Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Pasqyrimi mediatik i librit “Ndarje me të shkuarën”


Për librin dhanë kronika televizioni OraNews dhe A1. Këto dy televizione i dhanë mundësi autorit të japë edhe nga një intervistë të posaçme. Njoftim për “Ndarje me të shkuarën” transmentoi edhe TopChannel në rubrikën e librave ditën e diel, 26 prill 2009. Po ashtu i pari qe e paraqiti para opinionit ishte Radio Tirana, gazetari dhe poeti Demir Gjergji. Në këtë radio e riparaqiti më pas në një emision të saj edhe gazetarja Neritana Kraja.
Siç më parë në këtë website kemi bërë të ditur për “Ndarje me të shkuarën” botoi një shkrim të veçantë të redaktorit të tij, gazetarit Zylyftar Hoxha, e përditshmja e shumëlexuar “Shqip”. Për fat të keq pa marë lejen e autorit gazeta e njohur “Shekulli” botoi dy ditë rresht, nga dy faqe speciale, me fragmente të shkëputura e të paqarta nga libri.
Materialin informativ dhe shpjegues që autori i shpërndau mediave e botuan të plotë në faqe speciale “Tirana Observer” (në brendësi dhe në online në faqen e parë), “Republika” (në brendësi) dhe “Ekonomia” (në faqe të parë dhe në brendësi).
Po ashtu gazeta “Ballkan”, duke e prezantuar që në faqen e parë, botoi një intervistë me autorin.
Gazeta “Libertas” publikoi po ashtu një shkrim të gazetarit të specializuar për tema të afërta me ato që trajton libri, Artan Bizhga.
Ndërkohë për “Ndarje me të shkuarën” publikuan lajme edhe mediat e mëposhtme:

“Standart”

23 prill

Polovina, si “dashnor” spanjoll dhuron një libër

Slogani katalanas “Një libër një trëndafil”, shënuar si simbolikë në Ditën Ndërkombëtare të Librit duket se do të ndiqet edhe në Tiranë nga një autor.

Ylli Polovina, më 23 prill, ka gjetur mjediset e “Lulishtja 1 maji”, pranë Urës së Tabakëve në Tiranë, për të kryer identik “ritualin” spanjoll - ai do të dhurojë librat e tij. Prej orës 11:00, në këtë takimin e shkurtër për gazetarët e pranishëm do të dhurojë nga një kopje të librit të fundit “Ndarje me të shkuarën”. Po ashtu secili, nëse ka dëshirë, mund të zgjedhë një, dy apo të tre librat e tjerë, të cilat gjithashtu i dhuron. Këto janë botimet; “Natalja”, historia e divergjencave politike mes Tiranës dhe Moskës në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të shkuar, ngjarje që shkaktoi ndarje të përdhunshme mes dashurive të sinqerta mes studentëve shqiptarë dhe vajzave ruse. “Skafistët në top sekret”, është botimi tjetër ku e gjithë historia konkrete e raporteve mes Tiranës dhe Romës, e tensionuar shpesh për shkak të trafikut ilegal nëpërmjet gomoneve të klandestinëve. Dukuria nis që me arratisjen e parë që tendosi këto raporte, atë të familjes Popa, e cila u strehua në Ambasadën Italiane në Tiranë. Libri përfundon me përpjekjet që kanë bërë të dy shtetet për ta minimizuar këtë trafik dhe më në fund për ta zhdukur përfundimisht, çka është një sukses i madh që nuk duhet harruar. Botimi tjetër “Një kolonel mes Tiranës dhe Prishtinës”, libër ku tregohen për herë të pare shumë të pathëna nga lufta e UÇK dhe e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Televizioni A1

16.24, 23 prill

“Ndarja me të shkuarën”

Arrestimi dhe burgosja nga nje prokurore e drejtorise se antimafias se nje qyteti te madh italian, te nje zevendesministri shqiptar te Puneve te Brendshme te periudhes se regjimit komunist i cili mbulonte ne rastet e mungese se ministrit edhe zbulimin, e ka bere shkrimtarin Ylli Polovina te shkruaj librin e tij te fundit “Ndarje me te shkuaren”.Diplomati dhe shkrimtari Polovia eshte shprehur se historia e ketij romani eshte nje ngjarje e vertete e sjelle bukur ne formen e nje vepre artistike. Ndarje me te shkuaren” eshte libri I katert nen emrin e autorit Ylli Polovina,pas librave “Natalia”,”Skafistet ne top sekret” dhe “Nje Kolonel mes Tiranes dhe Prishtines”


