Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Skënderbeu ka pasardhës të gjallë (Pjesa e dytë)

Botuar në “Gazeta Shqiptare”, 16-17 korrik 2008

Pjesa e dytë

Gjithçka që do të tregojmë nis në fillim pranverë të vitit 1469, kur pas vdekjes së Skënderbeut bashkshortja e tij, princesha Donikë, e shoqëruar nga djali i vetëm, Gjoni trembëdhjetë vjeçar, si edhe disa vejusha komandantësh shqiptarë të rënë në luftë, kapërxeu detin për t’u vendosur në Itali.
Ajo nuk po ikte si një emigrante që nuk do të rikthehej më në principatën e vet. Kruja u ishte dorëzuar përkohësisht, për të rritur aftësinë e saj mbrojtëse, Republikës së Venedikut dhe shpresohej shumë që falë edhe rezistencës së shqiptarëve e ndihmës së Evropës, pushtimi osman të prapsej. Donika në pragpranverë 1468 po e kapërxente detin bashkë me princin trashëgimtar për ta vijuar luftën përkohësisht prej andej dhe në rastin më të parë për t’u rikthyer.
Kastriotët, me ato çaste Gjonin trembëdhjetëvjeçar, ishin një dinasti e re në trojet shqiptare: vetëm katër brezash. Veç qenë një dinasti me etje të fortë për pushtet, me vullnet të madh për t’i mbërritur synimet e tyre, me agresivitet zgjerimi dhe me rregulla shumë të rrepta të ruajtjes të së drejtës së trashëgimisë. Për arsye që nuk qartësohen dot nëpër disa artikuj dhe që mjaft historiografë e kanë shpjeguar me aq dokumenta sa kanë kërkuar e parë, Gjergj Kastrioti u martua vonë dhe për ta trashëguar principatën e tij e sidomos statusin e kryekomandantit të Lidhjes Shqiptare të Lezhës, ishin preokupuar jo pak. Dihet që kur martesa e vonë me Donika Arianitin dha frutin e gëzuar të një djali (Gjoni lindi afërsisht në vitin 1455) ndodhi edhe tradhëtia e madhe e nipit të tij, Hamzait, atij që pas vdekjes së të ungjit, në kushte të mungesës së një fëmije mashkull, do t’i takonte kurora e Shqipërisë.
Si ndodhi që Donika dhe Gjergj Kastrioti nuk lindën më fëmijë të tjerë, provuan por nuk ja dolën dot apo u mjaftuan me lindjen e parë që për fatin e tyre ishte mashkull dhe jo femër, është një temë joshëse jo vetëm për historianët. Domethënie për kendin ku ne po trajtojmë ciklin e këtyre shkrimeve ka fakti se jeta e trembëdhjetëvjeçarit Gjon në atë ikje të përkohshme drejt brigjeve të gadishullit të Apenineve si edhe ajo e pasardhësve të tij meshkuj në Itali merr mes Kastriotëve rëndësi të veçantë. Madje në tokat përtej detit e mbart këtë peshë edhe më të madhe se në trojet amtare. Në Itali dhe në Evropë Skënderbeu kishte një emër tepër të madh dhe familja e tij, pra trashëgimtarët, një vlerë shumë të posaçme për t’u përdorur qoftë edhe propogandistikisht në luftën e gjatë që kontinenti i krishterë po bënte kundër perandorisë osmane me fe zyrtare islamizmin.
Zhvillimet që ndodhën pas mërgimit të përkohshëm të familjes së Gjergj Kastriotit ishin të tilla që brenda një dekade pothuaj e shuan mundësinë e rikthimit të tyre. Megjithëse vetë Gjoni dhe të paktën dy nipër të tij dëshmohet se në krye të komandove të ndryshme të financuara e pajisura nga Republika e Venedikut apo Mbretëria e Napolit kanë rihyrë në Shqipëri për akte diversioni, kapje plastdarmesh apo edhe operacionesh të gjëra çlirimi, ajo ikje e pragpranverës 1468 kishte qënë pa rikthim.
Që prej këtij çasti familja princërore Kastrioti Skënderbej e vazhdoi jetën e saj larg trojeve të shqiptarëve dhe për fat të trishtë edhe larg lidhjeve e vëmendjes reciproke të dy palëve, duke krijuar kështu një nga gropat më të mëdha të kujtesës sonë kombëtare e duke shkaktuar atë dukuri që e kemi quajtur “gjysma e harruar e Skënderbeut”.
