Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Kam kuptuar


Letër babit

Kam kuptuar kohët e fundit, që një nga gjërat që më jep më shumë kënaqësi është vazhdimi i krijimit të veshjeve.
I jati i Patricios më dhuroi në qershor një makinë shkrimi “Olivetti” të 1972, “Lettera 35”, e famshme si makina e Enzo Biagi-t, e zezë dhe bezhë. Po përpiqem të përdor vetëm atë, edhe përse ngadalësia e saj dhe përjetshmëria e gabimeve mbi fletë vë shpesh në provë durimin tim.
Kuzhina ka mbi tavolinë makinën e shkrimit dhe makinën qepëse, gjithmonë, dhe kjo më bën të mendoj se kohët e fundit kam vazhduar të shkruaj direkt me këtë të fundit, nëpër motivet e çantave e veshjeve.
Çanta e fundit është një omazh ndaj zambakut të gjyshit, sepse ka pikërisht atë formë e në sfondin e një ngjyre të hapur ka motive ballkanike si tapetet tanë, të krijuar me shirita mëndafshi të zi, si shiritat me të cilet mami na lidhte flokët, e që mua më kujtojnë vizatimet e pafundme të Albës mbi fletë.
Dje, dyqani që i shet krijoi një kend vetëm me çantat e mija, që tani quhen “Besi” , dhe Mikela, në vend që t’i shesi, u tregon njerëzve një histori, si maestro e historive që është, e fillon nga Ballkani, nga një vend i vogël, nga një makinë shkrimi.
E kështu unë duhet të qep gjithmone e më shumë çanta. Dje më erdhi një propozim i rëndësishëm që nuk pranova, por që më dha mundësinë të kuptoj disa gjëra.Vendosa emrin: do të jetë “Lettera 35”.

Besi

Romë, më 30 korrik 2008

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com