Agjensia Telegrafike Shqiptare


“Ndarja me të shkuarën”, një roman që i shërben të ardhmes

-Publicisti Ylli Polovina promovon librin e tij më të fundit-

TIRANË, 23 Prill /ATSH, Ita Semi/- Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, publicisti Ylli Polovina ka promovuar në një takim me një grup gazetarësh nga mediat shqiptare dhe të huaja librin e tij më të fundit, “Ndarje me të shkuarën”.
Në qendër të romanit, ku e vërteta ngërdhehet me fakte të njohura dhe të panjohura historike, është arrestimi dhe burgosja e një ish-ministri shqiptar të Punëve të Brendshme në periudhën komuniste, që mbulonte dhe zbulimin e shtetit, nga një prokurore e Drejtorisë së Antimafies së një qyteti të madh italian dhe mbajtja e tij në burgjet italiane në vitet 2002-2005.
Personazhi kryesor i librit “Ndarje me të shkuarën” kishte shërbyer si ish-ministër në periudhën 1982-1989, ç’ka e bënte dhe dëshmitar të shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës në Shqipëri. Por, në të njëjtën kohë ai u gjend i pranishëm në të fshehtat e marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës, ndërsa mbulonte dhe veprimtarinë sekrete të një baze ekonomike, që merrej me tranzitimin e fshehtë të duhanit nga porti i Durrësit për t’u shitur kontrabandë.
Edhe pse shumica e ngjarjeve të librit zhvillohen në Itali, jeta shqiptare zë vend të dukshëm në këtë botim, duke përfshirë pamje të dhunshme të diktaturës, rezistencës së madhe ndaj saj jo vetëm nga të quajturit “armiq të partisë”, por edhe nga atdhetarë, që kishin pikëpamje të djathta dhe antikomuniste.
Prej këtej rrjedh kryemesazhi i librit “Ndarja me të shkuarën”: Prej saj, sidomos nga diktatura, ende trashëgojmë të pavërteta të mëdha.
“Një ndarje e vendosur prej saj, do të thotë të kemi forcën shpirtërore të rikthejmë plotësisht mes nesh dhe pa u vonuar të gjitha vlerat e mohuara, apo të shtrembëruara të historisë sonë. Libri përshkruan një ndarje me të shkuarën që i shërben të ardhmes së shoqërisë sonë të lindur nga Lëvizja e Dhjetorit”, tha shkrimtari dhe publiçisit Ylli Polovina gjatë promovimit të librit të tij të fundit.
Shkrimtari, diplomati dhe publiçisti Ylli Polovina, aktualisht punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashmte ka botuar në vitet e tranzicionit një seri librash, ku pasqyrohen ngjarjet e mëdha të kohës që afrojnë dëshmi të jetës reale. Një pjesë e tyre, janë përkthyer edhe në Itali.
/n.m/

Shkrimtari Ylli Polovina prezanton librin e tij “Ndarje me të shkuarën”