Tokat në vendin e vet i humbi, por jetoi në feude që të jatit ja kishte falur për shërbime të veçanta mbreti Ferdinand i Napolit. Gjoni nuk humbi shkallën e fisnikërisë: u quajt dukë. Në trashëgimin e titullit ai nuk pati asnjë problem: ishte djalë i vetëm. Problemet nisin më pas, ku fillon vërtet një labirinth. Këtu autorit të këtyre rradhëve i është dashur për vite me rradhë të ecë me shumë kujdes, gati me kembë të plumbta, për t’u shpëtuar ngatërrimeve të paqëllimta dhe grackave të paramenduara. Në punën e gjatë të mbledhjes së dëshmive, duke e kërkuar posaçërisht, katër vite më parë ai takoi njërin prej studjuesve italianë të familjes Kastrioti, të cilin e konsideron edhe më të vyerin. Quhet Xhankarlo Valone, profesor në Universitetin e Salentos në Itali. Ai është i biri i Aldo Valones, në vendin e vet një italianist dhe rinovues i studimeve mbi Danten. Historiani me kulturë të thellë juridike, krahas objekteve të tjera të hulumtimit, i ka nisur kërkimet mbi Kastriotët në Italinë e jugut që në mes të viteve shtatëdhjetë të shekullit të shkuar. Publikimet e studimeve të tij kanë filluar në vitin 1981, janë përtëritur më 1986 dhe 1993. Formën e plotë e sigurisht jo përfundimtare këto hulumtime e kanë marë pak vite më parë. Një pjesë prej tyre tashmë sëfundmi është botuar, një pjesë akoma jo, prandaj disa të dhëna që do të përdorim më pas përveç të shkruara do të jenë dëshmi edhe të regjistrimit me zë nga Profesor Vallone.
Ai i hedh mendimet me një shkurtimësi të jashtzakonshme, pothuaj si të jenë tekste në shifër. Shumica e studimeve të tij jo më shumë se dhjetë-pesëmbëdhjetë faqe secili, dy të tretat referenca dhe vetëm një e treta tekst i drejtpërdrejtë parashtrues, nuk mund t’i deshifrosh dot pa ditur që më parë shumë gjëra. Përfshi edhe pasardhësit e Skënderbeut në Itali. Njeri fisnik dhe i pazhurmshëm Profesor Xhankarlo Valone jo vetëm nuk i bëri kurrë publicitet kërkimeve të tij shkencore, por vazhdon t’i paraqesë faktet e dokumentuara rigorozisht në një mënyrë të tillë që të lë hapësirë për t’i interpretuar lirisht.
Kur shpjegon familjen e Gjonit me pasardhësit e tij studjuesi Valone konfirmon atë që e kanë dëshmuar me kohë shumë historianë të mëparshëm. Pothuaj nuk ka asgjë të re. Risia dhe kontributi e tij i veçantë nis me fatin në Itali të trashëgimtarëve apo pasardhësve të Skënderbeut në brezin e katërt pas tij, pra në vijim të Gjonit.
Siç dihet Gjon Kastrioti u martua në Itali me Erina Brankoviçin, vajzën e princit serb Llazar. Edhe këta, për shkak të pushtimit osman, ishin të emigruar. Siç dihet vetë Erina ishte bijë e lidhjes martesore të Llazarit me Helena Paleologun, pjesëtare e familjes perandorake të Bizantit. Mund të thuhet se me atë martesë në shkallën e fisnikërisë Gjon Kastrioti realizoi një ngjitje më të madhe se i jati i tij i famshëm dhe më të lartën në të gjithë historinë e derës së tij. Jo pak libra dhe disa enciklopedi të mesjetës shkruajnë që në rast se në Itali dhe më tej saj duan të gjejnë një dëshmi pranie të vijuar të perandorit bizantin Manuel Paleologu këtë gjë duhet ta bëjnë duke kërkuar në pasardhësit e Gjergj Kastriot Skënderbeut.


(Vijon)

Ylli Polovina



































Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com