Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Grusht me dorashka keshilltaresh



Botuar ne Korrieri, 12 mars2003



Dhe e vërteta për Arjan Konomin

Ka qënë një dëshirë e vjetër, që unë, deri para një viti për një mandat të tërë Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Romë, të citoja në një nga librat e mi modestë kontributin e analistit dhe anëtarit të bordit të revistës së njohur gjeostrategjike italiane “Limes”, Arjan Konomit. Rasti e solli kur nisa shkrimin e librit të tretë në gjuhën italiane, subjekt që ka në qendër se si konkretisht e analizon Shqipërinë një laborator i huaj mediatik. Ato çaste, fundpranverë e vitit 2001, interesohesha, thjesht si funksionar diplomatik i Shtetit, për depërtimin për here të parë në revistën prestigjioze “Limes” të dy figurave kryesore politike të vendit, Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Të dy mund ta interpretonin, nëpërmjet intervistave të tyre, në pamje mjaft interesante atë që ndodhi në Kosovë, ndërsa kishte mbi një vit që pas përfundimit të kësaj ngjarjeje disa qarqe të rendësishme publiçistike të vendit e mbase edhe më tej, kishin shpërthyer një sulm për të shvlerësuar ndërhyrjen ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Revista “Limes” bën pjesë në Itali në ato media të rendësishme, por edhe mjaft serioze, të cilat me argumentat dhe botimet speciale të tyre nuk ishin pro sulmit të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, siç kishin bërë koleget e tyre angleze, gjermane apo amerikane. Njeriu që mund ta realizonte miratimin nga redaksia të botimit të këtyre dy intervistave ishte Arjan Konomi, një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë më të mire që kisha zenë posaçërisht në Itali. Kur shkembyem mendim për këtë ide ai u tregua i gatshëm, pa harruar të nënvizojë se kështu do të bënim edhe figurë të mirë para opinionit: dihej se gjatë vitit 1999 opozita dhe shumica shkëlqyen në unitetin e tyre për të mbrojtur nga regjimi i Millosheviçit kauzën e çlirimit të bashkëkombasve tanë.
Përgjatë gjithë muajit prill, siç edhe bëja zakonisht, i rashë disa here telefonit të tij në shtëpi, por ai nuk u përgjegj. Kjo nuk më habiti, sepse ta gjeje në shtëpi Arjanin ishte e vështirë. Ai udhëtonte shpesh jashtë vendit me porosi e në shërbim të revistës “Limes’, shkonte në Prishtinë dhe jo pak ftohej nga televizione publike në Zvicër. Gjithnjë për të folur e mbrojtur luftën e drejtë të kosovarëve si edhe imazhin normal të shqiptarëve. Atëhere provova t’i telefonoj disa here në celular, sërish jo. Kaloi një muaj dhe u shqetësova. Kur më në fund tentativat e mia ja dolën dhe sinjalin e celularit të tij e kapa, e lamë që të vinte nga Peruxha në Romë dhe të takoheshim si gjithnjë. Arjani erdhi, mesa mbaj mend e kishte thirrur për një veprimtari vetë revista “Limes” dhe drejtori i saj, Luço Karaçolo. Atë ditë, pasi denjëm pak në sallonin e madh të Ambasadës, e ftova të kapërxenim rrugën e të uleshin në një nga stolat e parkut përballë, ku është edhe një bibliotekë. Sapo u ulëm dhe unë nisa t’i rikujtoj projektin e dy intervistave, punë e përbashkët e lenë në mes nga ajo periudhë e gjatë moskontakti, Arjan Konomi më shpjegoi se arsyet e mungesës së tij të gjatë kishin patur një “arsye”, të cilën dëshironte të ma thoshte. Në të vërtetë vetëm ato çaste u bëra më i vëmendshëm për të dalluar jo vetëm një trishtim që i kishte errur vështrimin, por edhe dobësimin në fytyrë. Aty ai më pohoi se e kishin arrestuar sëbashku me një grup shqiptarësh, duke i akuzuar të gjithë për veprimtari mafioze. Pastaj, ndryshe nga shumë të tjerë, që i kishin mbajtur në qeli, atë e kishin lenë të lirë.
Lajmi më tronditi dhe mendimi i parë që më shkoi menjëherë ndërmend nuk ishte ndonjë dyshim se vërtet Arjan Konomi merrej me drogë apo prostitucion, veprimtari kriminale e jo pak shqiptarëve, të cilës policia dhe karabinieria italiane i jepte me të drejtë goditje të njëpasnjëshme, veçanërisht në këtë zone, në Firence dhe në rajonin e Lombardisë. Në rrethanat konkrete të asaj pranvere të vitit 2001 dhe problemeve që përballnim në punën përditshtme diplomatike meraku i parë ishte se mos Arjan Konomi, një nga mbrojtësit mediatikë më të rendësishëm të çështjes shqiptare në Itali në atë kohë (i kësaj lartësie atdhetarizmi dhe profesionizmi ishte edhe Artur Zheji), kishte renë viktimë e ndonjë loje politike të organizuar nga individë të devijuar nga sherbime të caktuara të Shtetit italian dhe për interesa thjesht ideologjike kishin dashur t’i jepnin një “mësim të mirë” shqiptarit që e kishte mbrojtur me pasion Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për ditë e muaj të tërë më pas ky dyshim kryesor mbaj mend që nuk më është hequr, sepse një rast i tillë nuk ndodhte për herë të parë. Arrestimi i tij mund të kishte ngjarë edhe për ndonjë gabim të rendomtë, përshembël se thjesht numuri i tij i celularit kishte mbetur rastësisht i interceptuar nga grupi kundërkrim që në Peruxha përgjonte bandën shqiptare.
Të ulur për disa çaste në atë park i thashë se do të ishte mirë të më lejonte që ngjarjen e ndodhur ta vendosja si fakt në librin, të cilin po e shkruaja për atë laboratorin e huaj mediatik që mblidhte, përpunonte e përhapte analiza për Shqipërinë. Arjani ra dakort, por shumë ditë më pas ndërroi mendje. Logjika e tij ishte bindëse: nga denoncimi i këtij fakti në Itali ai mund të kishte ndonjë pasojë, gjyqi ende nuk ishte kryer.
Në muajt që erdhën më pas Arjani i realizoi të dy intervistat me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, “Limes” i botoi. Ishte një sukses. Këtë kohë ai shoqëroi në Tiranë në vizitën e tij të parë drejtorin e revistës, Luço Karaçolon, vizitë që përfundoi deri edhe me takimin me ish-presidentin Rexhep Meidani. Kjo veprimtari e kishte nismën e vet në Ambasadën tone në Romë dhe jo pak në figurën pozitive që bëri në këtë revistë me një artikull të tij intelektuali emërmirë Piro Misha.
Më pas Arjani u kthye në Shqipëri dhe në takimin tim të parë, edhe unë tashmë i rikthyer në vendin tim për shkak të përfundimit të mandatit, u gjendëm në selinë e redaksisë së revistës “Spektër”. Ai ishte kryeredaktor i saj. Dëshirën time për ta cituar në libër e realizova më vonë ndryshe nga çfarë e kisha projektuar: citova disa fragmente nga libri “Linja me Beogradin”, “Komunikimi publiçistik në tv gjatë luftës së Kosovës”, me autore kryesore Maria Pia Pozzato. Aty ka disa referime për ndërhyrjet që Arjan Konomi ka bërë në favor të çështjes së Kosovës në disa debate televizive në Itali.