Tiranë, 23 prill NOA – Shkrimtari i njohur Ylli Polovina promovoi sot në Tiranë, në një takim me gazetarë, librin e tij të fundit “Ndarje me të shkuarën”.
Ndër botimet e tjera të autorit janë “Natalja”, historia e divergjencave politike mes Tiranës dhe Moskës në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të shkuar, ngjarje që shkaktoi ndarje të përdhunshme mes dashurive të sinqerta mes studentëve shqiptarë dhe vajzave ruse.
Po ashtu veçohet edhe “Skafistët në top sekret”, ku trajtohet e gjithë historia konkrete e raporteve mes Tiranës dhe Romës, e tensionuar shpesh për shkak të trafikut ilegal nëpërmjet gomoneve të klandestinëve.
Dukuria nis që me arratisjen e parë që tendosi këto raporte, atë të familjes Popa, e cila u strehua në Ambasadën Italiane në Tiranë. Libri përfundon me përpjekjet që kanë bërë të dy shtetet për ta minimizuar këtë trafik dhe më në fund për ta zhdukur përfundimisht, çka është një sukses i madh që nuk duhet harruar.
Gjithashtu, një tjetër botim është “Një kolonel mes Tiranës dhe Prishtinës”, libër ku tregohen për herë të parë shumë të pathëna nga lufta e UÇK dhe e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
“Ndarje me të shkuarën”
Në qendër të librit është arrestimi dhe burgosja nga një prokurore e Drejtorisë së Antimafies së një qyteti të madh italian të një ish-zëvendësministri shqiptar të Punëve të Brendshme të periudhës së regjimit komunist, i cili mbulonte në rastet e mungesës së ministrit, edhe zbulimin.
Me këtë term atë kohë kuptohej rrjeti i personave të shërbimit të fshehtë që të kamufluar si diplomatë punonin në strukturat e ambasadave shqiptare jashtë vendit.
Personazhi kryesor i librit “Ndarje me të shkuarën” në këtë post ka qenë prej vitit 1982 deri në 1989, duke u bërë kështu dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës. Në të njëjtën kohë ai u gjend i pranishëm edhe në të fshehtat e marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës.
Ky funksionar i kohës përjetoi periudhën kur Enver Hoxha ishte në një gjendje shëndetësore të përkeqësuar dhe tashmë pas pothuaj një dekade të tërë eliminimesh fizike në krye të partisë së vetme në pushtet, në të quajturën Byro Politike, përfundoi beteja mes të gjithë pretendentëve për ta zëvendësuar.
Në prill 1985 diktatori ndërroi jetë dhe pasuesi i tij, tashmë pa asnjë konkurrent apo rival, mbeti Ramiz Alia. Më pas ky do të jetë edhe presidenti i tranzicionit të Shqipërisë nga vetizolimi komunist në një shoqëri e shtet të hapur ndaj pluralizmit të politikës dhe të tregut.
Ndërkohë zëvendësministri shqiptar i Punëve të Brendshme i viteve 1982-1989, në vazhdim të detyrave funksionale të pararendësve të tij, do të mbulonte edhe veprimtarinë sekrete të një baze ekonomike, e cila merrej me tranzitimin e fshehtë të duhanit nga porti i Durrësit drejt brigjeve italiane, për t’u shitur këtu kontrabandë.
Libri “Ndarje me të shkuarën” nis me arrestimin e tij të papritur në aeroportin e Bolonjës në dhjetor 2003, i ardhur aty me vizë të rregullt për një aktivitet ekonomik treditor binjakëzimi me një dhomë tregtie vendase.
Siç më pas pak nga pak bëhet e qartë në pamundësi ta prangosnin në vendin e tij “loja” e nxjerrjes nga kufiri për ta futur në territorin italian u krye nëpërmjet një operacioni të kombinuar prej një sektori të caktuar të prokurorisë dhe policisë italiane me një apo dy individëve të pranishëm në një sektor të administratës shqiptare.
