Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

ĒFARĖ FSHIHET PAS MUNGESĖS SĖ FOTOS PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912?
AMERIKĖ, PSE TĖ DUAN KAQ SHUMĖ SHQIPTARĖT
FLAMURI QĖ U NGRIT NĖ VLORĖ DHE KASTRIOTI I PESTĖ, ALEANDRO
22 NĖNTOR 1944, QYTETI I TIVARIT: ARRATISJA E BALLIT KOMBĖTAR NĖPĖR NJĖ DET TĖ MINUAR
PASARDHĖSIT NĖ ITALI TĖ SKĖNDERBEUT NĖ KRYE TĖ MBROJTJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ PORSASHPALLUR
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Tulipani qe nuk vyshket.
Foto: Tulipani qe nuk vyshket.
Kujtimi i gjysh Skenderit ne nje lule zambaku

Por edhe Besi e do shumë gjyshin e saj, Skender Hysin, edhe pse ai nuk jeton më që prej 28 nentorit 1991.
Kujtimin e tij ne e ruajmë edhe si lule. Kur ndërroi jetë në ballkonin e tij Bardha kishte mbjellë një zambak. Kur shkuam në Romë atë lule e ruajti me porosinë tonë dhe kujdesin e saj kunata, Stolia. Kur u kthyem në Tiranë Bardha e mori lulen menjëherë dhe e mbolli në një vazo në ballkonin tonë. Çuditërisht këtu lulja shpërtheu. Jo vetëm rriti shtat hovshëm, por hapte çdo vit nga tre konxhe të mëdha.
Këtë vit, 2007, Bardha e ka mbjellë lulen simbol në dy vazo.
Që prej disa vjetësh këto konxhe zambaku, në kujtim të vjehrrit, i fotografoj dhe e ruajmë në arkivin familjar. Kështu kemi gjetur mënyrën për ta konsideruar të paharruarin Skender Hysi se jeton mes nesh.
Çdo vit i dërgojmë Besit, me postë elektronike, disa pamje të zambakut “Skender Hysi”.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com