Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 1)
BEFASUESE: EKZISTON NJĖ PAMJE E PESTĖ PĖR SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ DHE NGRITJEN E FLAMURIT
KORĒARĖT NĖ REVANSH PĖR PRONĖSINĖ E FLAMURIT TĖ PAVARĖSISĖ
AS FOTOGRAFI PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912, AS AUTORĖ PĖR FOTOT E BĖRA EDHE NJĖ JAVĖ MĖ PAS
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Tre doreheqje per vetem nje

Korrieri, 2 dhjetor 2003

Jo pak njerëz kanë ndjekur me preokupim veprimet e ish-Presidentit, z. Berisha, të enjten e kaluar, më 20 nentor. Fjalën e tij në Kuvend dhe më pas, në mbrëmje deklarimet e tij në një intervistë të gjatë në TvKlan. Pastaj po ashtu u informuan se dy ditë më vonë, pas një takimi me ambasadorin amerikan në Tiranë, zotin Xhefri. Rezultati i të dy veprimeve u përshkrua nga media pak orë më pas si “ulje tonesh” prej shefit të opozitës. Duke qënë se kjo ngjarje nuk mund të hyjë kaq lehtësisht në rutinë, bëjmë një rikthim në detajet e saj.
E drejtuar nga zoti Berisha Partia Demokratike, ende e pambështetur nga aleatët e saj tradicionalë, që prej një muaji vijon aksionin e mosnjohjes së shifrave përfundimtare të zgjedhjeve në qytetin e Tiranës. Për këtë qëllim ajo ka ndërmarrë një cikël të pandërprerë kontaktesh me mjedise partiake, por edhe institucionale të eurokontinetit, me median vendase dhe atë të huaj, bën publike paraqitje provash në favor të tezës së saj. Ai edhe ngul kembë që Prokuroria e kryeqytetit të veprojë për denoncimet që ka dorëzuar me kohë. PD ka bërë gati edhe skemën e ngritjes nga Kuvendi të një grupi parlamentar, i cili do të hetojë ngjarjen. Në thellim të gjesteve të saj nisi edhe mitingjet masive. Që të gjitha këto veprime kanë brenda vetes logjikën e luftës politike brenda rregullave të demokracisë, parlamentarizmit dhe veprimit pa cenuar rendin publik në Shqipëri. Kemi të paktën pesë vjet nga rasti më i fundit flagrant i shkeljes së këtij rregulli dhe tre kur më në fund e ndoshta në mënyrë të sigurtë, politika i mban më tepër se më parë nën kontroll lakmitë e saj për pushtet dhe po ashtu emocionet para publikut. Lufta e brendshme mes socialistëve dhe ndërrimi i shpeshtë dhe i sforcuar e qeverive të tyre, në të njëjtën kohë edhe presioni i opozitës, nuk e kanë kapërxyer vijën e kuqe të cenimit të qendrueshmërisë së vendit. Ky pozitivitet po jep shenja krisjeje. Më së pari, me mungesën e zgjatur të mbështetjes në shumicë të kryeministrit Fatos Nano dhe të kabinetit të tij aktual. Së dyti se, duke kulmuar më 20 nentor, ish-presidenti Sali Berisha tentoi ta zhvendosë veprimin opozitar në formën e një aksioni që kërcënonte stabilitetin.
Në fillim ishte një fjalë që i “shpëtoi” ish-kandidatit për kryetar bashkie, Spartak Ngjela. Ishte i pari ai që shpalli kërkesën për dorëheqjen e Presidentit Moisiu dhe thirrjen për protesta masive në Tiranë kundër vendimit të KQZ-së. Ndërsa veprimi i parë, i shpallur publikisht pa marë mbështetjen kolegjiale të PD-së, ishte tepër larg autoritetit të tij (kjo gjë edhe mund të “tolerohej”, sepse kishte më parë precedentin e një zëvendësministri të Drejtësisë). Po kaq larg autoritetit të figurës së tij ishte edhe shpallja e protestave në rrugë ende pa patur një vendim forumesh të partisë së vet. Por kjo mbështetje nuk vonoi dhe iu dha, qoftë për kërkesën e parë, qoftë edhe për të dytën. Mirëpo në një çast avokati Ngjela kishte përdorur, për të shpallur formën e protestës, fjalën revoltë. Madje shprehjen “ngritje në revoltë”.
Ky element i tretë i projektit të tij për të marrë të drejtën e të qënit ai kryetar bashkie i Tiranës, u duk se nuk u përfill nga kryetari i Partisë Demokratike. Njerëzit rreth tij vijuan luftën vetëm me mjete parlamentare. Vetë ish-presidenti deklaroi se blokimin e punimeve të Kuvendit gjer në emërimin e dy ministrave vakantë nuk do ta degradonte kurrë me një bojkot të tij. Por ashpërsoi gjuhën e presionit ndaj Kryetarit të Shtetit dhe brenda njëzetë e katër orëve, më 20 nentor, kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të vetë Presidentit. Kështu në studion e TvKlan përballë gazetarit politik Blendi Fevziu ai e ritheksoi me gjuhë të prerë e të ashpër skicëveprimin e tij: dorëheqje e Fatos Nanos, dorëheqje e Servet Pëllumbit, dorëheqje e Alfred Moisiut. Dhe, pa hequr dorë edhe nga dëbimi i Edi Ramës, fillimin e protestave masive. Disa herë tha se këto do të ishin paqësore, e para që u mbajt në Tiranë ishte në mënyrë shembullore e tillë.