Libri mbyllet në fund të janarit të vitit 2005, kur pas afro katërmbëdhjetë muajsh, ndërsa u mbyll në katër burgje italiane, prej një gjykate vendase ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme i regjimit komunist u vlerësua si i pafajshëm dhe u shpall i çliruar nga të gjitha akuzat, duke u liruar menjëherë dhe rikthyer në vendin e tij.
Edhe pse ndërthuren e shpalosen në këtë hapësirë kohore, pra nga arrestimi në zhburgimin e tij, e gjithë lënda dhe personazhet e tjerë të librit “Ndarje me të shkuarën” përfshijnë ngjarjet e dy dekadave të tëra, të ndara në mes nga viti çlirues 1990.
Ndër mesazhet më kryesorë të tij janë:
1.
Opinionit publik në Shqipëri për herë të parë i bëhet i ditur arrestimi jashtë shtetit i një ish-funksionari të lartë të para vitit 1990 dhe i të vetmit deri tani.
Duke e deshifruar ngjarjen gradualisht për lexuesin bëhet e qartë se me këtë arrestim “ekselent”, rreth të cilit në Tiranë u mbajt heshtje e plotë, kemi të bëjmë me një veprim arbitrar të mbështetur mbi akuza të montuara, të devijuara dhe në një rast edhe të falsifikuara rëndë, për të goditur e diskriminuar jo thjesht personin e prangosur, jo ish-funksionarin e të kaluarës komuniste, por vetë kryeministrin shqiptar të fillimit të viteve dymijë. Kështu me pjesëmarrjen e vetëdijshme, në disa raste edhe të pandërgjegjshme, të disa individëve në një media të rëndësishme të vendit fqinj si edhe të të tjerëve në një prokurori rajonale të antimafies, në Itali u vu në jetë një intrigë e organizuar prej një grupi të caktuar rival në Tiranë.
Kemi të bëjmë edhe njëherë tjetër, ashtu siç edhe gjatë përleshjes së gjatë brenda Byrosë Politike të diktaturës, të një rasti tjetër të ashpër, tashmë në dekadën e dytë të pluralizmit shqiptar, të luftës brenda llojit politik.
Ky rast në librin “Ndarje me të shkuarën” është i identifikuar dhe ka të bëjë me artikullin e botuar në gusht 2002 në revistën italiane “Espresso” me titullin “Padrinua i Shqipërisë” dhe i ribotuar më pas në disa media shqiptare.
Që prej këtij çasti për herë të parë zbulohet për lexuesit intriga dhe e fshehta e vërtetë që rri pas atij publikimi.
Siç tashmë dihet kryeministri shqiptar i kohës e paditi revistën italiane për shpifje dhe e fitoi dëmshpërblimin.
Me dy të akuzuar që fituan pafajësinë nga vetë gjykata italiane mbyllet edhe mesazhi i parë i librit, duke theksuar se nuk mund të merret nëpër këmbë me mendësi koloniale imazhi i një vendi ende në rritje dhe akoma i pafuqishëm të vetëmbrohet nga arroganca e disa individëve të huaj, në thelb lakmitarë ta ngrenë karrierën e tyre personale me fate popujsh e individësh të tjerë.
2.
Duke patur si temë themelore denoncimin e kësaj intrige, në libër përfitohet të hidhet dritë mbi pjesën tjetër të jetës së ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të dekadës së fundit të viteve tetëdhjetë.
I akuzuar se rreth viteve dymijë ka bërë kontrabandë duhani kundër Italisë, kur kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë, zbulohet edhe pjesa tjetër e njërës prej ngjarjeve më të diskutuara: ajo e tranzitimit të duhanit gjatë regjimit komunist, trafikim që kishte nisur që në fillim të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të shkuar.
