së tij, filloi një veprimtari nga më të spikaturat për shpëtimin e Kosovës nga sundimi i Beogradit.
Por nuk është qëllimi i këtij shkrimi rrëfimi i kësaj biografie. Ai vetë do të pëlqente të flitej për mijra të tjerë, mes të cilëve adhuron pajtuesin e madh të gjaqeve Anton Çeta dhe mbrojtësin e shquar të shqiptarëve, imzot Nikë Prela.
Ajo që i duhet lexuesit në argumentim të temës së binomit shqiptar të atdhe-mëmëdheut është se vetë Flamur Gashi pas vitit 1990, duke qendruar përfundimisht në Tiranë, ka hyrë dhe ka dalë në Kosovë shumë herë, deri edhe në periudha mjaft të rrezikshme.
Sipas traditës së të parëve në atë shtëpi nuk ka patur “kufi” ndonjëherë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu ndërsa ai vetë (bashkë me të vëllezërit e motrat) ka lindur në Kosovë, të dy vajzat, Ulpiana dhe Kaltrina, kanë lindur në Shqipëri. Bashkshortja e tij është tiranase, por që në vitet 2001-2002, bashkë me dy fëmijët, jetoi e punoi në Prishtinë dhe në Pejë. Aq shumë e dashuroi ajo Kosovën saqë për shkak të një transferimi të Flamurit në Tiranë, e ndoqi nga pas vetëm pas gjashtë muajsh.
Flamur Gashi thotë se mëmëdhe ka Kosovën (atje i ka lindur nëna) dhe atdhe Shqipërinë (këtu i ka lindur i jati). Sipas shembullit të të jatit dy bijat e tij, Ulpiana dhe Kaltrina, detyrimisht Kosovën do ta kenë atdhe, sepse atje u ka lindur i jati. Mëmëdhe do të kenë natyrshëm Shqipërinë, sepse atje u ka lindur nëna.
Fëmijët e tyre? Ato janë ende të vogla, por me siguri gjithçka do të shkojë sipas traditës së krijuar që nga viti 1800. Veç atëhere, në këtë të ardhme të bukur, për shqiptarët fjala mëmëdhe do të jetë afruar aq shumë me atë atdhe saqë gjithçka që ndante jo vetëm njerëzit, por edhe fjalët, do të jetë thjesht një histori e së kaluarës.Kassel, Bjanca Haede.














Beqiri

.
Demostratat e 81 me detyruan, shkova në gjqrmani, jeova dhe veprova në çdo hap me Kassel, ne mes të Gjermanisë, 25 vite jetova, UDB na binte më qafe atë kohe kishte të ashtyquajturat Klube Jugollave, mes shqiptarëve futej edhe UDB,
kjo ne te gjitha levizjet e mia, sa p[r dhjet[ vite udh[time, ngjarja m[ e madhe e viteve t[ fundit, doli me bukur, e pritsha mire, por doli më mirë, katrër ditët që mu rënqethte trui, gjëra t ruajtura pesëqnd gjashtëind vite, gjuha, sepse duke i parë që në Perndim kam parë emigantë që e kanë tretur humbasur gjuhen e vet, nuk ta trashgiojnë, kjo mund të jetë një fatkeqësi për kombn tonë, tretja e gjhës, rëdësis e ruajtjes s saj, edhe te rinj, edhe te vegjel,

Dy ëndërrat e tij
na prityën kuido në myrë më vëplazre, më të ambël, mëp befasoi dhe m kanëqi, ngulur n trurin tim dhe nuk hiqrt me, jam shumë lumtur që pata rastin, ka ëndërruar gjth jetën,

