Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

KONFERENCA E PEZĖS DHE ĒANTA E FRYRĖ E ENVER HOXHĖS
1998, NJĖ SHTATOR SHQIPTAR ME TURBOREVOLUCION
PROJEKT-MONUMENTI I SKĖNDERBEUT DHE SKULPTORĖT “KĖSHTJELLA”, “PUNA”, “GURI”, “SILVA”, “NJĖ NGA SHOKĖT”
ME VARRE TĖ SHKULUR DHE ESHTRAT E TĖ ATIT NĖ NJĖ ARKĖ QĖ E MBAN ME VETE
SHPALLEN KULAKĖ, SHTĖPITĖ U SEKUESTROHEN DHE BĖHEN SPITAL PĖR LEBROZĖT
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Poezi per Albanen kur ishte tre muajsh

(Eshtë marrë nga një vëllim i pabotuar me poezi)


Vendlindje

Vajzën tre muajsh ngrita në krah,
Rrugës së fëminisë mora, kalasë së lashtë.
U mvrejt gruaja “Ku shkon, ku?”
U merakos nëna:
“Ku e çon çupën kështu?!”

Rruga e fëminisë, oh, si më thërriste!
Më mbyti zemrën dallgë e kujtimeve.
Kokën mbështeti vajza ime,
Dëgjonte në gjoks zemrën tek më rrihte.

Ika.
Zgjatën ullinjtë duart me lule:
Tunjatjeta, o miq të vjetër!
Tashmë jam baba, e shihni,
Jo më ai fëmija i hedhur!

Gëzojnë, shkundin degët,
Ulen e më kapin supet “shokët”.
Degët mbushur me bilbila
Vajzës i përkëdhelin flokët.

Midis tyre duket qyteti,
Ura, Osumi, shtëpitë e bardha:
“Vendlindja jonë
Ja
Albana!”

Regëtin zemër e vajzës,
Diç kërkon ajo të thojë.
Në sytë e saj rri Berati.
I shtrenjtë sot
E përgjithmonë.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com