Në librin “Ndarje me të shkuarën” për herë të parë bëhet një përpjekje të tregohet si realisht ka funksionuar kjo bazë sekrete, zbulohen personat e huaj kyç të multinacionaleve amerikane.
Lexuesi me këtë rast informohet edhe për një të vërtetë: përdorimin nga zbulimi shqiptar i këtij aktiviteti edhe për qëllime të grumbullimit të informacionit të fshehtë.
Kështu pak nga pak ngjarjet shkojnë drejt nxjerrjes nga sekreti i lidhjeve dhe kontakteve të hamendësuara e të tërthorta të zbulimit komunist shqiptar me shërbime inteligjente amerikane.
Në libër dukshëm të qartësuara janë edhe ato të raporteve me një shërbim të caktuar të fshehtë italian, të interesuar për zhvillimet e pritshme në rajon, duke u hedhur dritë edhe mbi shumë ngjarje deri tani të mbuluar me misterin e kohës dhe të heshtjes.
3.
Siç bëmë të ditur më parë duke qenë se ish-zëvendësministri në mungesë të ministrit mbulonte edhe informatorët e kamufluar si diplomatë në librin “Ndarje me të shkuarën” dhe nëntitull “Një jetë para dhe pas vitit 1990” zbulohet edhe një pamje e re periudhës së fundit të regjimit komunist: prania në të e një lufte mes properëndimorëve dhe prolindorëve, betejë që e ka shoqëruar shtetin shqiptar gjatë gjithë historisë së formimit të identitetit të tij dhe sidomos në etapën kyçe të krijimit e shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar.
Më vonë ajo do të vijojë edhe në të gjitha fazat e konsolidimit të tij, republikane, monarkike, komuniste apo edhe pluraliste. Tashmë dihet që vendi ynë dhe të gjithë shqiptarët masivisht janë bashkuar me Perëndimin.
4.
Duke qenë se pa e lexuar librin kanë ndodhur keqkuptimet e para, siç edhe në hyrje të tij është shënuar se në të e vërteta historike dhe krijimtaria artistike ndihmojnë njëra-tjetrën, informojmë median se personazhi kryesor në bashkëveprim me të edhe të tjerë, nuk është plotësisht një person real, por një histori e marrë nga realiteti dhe e përpunuar sipas të gjitha rregullave të një vepre artistike.
Pra ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të viteve 1982-1989 është një tip i përgjithësuar dhe identifikimi i tij me çdo emër konkret është gjymtim i panevojshëm i mesazhit social që ka libri “Ndarje me të shkuarën”.
Prej këtej vetëkuptohet se ai pothuaj nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me pohimin apo mohimin e shumë ngjarjeve dhe sekreteve të kohës.
Në pjesën më të madhe ato janë marrë prej autorit nga kontakte dhe persona të tjerë, prej dokumenteve të kohës dhe nga çdo burim tjetër i vlerësuar si i sigurt.
Duke qenë një histori e romanizuar gjithçka që është mishëruar tek një personazh i përket një grupi të caktuar social e politik.
5.
Edhe pse shumica e ngjarjeve të librit ndodhin në Itali jeta shqiptare zë vend të dukshëm, duke përfshirë këtu edhe pamje të dhunshme të diktaturës si edhe të rezistencës së madhe ndaj saj jo vetëm nga të quajturit “armiq të partisë“, por edhe nga atdhetarë që kishin pikëpamje të djathta dhe antikomuniste.
Prej këtej rrjedh edhe kryemesazhi i këtij libri: Ndarja me të shkuarën.
Prej saj, sidomos nga diktatura, ende trashëgojmë të pavërteta të mëdha.
Një ndarje e vendosur prej saj do të thotë të kemi forcën shpirtërore të rikthejmë plotësisht mes nesh dhe pa u vonuar të gjitha vlerat e mohuara apo të shtrembëruara të historisë sonë.
Libri përshkruan një ndarje me të shkuarën që i shërben të ardhmes së shoqërisë sonë të lindur nga Lëvizja e Dhjetorit.

