Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

ĒFARĖ FSHIHET PAS MUNGESĖS SĖ FOTOS PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912?
AMERIKĖ, PSE TĖ DUAN KAQ SHUMĖ SHQIPTARĖT
FLAMURI QĖ U NGRIT NĖ VLORĖ DHE KASTRIOTI I PESTĖ, ALEANDRO
22 NĖNTOR 1944, QYTETI I TIVARIT: ARRATISJA E BALLIT KOMBĖTAR NĖPĖR NJĖ DET TĖ MINUAR
PASARDHĖSIT NĖ ITALI TĖ SKĖNDERBEUT NĖ KRYE TĖ MBROJTJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ PORSASHPALLUR
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Pamje e kopertines.
Foto: Pamje e kopertines.
I treti

(Libri u botua në vitin 2000 nga “Mësonjëtorja”)

Fragment

Më 3 nentor në anketën e gazetës “Koha Jonë” Enver Hoxha kaloi Ismail Qemalin dhe u bë shqiptari më i madh i shekullit. Revanshi i diktatorit komunist nuk ishte një ogur i mirë për Shqipërinë, e cila që prej dhjetë vjetësh përpëlitej në pluralizëm sikur të ishte zënë në grackën më të madhe të historisë së saj.
Ishte prodhuar sërish një absurd tjetër, shenjë e sigurtë e anormalitetit që përjetonte vendi i stërmunduar nga pamundësia e për t\\\\\\\'i shpëtuar fatit të tij të keq. Por shfaqja e fantazmës së atij që në të vërtetë i kishte ngritur Shqipërisë grackën më të madhe vetëvrasëse të shekullit, ishte edhe një sinjal mesazhqartë. Enver Hoxha i preferuar nga mjaft shqiptarë donte të thoshte jo patjetër rikthimi i tij, nuk kërkonte medoemos ringritjen e shoqërisë së mbyllur dhe primitive që krijoi, aspak nuk lypte thirrjen për qeverisje nga një sozi e tij.
Kryekomunisti i njohur i kishte vënë përpara të gjitha figurat e tjera politike si edhe të tërë racën e shkrimtarëve, poetëve, artistëve e shkencëtarëve të njëqindvjeçarit të njëzetë jo si mbartës i mesazhit të diktaturës së proletariatit, as asaj të persekutimit të kundërshtarëve politikë, në asnjë mënyrë si të mbylljes së kufijve të komunikimit me popujt dhe shtetet fqinj, jo si parti e vetme në pushtet dhe në shoqëri.
Enver Hoxha ishte evokuar nga shumë shqiptarë për të thirrur gjer në kupë të qiellit se nuk po e duronin dot më gjendjen e anarkisë dhe të pashtetit. Ata kishin kërkuar lirinë dhe bashkë me të edhe një jetë më të mirë, por papritmas ishin rrokullisur në gjendjen e mbijetimit dhe koka e shpirti u ishte përmbytur nga stresi dhe ndjenja e të jetuarit me ankth.
Ata donin siguri, kërkonin mbi të gjitha qetësi. Për një ditë të mbyllur pa krisma armësh apo me një kronikë të zbrazur nga lajmi i ndonjë vrasjeje nën dritaren e shtëpisë së tyre apo nëpër trotuaret e qytetit, ata ishin gati të blasfemonin e të dërgonin në djall vetë lirinë e të folurit dhe bashkë me të edhe atë djall të tërbuar që quhej mirëqënie.
Fitimtari komunist zbulonte para syve të të gjithëve se njerëzit e thjeshtë e matnin shoqërinë ku jetonin dhe shtetin që e administronte atë në bazë të disa kritereve aspak të ngatërruara dhe shpallura bujshëm nëpër tribuna mitingjesh. Në rast se politikanëve apo ambiciozëve për të u bëhej e nevojshme liria e krijimit të partive politike dhe për pasojë dëshironin një palestër ushtrimi të zanatit të tyre dhe asaj t\\\\\\\'i vinin emrin tingëllues pluralizëm, masës së gjërë të popullit aq i bënte për këtë novitet të paskomunizmit. Për ta politika me apo pa Enver Hoxhën, me apo pa Fatos Nanon, me apo pa Sali Berishën, me apo pa atë mori inicialesh PR, PD, PAD, PSD, PA, PBDNJ, BK, PS, DB, PUK ishte njëlloj. Për të fjala \\\\\\\"parti\\\\\\\" mund të ishte e barabartë me çdo tjetër të nisur me \\\\\\\"p\\\\\\\". Partia e tij e vërtetë ishte siguria. Diktatura këtë gjë ja jepte me bollëk turmës së madhe të njerëzve, ajo shtypte një pakicë të gjykuar kundërshtare të regjimit apo të ideologjisë së tij. Ajo seleksiononte ata që mendonin ndryshe, por shumicës gri të popullit aq i bënte se ishte kënaqësi një e folur në të kundërt të asaj që lëshonin tërë dogmë krerët e diktaturës. Të thjeshtë e pa pretendime të zsndërroheshin