1983 ardhja ne shqipëri, janë madhshtore vërtet, por nuk prisja m tepër, kan qenë i hgënjyer sepse mendoja se raparajse, nga aa ekonomike, sepse thopshim në se ka parajsë në tokë ishte shqipëria, por regull pastetri, gjendja shipirtëer mbështetje për kosëvëm, të ngrohtë edhe ikroptje, jam pritur e kami të gjithë, ndërsa kjoe arbëreshëve më intereante për mua që te jetosh gjashtëqind në një vend jetër të ruash shkrimet, builriotekat, kishat, nuk ka bilbioteka e ruanin në cdo fshat, shumë pozitive në shpirt, gëzohem që i iemi ata vëlersër matanë detit.
Në Shqiopr aehs u kaqa u gëzova, por nuk ishte ajo që prsja nga ana ekonomike. Ua të vizxitoj edhe disa vende që nuk i kam parë, se duhet ta ruajmë ktë- vallëzqrëim.

Edhe ne Kosovë, edhe në Gjermani, si të qenë në mërgim të përjetshëm ishin pa atdhe sado që e veselitnin si te tille.
Në mërgim i kujtonm binte fjala për arbereshet, kam posedua shumë lbra dhe erista kam lexuar gjera mbi arbereshet e Italisë, kam edhe videokaseta për festivaluin e Gjirokasëtr, janë me një sistem shumë tëv jetër, për ehrë të parë i kam dëgjar aty që flisnin meshqipe të pastër, jam habitutr që nga 80 jam marë, në 81 në Gjermani mëranë në dorë revista Shqipëria e re, kam, më nxiti t inetesom më tepër për ta, janë malëngjyesë, më dkej sendodhat nga efstivali se anë një grup i ohël, tani që i pashë janë të gjtyhë me mijra.

Në kohën e Titos shumë pak për arbëreshët,e ne e kemi ditur nga historia, 22 vjeç kam dalë nga Kosova, periuda e jets time në Kosovë kam qënë më angazhuar për çështej n sh-jugoallsvi, jem marë më tepër për këtë gjëra, shumë pak material dilte, i censuaura, nuk nxitej, nuk i jepej ahpësireë, sa më pak abëreshë të hynin, liri e kontrolyuar, edhe kyr hynin u bën shkrime një muaj më pas, që të mos takoheshin me njjëri-tjetrin, pasi censuroheshin tekstet.
Në Gjrmani flitet për Italinë e jgut, por jo për arbëreshet.
Nusja ime, Bjanca, emri italian,
gjermanët puro emrat italianë i përdorin shumë gjermanët, 11 vite më parë martuar, kur isha atje, isha ne Kassel, ditët e para e kisha në koë për t
’u ktheyr në Kosovë, mbaroi lufta në Kosovë, isha në luhatje, ndihmesën më të amdhe ma dha edhe ajo, ishte gati të shkoja ku të veja unë, nuk më pengnte, njeri shumë i mirë, gjatë luftës së dyt borërore gjyshi i saj vrarë në Shqipëri, tek varrezat germane tek partku eshte edhe i gjyshit të saj nga nëna, nuk e kemi ditur dhe na ka ndihmuar ambasaad gjermane, kam bere edhe fotografi, atë kohë ai njeri duhet t jetë amrtuar me njëp grua këtu, ka qenë martyuar ketu, ka mbetur këtu dhe eshte vrarë këtu, dinte pak shumë pak Bjanka për gjyshin dinte se kishte në lufte në Shqipëri, por ku jo, njhuritë për shqipërinë dhe gjuhën, e fklet shumë mirë, e mësoai nëna më tepër se unë jam përtac, sepse ndenji dy vite nëp osovë dhe ajo mësoai, në fillim fare 2003 erdha në Shipëri, kur hynte nëpër dyzsqne sepse shiteset mendnin se ishte kosoavare, nga fizionomia ngjan si me qene shqiptyAre dhe thoshinse eshte ksooavare sepse atë të folur ka mësuar, mendon shmë mirë, nëtvsh ishte në progamin zig zag na ftuan si e festojnë të huajt krishtlindjen dhe
Vitin e ri të huajt në Shqipëri, por detin e pyeti në Gjermani ësht mirë mirë, nuk ësht i apstër atjer, tha ajo, neqeshëm nuk ësht i astër dhe i ftohtë, sepse ka qarkullie të mëpdah nuk përdoret për not, dhe ne enmdojmë se vetëm nme do ta kksi9n të pistë, qeshëpm u habitëm, ka mendime pzotive sepse endon që shqiopëritëert shqipatrët jan tmirë, kanë zemër të ahpur, jan mktrptisë, edhe pse ka derra, pjea më e madhe jnë me vlera të klarta njerëzore.
Janë artua me gjermane 20 peqrind me gjermane, është bërë zakon.