Pa paragjykuar vazhdimësinë e tyre paqësisht dhe pa rënë në provokimin e nxitjes të modelit gjeorgjanas (modelin me pushtim parlamenti e kemi bërë me kohë), nuk mund të mos ravijëzojmë publikisht se të tre dorëheqjet e njëhershme të kryetarëve të institucioneve kryesore të Shtetit kishin në themel një cikël veprimesh të mëpasshme të tipit revolucionar. Tani ky projekt u fik (dhe jo për herë të parë), e megjithatë, si është e mundur që një ish-Kryetar Shteti, i cili e di mirë se si nuk mund të destabilizohet vendi nëpërmjet cenimit të qendrueshmërisë së institucioneve të tij themelorë, e deklaroi dhe e ritheksoi këtë plan të tij veprimi? Me shfrimet e tij verbale zoti Berisha gjithnjë të lë përshtypjen se gjuhën e ashpër dhe epitetet që u vë pa kursim dhe masë kundërshtarëve të vet, i ka pjesë thjesht të natyrës së tij emocionale. Por nuk është aspak dhe përherë kështu, të paktën kur bëhet fjalë për të kërkuar në të njëjtën kohë dorëheqjen e Kryetarit të Shtetit, e Kryetarit të Legjislativit dhe Kryetarit të Qeverisë. Plus vendi pa dy ministra. Plus protesta masive në shesh për të zbuar nga bashkia e kryeqytetit Edi Rama. Plus situata e kercënimit nga terrorizmi fondamentalist islamik, e cila përderisa nuk kursen tokën e muslimanëve, Turqinë, nuk ka përse ka sentimente dhe plane të ndryshme edhe për një vend që në rajon i jep mbështetjen masive dhe më të hapët administratës së SHBA-së. Plus në këtë situatë edhe nevoja e realizimit të firmosjes së Marrëveshjes për fillimin e negociatave për Stabilizim-Asocimin në BE, mision kombëtar që edhe si vetë stabiliteti i Shqipërisë, nuk duhet të cenohet nga lufta e brendshme politike.
Ish-Presidenti, para se ta takonte Ambasadori amerikan, gjithçka nga projekti i tij politik e shqiptoi pasi e kishte menduar ftohtë. Sipas llogarive të tij vendi kishte hyrë, me mungesën e një shumice të qendryeshme për Kryeministrin aktual, në një periudhë paqendrueshmërie relative. Në rast se do të rëndohej edhe pak më shumë, eksperiment që politikanët shqiptarë e kanë bërë më parë me tepri, asgjë e rrezikshme nuk do të ndodhte. Nëpërmjet provokimit të një anarkie kalimtare do të lehtësohej vetëm realizimi i synimeve të shpejta të rikthimit në pushtet.
Në raport me Pushtetin janë edhe problemet më të mëdha që shkaktojnë politikanët tanë. Vetë zoti Berisha ka shtatë vjet që pret me padurim të rikthehet, rregullat e demokracisë e parakuptojnë alternimin e programeve të ndryshme politike. Gjatë fushatës elektorale për administratën lokale ish-Presidenti në mënyrë kembëngulëse u deklaroi mbështetësve të tij, dy ditë para se të përfundonte votimi konkret, frazën e përdorur prej tij enkas edhe më parë “ta gëzoni fitoren”. Parapërgatitja e paragjykuar prej tij e një gjendjeje të psikologjike fitoreje të sigurtë nuk është gjë tjetër veç tregues se, në çfarëdo rrethane dhe niveli të zhvillimit të tyre, po qe se nuk fiton, ai nuk do t’i njohë ato. Dhe për fat të keq zgjedhjet tona akoma kanë të meta të rendësishme.
Ajo që kulmoi më 20 nentor, por u frenua nga jashtë dy ditë më pas, bënte pjesë në justifikimin publik të aksionit të zotit Berisha për të mos njohur zgjedhjet e fundit. Ai tashmë kërkon zgjedhje të parakohshme, e drejtë normale e opozitës, edhe pse deri tani nuk ka shenja të sigurta që PD të sigurojë ndonjë epërsi shifrore. Duke qënë se, mos qoftë kështu, kërkesa e tij për tre dorëheqje të menjëhershme ishte përshpejtimi revolucionar i dinamikës së shoqërisë sonë për ta provokuar sforcueshëm epërsinë elektorale, atëhere Shqipëria, mes shumë problemeve dhe kokëçarjeve, do të ketë përpara edhe çështjen e rendësishme dhe shumë të mprehtë për stabilitetin e saj: si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme dhe veçanërisht si do të veprojë ish-Presidenti në rast se ndodh që edhe në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, çka nuk mund të përjashtohet kategorikisht, nuk do të fitojë?


Ylli Polovina


Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com