Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

ĒFARĖ FSHIHET PAS MUNGESĖS SĖ FOTOS PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912?
AMERIKĖ, PSE TĖ DUAN KAQ SHUMĖ SHQIPTARĖT
FLAMURI QĖ U NGRIT NĖ VLORĖ DHE KASTRIOTI I PESTĖ, ALEANDRO
22 NĖNTOR 1944, QYTETI I TIVARIT: ARRATISJA E BALLIT KOMBĖTAR NĖPĖR NJĖ DET TĖ MINUAR
PASARDHĖSIT NĖ ITALI TĖ SKĖNDERBEUT NĖ KRYE TĖ MBROJTJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ PORSASHPALLUR
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Dy ditëlindjet tona të gushtit

Më 4 gusht kishim festuar 53-vjetorin e Bardhës. E kaluam drekën në Piceri “Era”. Bëmë shumë foto si kujtim. Emi, nipi, ndihej si mbret, kërkoi që në fillim, pasi e kundroi gjatë menynë, një picë të bardhë. Por ndërroi shumë shpejt mendje kur pa që kamarieri na vuri para në tavolinë dy pica Margeritë. Kështu ia mori gjyshes, duke i dhënë te bardhën. Por për të qënë më “mbret” kërkoi edhe pak nga ajo që shkëmbeu. Pra shijoi dy pica. Unë e shpëtova racionin tim. Po të ishte, përshembëll, Napolitano, do të më kërkonte edhe mua “racionin” e tij.
Gjatë gjithë drekës Bardha ia bënte Emanuelit picën, pjesë-pjesë, në copra të vogla.
Ditëlindjen time, më 15 gusht, e lamë ta bënim në shtëpi, vetëm të tre. Ishte dëshira ime.
Urimi i parë mbërriti nga Bani. Im at telefonoi me “paradhënie”, në mbremjen e 14 gushtit. Donte të ishte i pari e të mos ja kalonte njeri tjetër. Pas tij ishte Besiana, ora 0.01 e pesëmbëdhjetë gushtit. Duke qënë shumë i lodhur unë kisha pirë një hapje për të fjetur lehtësisht dhe pata të paktën trecerek ore që isha në gjumë të thellë. Kur zilja më zgjoi dhe në ekran pashë “Besiwind”, u gëzova. Do të ishte ditë e mbarë.
Në mëngjez ishte e puthja e Bardhës, një ledhatim në faqe. Pastaj thirri zilja e telefonit dhe uroi Alba. Besi dhe Alba do të merrnin sërish edhe nga njëherë tjetër, për të folur më gjatë. U ngashëreva kur Alba urimin e saj e nisi duke kënduar, me zërin e saj të bukur e mjaft të gëzuar “Tanti auguri per te, tanti auguri per te...!”
Më uruan Ardi dhe Patricio, Lili, e motra e Bardhës dhe Agroni, baxhanaku im i mirë, telefonoi nga Trevizo motra ime Memi, i ra ziles Minushja, shoqja e ngushtë e shtëpisë sonë, foli gjatë në telefon në mbrëmje nga qyteti i Barit mikja jonë e nderuar Anna Maria Cislaghi, bënë vizitë në shtëpi dy nuset e vëllezërve të mi, Ndriçimit dhe Gramozit, Stolia dhe Lindita, ishte Juliani, djali i Memit, ardhur nga Italia, ndodhej Romina e bukur, vajza e vëllait tim të vogël, Mozit, prej shumë vitesh në Athinë.
Tre të veçanta për ta mbyllur: Më mbërriti një urim për ditëlindjen nga website italian “Studenti.it”, ku disa vite me parë merrja pjesë, kryesisht për ngjarjet kulturore e botimin e librave. Tani nuk e ndjek më, më shumë botojnë kurse e punësime si edhe tema debatesh qe jane ngushtësisht për ta. Para disa muajsh më paralajmëruan se për mungesë aktivizimi do ta ndërpritnin bashkëpunimin me mua. Rashë dakort. Megjithatë urimi i tyre i sjellshëm erdhi saktësisht më 15 gusht.
Saktësisht më 15 gusht mbërriti gëzueshëm tek unë edhe një kartolinë urimi e nisur para dhjetë ditësh, por e programuar të nisej e kapte adresen time më 15 gusht. Kjo kartolinë e bukur, urim i një shoqeje shqiptare dhe i bashkshortit të saj amerikan, ishte që në mëngjez në postën time elektronike.
E veçanta e fundit: Disa foto të kësaj dite m’i bëri, me lutjen time, Elona Bano. E lauruar për Drejtësi në Rumani vijon vitin e dytë të Masterit në Moskë. Bën stazhin pranë Institutit tonë të Diasporës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
E fundit: filmova Emin dhe miqtë që erdhën.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com