Gazeta “Shqip”

24 prill

Ylli Polovina, promovim dhe dhuratë librash

“Ndarje me të shkuarën“ është botimi më i fundit
Ka zgjedhur ditën kushtuar librit për të promovuar botimin e fundit. “Ndarje me të shkuarën” është libri më i fundit i Ylli Polovinës. Në një prezantim mes miqsh, Polovina i është bashkuar ritit të kësaj dite, duke shprehur se do të kontribuojë në nismën e Bashkisë së Tiranës për t‘u dhuruar libra bibliotekave. Personazhi i Polovinës është real. Një ish-zëvendësministër shqiptar i Punëve të Brendshme të periudhës së regjimit komunist. Një funksionar i viteve 1982-1989, ai është bërë dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës. Gjatë promovimit, Polovina u shpreh se qëllimi i tij nuk ishte të sillte një dosier të personazheve dhe ngjarjeve të kohës. Sipas tij, libri është një histori e letrarizuar. “Duke qenë një histori e romanizuar, gjithçka që është mishëruar te një personazh i përket një grupi të caktuar social e politik. Vetëkuptohet se personazhi nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me pohimin apo mohimin e shumë ngjarjeve dhe sekreteve të kohës” saktëson autori.

“Koha Jonë“

Ylli Polovina promovon “Ndarje me të shkuarën” në ditën botërore të librit

E Premte, 24 Prill

Me rastin e dites boterore te librit, shkrimtari dhe analisti Ylli Polovina, organizoi nje takim me miq e gazetare, ku promovoi librin e tij me te fundit “Ndarje me te shkuaren”. Libri nis me arrestimin e papritur te zv. Ministrit shqiptar te Puneve te Brendshme ne vitet 1982-1989, ne aeroportin e Bolonjes ne dhjetor 2003, ndersa ai udhetonte me vize te rregullt per nje aktivitet ekonomik treditor binjakezimi me nje dhome tregtie vendase. Mes rreshtave zbulohet pak nga pak se ne pamundesi per ta prangosur ne vendin e tij “loja” e nxjerrjes nga kufiri per ta futur ne territorin italian, u krye nepermjet nje operacioni te kombinuar prej nje sektori te caktuar te prokurorise dhe policise italiane, me nje apo dy individeve te pranishem ne nje sektor te administrates shqiptare. Megjithate, personazhi qe akuzohet per kontrabande cigaresh e qe gjendet mes te fshehtave te Tiranes dhe Romes, ne fund te librit shpallet i pafajshem dhe rikthehet ne vendin e tij. Ky funksionar i kohes perjetoi periudhen kur Enver Hoxha ishte ne nje gjendje shendetesore te perkeqesuar dhe tashme pas pothuaj nje dekade te tere eliminimesh fizike ne krye te partise se vetme ne pushtet, ne te quajturen Byro Politike, perfundoi beteja mes te gjithe pretendenteve per ta zevendesuar. Gjate gjithe librit do te kuptohet se ne Itali u vu ne jete nje intrige e organizuar prej nje grupi te caktuar rival ne Tirane, per arrestimin e zv. ministrit. Ne takimin e djeshem, autori shprehu mes te tjerash keqardhjen qe ne shtyp, ishin marre dhe cituar pa lejen e tij disa fragmente te shkeputura te ketij teksti, te cilave u ishte bashkengjitur nje koment i gabuar. Polovina rrefeu se para se gjithash librat e tij jane krijime, pavaresisht se pas tyre mund te qendrojne personazhe dhe momente reale te politikes dhe jetes shqiptare. Nder librat me te njohur ta autorit jane: “Natalja”, historia e divergjencave politike mes Tiranes dhe Moskes ne vitet gjashtedhjete te shekullit te shkuar, ngjarje qe shkaktoi ndarje te perdhunshme mes dashurive te sinqerta mes studenteve shqiptare dhe vajzave ruse. Po keshtu, “Skafistet ne top sekret”, e gjithe historia konkrete e raporteve mes Tiranes dhe Romes, e tensionuar shpesh per shkak te trafikut ilegal nepermjet gomoneve te klandestineve. “Nje kolonel mes Tiranes dhe Prishtines”, liber ku tregohen per here te pare shume te pathena nga lufta e UCK dhe e NATO-s per clirimin e Kosoves. 23 prilli eshte kthyer ne nje dite simbol per letersine boterore, sepse ne kete date te vitit 1616, u ndane nga jeta shkrimtaret e njohur, Servantesi, Shekspiri dhe Inca Garcilaso de la Vega. Gjithashtu, permes nje koincidence interesante, po kete dite erdhen ne jete autoret Maurice Druon, Vladimir Nabokov, etj. Kjo eshte se perse UNESCO ka vendosur t’ia kushtoje kete dite librit, edhe pse vende te ndryshme e kane festuar diten e librit ne muaj dhe dite te ndryshme.

“Panorama”,

27 prill

Polovina tregon të fshehtat e një arrestimi

Nuk e ka nëntitulluar më kot: “Një jetë para dhe pas vitit 1990”. Ngjarjet marrin udhë në fundvitin 2003, për t’u futur thellë në kohë, në vitet e regjimit komunist. “Ndarje me të shkuarën” titullohet libri i fundit i Ylli Polovinës, i cili këtë herë ka marrë përsipër të “zbardhë” njëkohësisht dy nyje tepër të rëndësishme në historinë e para dhe pas ’90-ës. E para është ajo e botimit në shtypin italian të shkrimit “Padrinoja shqiptar” dhe të gjitha arsyet që çuan në të. Ndërsa tjetra, që zbulohet pikërisht nga nyja e parë është çështja e kontrabandës së cigareve, që Shqipëria ka zhvilluar gjatë viteve të diktaturës. Përmes historisë së një ish/zv.ministri të kohës së diktaturës (Hysen Shahu), i cili arrestohet nga drejtësia italiane, pasi emri i tij lakohej si bashkëpunëtor me klanet mafioze italiane, tregohet i gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie legalo-ilegale. Në qendër të librit, i cili është një ndërthurje mes fiksonit dhe historisë, është arrestimi dhe burgosja nga një prokurore e Drejtorisë së Antimafies së Napolit të ish-zëvendësministrit shqiptar të Punëve të Brendshme të periudhës së regjimit komunist, i cili mbulonte në rastet e mungesës së ministrit, edhe zbulimin, në vitet ’82-‘89. Ai është dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës dhe i pranishëm edhe në të fshehtat e marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës. Libri “Ndarje me të shkuarën” nis me arrestimin e tij në aeroportin e Bolonjës dhe mbyllet në fund të janarit të vitit 2005, me pafajësinë e tij, pas katërmbëdhjetë muajsh burgimi në qelitë e katër burgjeve italiane. Autori preferon të mos tregojë në mënyrë lineare, por të gërshetojë kohët. Ndërsa tregon për të tashmen, i kthehet së kaluarës, duke treguar për kohët, kur zv/ministri kryente detyrën e tij dhe ishte pranë njerëzve më të pushtetshëm të kohës, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, etj., për të ardhur në rënien e sistemit, dënimit me burg të ish-funksionarëve të Partisë së Punës për gjenocid.