Mëssoi për herë të parë tani që nis shkova, nuk ikisha tënë më parë,kur udhëtova u interesaun cilët isha ata, pyeti edhe para se tëjsuiesha, me opika të shkurtara i thashë, pesëqind vitesh shkuan ushtria e Skëdebreut për të ndihmuar aleatt, dhe mbetën atj

pastaj na dhanë dskqet dhe i plqeu ritmet, dhe i dëgjn nëklubin ku pamë tvsh menjperë sa e dëgjoi Morenë nisi të përsërësië, e...kur u tehava shumë i intersdavova si kalove qysh kalove, ishte një rrep muzikë shumë e jirë dhe e dëgjo ehrë pas here, dhe e fuste në manjetofon, ka respekt për shqiptarët por edhe ër erspekt për mua, vallzon motive shqipare sime mire se shqiptarët, ka blerë konstum popullor të Drenicës, grash, anë shumë të shtrenjta, edhe i don njerëasit, por edhe për rseptk timin, dhe jam iluntur me të. Ka krijuar shoqëri, nuk mërzitet po mungova unë.
Në Gjermani u tregon njerësve të ve, se disa vagadondë na nxorrën emër të keq lum dhe ajo thotë nuk është Rudenburg, mami e ka patur profesuioni, u thotë se nuk sëhtë ashtu. 37 vjeçare bën në guisht. Ka edhe një ktorë dhe një vëlla.
Flamuri



Klubi në Psshtinë me emrin elite Jeronim de Radës.
Kanë komunkiar, u kabn br shumë mirë seminari për gjuhën dhekulterën shqiptare n Prishtinë, që nga 1972, për vit, pothuaj gjysma nga abrisa ësht ngjarje në osovë

Seminari i Prishtinës
kryesoraj për kulturën knmbëare vinin nga e gjithë bota për të ërvetësiat gjunën dhe kulturën shquiotare, muzet, etnigrafi, organiozihej nga unirestitet i Kosovës, albanolhët më të mëgjenj, anë aluatr nga seminari, deri 1981 kishte edhe nga shiqëria, pastaj u ndërprenë, pas 90 u ajt nja dy her a tri në Tiranë , tabni edhe irinis bnë Kosovs, tani është i bashkëpunim edhe me Institutin Albanlogjik t Tianëp, Altimari mandal, aristidh Jkokla, Atnoni, Elio Mirako, të gjithë anë ardhur, Vorea Ujko shumë i njohurr, shkrimtarët e tone Podrjja Shkreli Azem kanë qn të lidhur shumë me shkrimtarët e Arbërisaë, festivale muzikore nuk kishte në Kosovp,

