Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

PRILL 1944, DIPLOMATI SPECIAL DHIMITĖR BERATI I SHKRUAN MINISTRIT TĖ JASHTĖM BAHRI OMARI: QEVERIA JONĖ E KA HARRUAR KOSOVĖN
PĖRFUNDIMI I KRIZĖS SĖ ARMATOSUR TĖ SHTATORIT 1998: DORĖHIQET FATOS NANO
NĖ RRUGĖN KU ISHTE THEMELUAR PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE PLUMBA MBI MINISTRIN KOSOVAR AHMET KRASNIQI
NĖ TIRANĖ NUK BIE QETĖSI: NĖ 21 SHTATOR 1998 DINAMIT NĖ BANESĖN E POLITIKANIT MINORITAR GREK VASIL MELO
“KOKĖKRISJE”: SULMOJ MEDIAN ITALIANE PĖR SHTRĖMBĖRIME TĖ IMAZHIT TĖ SHQIPĖRISĖ DHE JA DAL
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Bardha 13 vjecare e vizatuar e dyta, ne mes.
Foto: Bardha 13 vjecare e vizatuar e dyta, ne mes.
Nje kujtim nga viti 1967

Në një revistë “Pionieri” të kohës (ku në ballë shkruheshin parrullat e regjimit “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni!” si edhe “Në luftë për çështjen e Partisë të jesh gati!”, ka një faqe speciale me “pionierët” e qytetit të Beratit. Atje është botuar edhe nje tekst nga Fatbardha Hysi (Bardha), ku thuhet saktësisht “Në zgjedhjet e kompanisë muarrëm edhe inisiativën për të ngritur në klasën tonë kendin e higjenës. Kur themi kendin e higjenës nuk kuptojmë kend të thjeshtë druri, por edhe një higjenë personale të përsosur dhe një klasë me pastërti shembullore. Këtë inisiativë e shpallëm edhe në zgjedhjet e çetës. Atë e pritën të gjithë mirë. Ajo u përqafua shpejt nga të gjithë pionierët e çetës. Ajo po vihet në jetë në çdo kompani. Në çdo klasë pionierët po e ndërtojnë me duart e tyre kendin e higjenës. Po i paisim me kursimet tona të vogla. Çdo ditë nxënësit vijnë të rregullt e të pastërt dhe klasat ndritin nga pastërtia”.

Fatbardha Hysi, klasa e VII A, shkolla “7 Nentori”, Berat

Shënim

Ky fragment i largët nuk u veçua për arkivin online të familjes sonë thjesht për të dhënë një pamje të kohës, aq pak të kuptueshme pas rënies së diktaturës, por për të vënë në dukje se pastërtia gjer në skajim ishte një virtut i nënës së Bardhës, Makbules.
Ajo rrinte gjithnjë me një sapun në xhep.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com