“Shekulli”

28 prill

S’kam dhënë intervistë, emri im pjesë e romanit

Reagimi i ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme

Ish-zëvendësministri i Brendshëm në vitet 1982-1989, Hysen Shahu, ka reaguar dje pas disa shkrimeve në gazetë, në lidhje me periudhën kur ai ishte në detyrë, por edhe në lidhje me një letër të hapur të ish-shefit të sigurisë së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci. “Unë nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe as dëshmi për ndonjë gazetar”,-thotë Shahu, duke iu referuar pjesëve të një libri, ku janë marrë pjesë që flasin për disa aspekte të jetës së tij.

Pjesët e botuara dy javë më parë janë marrë nga libri “Ndarje me të shkuarën”, të autorit Ylli Polovina, prej disa ditësh në duart e lexuesit.
Në qendër të librit është arrestimi dhe burgosja nga një prokurore e Drejtorisë së Antimafies së një qyteti të madh italian të një ish-zëvendësministri shqiptar të Punëve të Brendshme të periudhës së regjimit komunist, i cili mbulonte në rastet e mungesës së ministrit, edhe zbulimin.
Me këtë term atë kohë kuptohej rrjeti i personave të shërbimit të fshehtë që, të kamufluar si diplomatë, punonin në strukturat e ambasadave shqiptare jashtë vendit.

Personazhi kryesor i librit, “Ndarje me të shkuarën” në këtë post ka qenë prej vitit 1982 deri në 1989, duke u bërë kështu dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës. Në të njëjtën kohë ai u gjend i pranishëm edhe në të fshehtat e marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës.
Ky funksionar i kohës përjetoi periudhën kur Enver Hoxha ishte në një gjendje shëndetësore të përkeqësuar dhe tashmë, pas pothuaj një dekade të tërë eliminimesh fizike në krye të partisë së vetme në pushtet, në të quajturën Byro Politike, përfundoi beteja mes të gjithë pretendentëve për ta zëvendësuar.
Në prill 1985 diktatori ndërroi jetë dhe pasuesi i tij, tashmë pa asnjë konkurrent apo rival, mbeti Ramiz Alia. Më pas ky do të jetë edhe Presidenti i tranzicionit të Shqipërisë nga vetizolimi komunist në një shoqëri e shtet të hapur ndaj pluralizmit të politikës dhe të tregut.

Gazeta mori pikërisht disa pjesë të këtij libri për t’i botuar në dy numra dhe njëra prej pjesëve kishte të bënte me rolin që kishte Shqipëria në vitet e komunizmit për tranzitimin e cigareve dhe spekulimet për shëndetin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, në fillim të viteve ‘80-të.
Kjo pjesë solli edhe reagimin e Sulo Gradecit, i cili me një letër të botuar në fund të javës së shkuar, mohoi se shëndeti i Hoxhës mbahej me anë të kombinimit të ilaçeve dhe se nuk ishte i aftë për të drejtuar shtetin dhe partinë.


Gazeta “Ndryshe” botoi në dy numrat rresht të datave 5 dhe 6 maj 2009 shkrimin analizë të Dilaver Goxhait “Një subjekt makbethian në letërsinë shqipe”.

“Tirana Observer” e ribotoi të shkurtuar në dy faqe këtë shkrim në datën 6 maj.

Revista “Shqip” njoftoi botimin e këtij libri në edicionin e saj të muajit maj 2009.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com