Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

ĒFARĖ FSHIHET PAS MUNGESĖS SĖ FOTOS PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912?
AMERIKĖ, PSE TĖ DUAN KAQ SHUMĖ SHQIPTARĖT
FLAMURI QĖ U NGRIT NĖ VLORĖ DHE KASTRIOTI I PESTĖ, ALEANDRO
22 NĖNTOR 1944, QYTETI I TIVARIT: ARRATISJA E BALLIT KOMBĖTAR NĖPĖR NJĖ DET TĖ MINUAR
PASARDHĖSIT NĖ ITALI TĖ SKĖNDERBEUT NĖ KRYE TĖ MBROJTJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ PORSASHPALLUR
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Unë e Bardha, 30 vjet martuar

Korespondencë online me vajzat

Alba, Beso,
Shpirtra të babit,

Sot me mamin mbushëm tridhjetë vjet martuar. Në të vërtetë e dija për nesër, 17 korrik, por sot në mëngjez Bardha jo si zakonisht u çua shpejt dhe në studio, pranë çantës së punës, gjeta një karafil të kuq. Nga ata me shumë erë, tanët, të ballkonit. Më tha se e kishte vënë ajo dhe mua më erdhi keq, thashë “Vendose në një gotë ujë që të jetojë pak më gjatë!” M’u përgjegj se sidoqoftë do të fishket. Kur vuri re se nuk po thosha gjë tjetër gati sa nuk më thirri “Sot kemi tridhjetë vjet martuar!”
“Po unë e di nesër”, i thashë, “Sot më tha, 16 korrik. Nuk e mban mend që në vitin 1978 kjo datë ishte e diel?”
Kështu qeshëm dhe puthëm njëri-tjetrin (në faqe), ndërsa në divan po na shihte Emi. Nuk e dija që ishte zgjuar dhe po rrinte në kuzhinë.

Sot pasdite do të jem në ceremoninë e diplomimit të Arit si ekonomist. Patjetër do të jem bashkë me Çimin dhe Stolinë, të cilët do t’i gëzohen djalit të tyre të zgjuar.

Ju përqafojmë

oooo

Urime,Urime,Urime!
Datë e rëndësishme e duhet festuar.Më pëlqeu shumë gjesti i mamit. Shumë romantic, aq më shumë i bërë nga ajo që nuk jep shenja romanticismi.
Te lutem, bliji ndonjë gjë ta ketë kujtim, se 30 vjet nuk janë pak!

Ju puth fort, fort!
Dëgjohemi nesër! Sot në darkë jemi në restorant me klasën për të festuar
diplomën.

Baci

Alba

oooo

Gëzuar nga të gjithë ne për këtë datë tepër të rëndësishme! Siç thotë Neruda, njerëzit që duhen banojnë njeri brenda tjetrit
Nga ana ime dua t\\\\\\\'ju falenderoj për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj, të vinim në dritë.
Të falenderoj ty babi, e të falenderoj ty mami …..

Ju puth e ju përqafoj me mall e admirim.

Besi
oooo


Albushka,

Pak para se të lexonte në shtëpi këtë mesazh, ndërsa po ja tregoja (erdha rreth orës nëntë të darkës, sepse isha në laureimin e Arit, në ceremoni) Bardha më tha se dje thjesht kishte parë një karafil që po thahej dhe e këputi të ma jepte mua. Pra nuk ishte dhuratë e menduar për 30-vjetorin. Na paskej krasitur lulet!? Tha pastaj se rastisi, u justifikua, sepse mua më vinte mirë të ishte ashtu siç ti shkruaje, romantike. Kur në kompjuter lexoi që ti thoshe se duhej ta vleresoja gjestin e saj me një dhuratë, sepse mamin nuk e njihje për romantike, ajo menjëherë u hodh e tha tërë qejf \\\\\\\"Ja, Alba më njeh shumë mirë mua!\\\\\\\"
Të gjitha këto i kam regjistruar në kamera. Kur i rishfaqa skenat thashë me vete se Bardha do të reagonte e zbuste ndonjë gjë. Jo, vetëm qeshte e pohonte.
Me një fjalë për 30 vjetorin më dha një karafil që po thahej.
Ndërkohë mbrëmë vonë u këput një nga dyert e bufesë në kuzhinë që mbulon derën e frigoriferit dhe e gjithë gropa përfundoi e mbuluar me një beze.
Sot nga Berati vjen Memi, para se të niset për Itali.
Emit i thashë çfarë kishe shkruar, iu luta mbrëmë të shkruante ndonjë gjë, por nuk pranoi. Nuk ka fjalë shumë, do të luajë. Mbrëmë bashkë me Bardhën u kthye në shtëpi tamam në nëntë pa një çerek. E kishte lënë sheshin e lodrave i fundit. Nga që duket kishte ngrënë akullore (po, po, akullore, sepse i solla një kuti të tërë) rreth buzëve e deri te mollëzat ishte i njollosur. Dhe rrinte i qetë, si zotëri i madh!

Të përqafoj ty dhe Ardin

Babi


oooo

U shkrimë me Ardin kur lexuam e-mailin tend për mamin. Derën e bufesë e rregullon
Ardi kur të vijë të marrë Emin. Sa për mamin e mora vesh që nuk është romantike. Por mua në telefon më tha se karafilin që akoma ishte i freskët deshi Zoti që ma dha para syve në mëngjezin e 16 korrikut.
Megjithatë me që mami nuk u duk kaq shumë romantike ti kursen dhuratën!
Ha,ha,ha!
Ju jeni një çift fantastik!

Alba

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com