Pas shkrim

Patjetër që në skenën e politikës shqiptare janë kthyer vrullshëm goditjet ballë për ballë dhe ato “në brinjë” apo “në bark”. Stina është tërësisht e kualifikueshme si “tepër e nxehtë”. Në këtë kuptim ata që drejtojnë institucionet kryesore të Shqipërisë nuk do të realizonin ndonjë gjë të dobishme në rast se do të vijonin t’i instrumentalizonin plagët e dhimbshme në trupin e dekanit Ylli Pango si “granatë e venë nga vetë ai” apo si pjesë e një atentati kundër fjalës së lirë. Lexohet lehtë se ku përpunohet kjo tezë e fundit dhe për çfarë motive ka padrejtësisht si objekt akuze kryeministrin Fatos Nano. Në rast se vërtetë profesori Pango ndëshkohet për fjalën e lirë, pra kritikat e tij kundër qeverisë (apo se është një nga kandidatët e mundshëm i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës), atëhere caktimi i tij si këshilltar i jashtëm i Presidentit Alfred Moisiu dhe ca më shumë, mbajtja në këtë kualitet, bie ndesh radikalisht me statusin e institucionit dhe të vetë figurës konsensuale të Kryetarit të Shtetit.
Sa për përdorimin në këtë betejë të këshilltarit Konomi, duke ia gjetur emrin si “mafioz”, i takon zyrës nga ku është nisur “informacioni” të shohë se çfarë mund të bëjë për t’u vetëpërmbajtur here tjetër.
Sa për këshilltarët e tjerë të përdorur nga kjo politikë me grushta është puna e tyre ta gjykojnë lirinë personale më mirë brenda këtij “ringu” apo jashtë tij.


Ylli Polovina




Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com