Isht efstë kur vonte Antoni bellushi, në kosovës se ishet nj prif viobnte me rasën e evshjen e pristit, anjëhere nuk e mabj ned si civil, ortodoks që fliste për shqipruinë, gjuhën, artoskse shqiopëëisbte imitimi modeli sttodoksisë shqiptare, tepër pcitixi në mes kosovarëve, të utonte Fonil De radën, pasionin, që i vpgël në nttitutin Albanologjik kam shkuar. Pasqyeohej në media, De rada nderiohet edhe tek ne shume, emra shkollës edhe emra njerëzish, aktivitete, bust nuk e mabj mendm, shkoplla serembe, shkolla e mesme ishte e detyruar letërsia e arbëreshe, tridhjetë përqind e kletërsuisë kenga e pasrame e ballës, kment eltrar dhe nuk merrnim notë kaluese po të mos bëhej komwent, Skiroi, Flamur Aerbërit, ka ndikya shumë mdeli shqitar, edhe pa kombinm minsitrish imitohej bëphej model, ndoqej si ai ne Shqipëri.
sië nuk njihej mirë mësoghej kristoforishi,

Vlerësimi muzikor, deri në një opera
“dasma arbëreshe” opera e Rauf Dhomit kompozitor i fanshm luajtur në prshtinë ne mes të vitit 1980, moj e bukura Mre, nuk ka patur rast në kengë, dasma aktivitetet, himn si himn kondorhej, ato që kendoheshin n Shqipëri edhe atje tek ne, ka qenëe ërpunuar nga rauf Dhomi shatt apo tetë kengës, poppuri që e kendonin aty. Kjo popuri, endheshin në kocerte, kendoheshin më shumë se në Shqipëri.


Skender Blakaj dhe Enver Maloku i ndjerë, një ckël në adiotelefivionit e kosovës, fillim cikël, jetuanatje njëp kohë deri sa e bënë, filimi vitei tetëdhjetë, para 81


Beqiri i mahnitur, i shokuar, efekti me të i Arbërisë, këtu duhet parë.Ishte njokëhosisht një eksperiment, provë, sikur ky udhëtim të ishte vetëm dhe tamam për këtë punë. Kur sheh beqirin sheh një pejsë të ksoovës, me qindra falenderime ka patur, tetër khën falemdernme me prrulje për ardhjen në Ksovë, ma ke dhenë atë mundësi, me aq patos e tregon at ngjarjer, gjithp kohën ishte i emovcionar, si ka mndëti të jetë s në Shqiopërip, si në Kosovë,mikrptjua si në Kosovëedhe në kisha problem erëpn e temjanit u befasua nga ritet ikonat shqiëptare, me pikturatl ka qënë një goitje një shok ër të, ka qënë një rez i tërë i abshkëmoshtatçëve të tij i etur për ta parë Arbërinë, sepse gjthëp kohën kur shkonim tha pretendonte se dinet diëka për abrërinë, por kur pa e kuptoi se nuk dinet asgjë, duhet të shoshëpsh me sy,


Bardhoke i them Gjermanes.
Kendote nme zë në lokal. Lulel lule mace mave vajta shëptita gjithëa rbërinë, fund e krye.

gazetari i arbëreshëve që u vra në Prishtinë më 11 janar 1999, zëri i Kosovës së lirë
Rugova ka qenë njohës i mirë, i lidhur, në institutin albanologjik, ata që dy shkuan në Arbëri, kineast dhe gazetar ata të du kanë qëeë më tafërt të Rugëvës, Enver Maloku drejtio i qendrës nformative t Ksovës, QIK, Skenderr Blakaj me dhjetra arti8kuj për arbëreshët.


Enver Maloku lindi në fshatin Bradash të komunës së Podujevës më 1954. U vra në Prishtinë më 11 janar 1999gesën mujore si kundërshpërblim të përcjelljes së Radiotelevizionit të Prishtinës që në atë kohë ishte bërë dritare e dijes dhe kulturës, jepeshin emisione për jetën e arbëreshëve në Itali, nga dëgjohej edhe kitara e arbëreshëve që mbante gjallë kulturën shqiptare, të cilat i përgatiste aq bukur gazetari i mirënjohur Enver Maloku, i cili më vonë u ekzekutua para banesës, duke iu shtuar numrit të vrasjeve misterioze-të pa zbuluara, në Kosovë







2






1





Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com