Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

KONFERENCA E PEZĖS DHE ĒANTA E FRYRĖ E ENVER HOXHĖS
1998, NJĖ SHTATOR SHQIPTAR ME TURBOREVOLUCION
PROJEKT-MONUMENTI I SKĖNDERBEUT DHE SKULPTORĖT “KĖSHTJELLA”, “PUNA”, “GURI”, “SILVA”, “NJĖ NGA SHOKĖT”
ME VARRE TĖ SHKULUR DHE ESHTRAT E TĖ ATIT NĖ NJĖ ARKĖ QĖ E MBAN ME VETE
SHPALLEN KULAKĖ, SHTĖPITĖ U SEKUESTROHEN DHE BĖHEN SPITAL PĖR LEBROZĖT
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Alba u diplomua në Institutin e Arkitekturës “Quasar”

Dy javë më parë Alba përfundoi me rezultat “Shkëlqyeshëm” Institutin e Arkitekturës “Quasar”. Është shkollë private dhe nga më të mirët në Romë për profilin e vet. Alba zgjodhi specializimin në arkitekturën e brendshme, pasioni i saj i përhershëm.
E dinim përafërsisht ditën kur do të jepte provimin e fundit, atë të diplomimit, por nuk e ngutëm të na informonte. Na mori vetë në telefon. Sapo e kishte dhënë. Ishte shumë e emocionuar. Foli në fillim me Bardhën dhe pastaj me mua. Një çast e mbyti edhe ngashërimi. Kështu i ndodh Albës sa herë që kalon emocione të forta.
Ishte rezultati më i madh i saj në jetë.
Ardi nga gëzimi i kishte bërë dhuratë një paketë interneti me pagesë 20 euro në muaj (100 orë shërbim online). Kështu nisëm të shkëmbejmë edhe mesazhe e-mail.
Disa ditë më pas Alba na lajmëroi se kishte blerë me ofertë të mirë një makinë të përdorur Fiat Punto, me ngjyrë jeshile. U bënë me dy makina dhe Emit këtu tek ne i shkëlqyen sytë.
Doemos është një makinë që i duhet, sepse shpesh Ardi i lodhur nga puna duhej të nisej ta merrte në anën tjetër të Romës, kur në mbrëmje Alba lë turnin e saj në “Upim”.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com