në klasë udhëheqëse këta qindra mijra njerëz u mësuan me sigurinë për t\\\\\\\'u kthyer në kembë pas turnit të dytë e të tretë edhe pse fabrika e tyre që u jepte një pagë lëmoshë, ishte shumë kilometra larg në periferi të qytetit. Ata ishin të varfër dhe vërtet vetëm kur u hapën kufijtë panë se për të blerë një frigorifer apo televizor djali i tyre në emigracion mund të kursente vetëm pagën e një gjysmëmuaji, kurse ata të tre të katërtave të një viti të tërë. Ishin, sigurisht, me shpirt për këtë botë të re, por në asnjë mënyrë që të humbnin sigurinë e së parës. Në ndërgjegjen e tyre shekullore urtësia kishte depozituar e shndërruar në ligj jete proverbin “bukë e hi e në shtëpi”.
Enver Hoxha në buzë të fundshekullit po ringjallej edhe si “dorë e fortë” kundër krimit të rrugës. Diktatori vetë kishte kryer krime të përbindshme kundër përfaqësuesve të klasës së përmbysur nga komunizmi, madje ishte treguar shtazarak edhe me bashkëluftëtarët e tij. Pas pluralizmit ky tmerr i rizbuluar tragjikshëm para syve të të gjithëve bëri që të fshihej sikur nuk kishte ekzistuar kurrë dora e hekurt e regjimit kundër hajdutëve e vrasësve ordinerë, bandave të plaçkitësve dhe deri edhe përdhunuesve të zakonshëm. Bërtitësit e botës së re i flakën tej të gjitha ç\\\\\\\'ka ishin bërë para 22 marsit 1992 dhe organizuan gjyqin e madh kundër nomenklaturës së komunizmit duke numëruar kafet që kishin pirë. Nuk ishte mungesa e ndonjë ligji ndërkombëtar që i pengonte të kryenin “Nurenbergun”, ishte mentaliteti i tyre i ngushtë politik dhe primitiv që refuzonte të pranonte se Enver Hoxha dhe rrethi i tij politikisht mizor nuk përbëhej aspak nga hajdutë. Sa ishte gjallë diktatori i madh kurrkush nuk guxoi të fuste në xhepin e tij më shumë se rroga. Privilegje të zakonshme kishin edhe ata të paktë që jetonin në Bllok.
Hoxha i ishte rikthyer vendit të parë në gazetën më të lexueshme të shqiptarëve edhe si grahmë, thirrje apo ofshamë, si psherëtimë apo lutje e shprehur me fjalët: “Ah, sikur të ishte gjallë ai!” Njerëzit e thjeshtë, të cilët ja kishin harruar egërsinë, e ftonin njeriun e hekurt e grushtrendë edhe si emër kërcënues ndaj politikanëve të ditës, mjaft nga të cilët jo vetëm ishin të pazotë të administronin Shqipërinë ose të paktën të vendosnin rendin, por edhe ishin grykës të mëdhenj të abuzimeve.
Fantazma e Enver Hoxhës i takonte të shkuarës. Nuk kishte dyshim se këtë gjë mendonin mijrat e evokuesve të tij. Jo rastësisht ky emër rrinte përkrah Ismail Qemalit, Fan Nolit, Dritëro Agollit e deri edhe Fatos Nanos. Asnjë prej këtyre të fundit nuk ishte dalluar jo vetëm për ambicione diktatoriale, por politikanët e pëlqyer në dhjetëshe nga të majtët ishin kritikuar për të kundërtën: mungesën e veprimit me dorë të fortë.
Që diktatori komunist shqiptar ishte ftuar në krye të anketës së fundshekullit të nxirrte pak sa kokën vetëm si kujtesë e alarmit të shqiptarëve për mungesën e veprimit të hekurt kundër krimit të rrugës e vërtetonte edhe fakti që edhe në dhjetëshet e propozuara nga të djathtët nuk mungonte Ahmet Zogu, një tjetër qeverisës dorëfortë. Edhe ai “marrshonte” në grumbullimin e shumtë të pikëve për të hyrë në më të mëdhenjtë e njëqindvjeçarit në mbyllje.
Ilir Meta u bë administrator i Shqipërisë saktësisht kur Hoxha dhe Zogu po ecnin me galop nëpër ndërgjegjet e shqetësuara dhe të merakosura të shqiptarëve. Bashkëkombasit ja kishin dhënë mesazhin kryesor, ishte në aftësinë e tij intelektuale për ta kapur e kuptuar, në ndjeshmërinë politike për ta zbatuar. Bashkëatdhetarët e munduar nga kllapia e gjatë e shoqërisë pasdiktatoriale nuk po pyetnin fare në si kryeministër ishe komunist apo monarkist. Doemos nuk i zinte halli edhe në se në teserën e partisë qeverisësve u shënohej fjala “socialist”, “republikan”, “demokratikas, “i pavarur”, “pa parti” apo “ballist”.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com