Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

TA SHPĖTOJMĖ BALLISTIN MORINA APO.... Tė shpėtojmė prej tij?
PROVOKUESIT SHQIPTARĖ TĖ HISTORISĖ KOMBĖTARE DHE KROATI MILAN SHUFLAJ
PARTIZAN-KOMUNIZMI I JAUP LILĖS: LUFTĖTAR DHE QYTETAR I PĖRRUNJUR I ATDHEUT
SKĖNDERBEU ME LIDHJE TĖ SHUMĖFISHTA ME SLLAVĖT
KUJTESA KOMBĖTARE NĖN AGRESION
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Pamje e kopertines.
Foto: Pamje e kopertines.
Ditët e fundit të një parlamenti

(Fragmente)

21 prill 1996

Këtë të diel dy folezat e dallëndysheve në midis katin e tretë të pallatit tonë janë tentuar të prishen. Eshtë gjymtuar njëra prej tyre dhe një tufë dallëndyshesh vërtiten në ajër të shqetësuara. Kemi mbi dy muaj që po i ruajmë. Çdo vit, të panjohur e sigurisht fëmjë, i kanë prishur që në fillim të pranverës. E ato, pasi janë përpjekur përvit edhe njëherë të rindëttojnë foletë e tyre, janë larguar të trembura.
Kur i pashë këtë fillim pranvere të nisnin sërish shtëpizat e tyre prej balte, u shqetësova. Ishte një mundim i madh shpirtëror vuajtja e tyre nga prishjet që u bënin. Vitin e kaluar përdhe kishin rënë tre zogj fare të vegjël dhe ne bëmë gjithçka që ata të rriteshin. Një javë luftë me qumësht, gjethe bari të freskët, grimca lëkure trangulli e një meny e tërë që e fantazonim të përshtatshme për mbijetimin e tyre. Por pas disa ditësh nuk mundi ta kalonte provën i pari i tyre. Më pas i dyti. Një ditë edhe i treti. Ata kur ngordhnin ngrinin. I varrosëm që të gjithë dhe natën nuk na zinte gjumi.
Prandaj, sa ato këtë vit nisën ngritjen e folezave të tyre, iu luta vajzës së madhe që t’i prishte. Më mirë ne që në fillim dhe dallëndyshet të shkonin në një vend tjetër të sigurtë, se sa fatkeqësia t’u ndodhte më vonë e t’u kushtonte jetën e të vegjëlve. Vajza hezitoi për disa çaste dhe një herë i prishi. Më pas nuk m’u bind. Tha se nuk deshte të hynte në mëkat. Edhe unë hoqa dorë dhe folezat e bukura u ngritën. Edhe gazi i dallëndysheve çdo mëngjez, sa hapej drita, ishte një gëzim më shumë për ne. Ndërkohë vumë në gadishmëri fëmijët e shkallës që t’i ruanin. Dy folezat u bënë meraku i të gjithëve.
Ja, tani, pikërisht njërën prej tyre e kishin goditur me një shkop të gjatë. Dallëndyshet vinin e iknin. Kishin filluar të risillnin baltë me sqepat e tyre dhe dukej se mund të riniste jeta.
Sidoqoftë “dora” që i prishte, edhe këtë vit bërë e gjallë, mund të rikthehej përsëri.

.............

16 qershor

Eshtë një e diel, thjesht e diel. Flitet se ka zgjedhje edhe në një zonë të qytetit tonë, por kjo nuk u hyn në hise kurrkujt. Secili vrapon apo tërhiqet plogët në punën e vet, por shumë pak bisedohet për vota. Makina të pushtetit, po, ato lëvizin. Shumë kanë edhe targën e kryeqytetit.
Edhe shtypi i ditës duket si krejt bosh, si i papunë, si i lodhur, sikur më tepër do të kishte dashur të mos delte në publik e të kishte bërë pushim.
Me të vërtetë ditëkot.
Ajo nuk ka as edhe një lajm për një vrasje që ka ndodhur në qytet. Diçka thuhet në “Zërin e Popullit” për një tregëtar bizhuterie, i cili dy netë më parë ishte vrarë me thikë nga njerëz të panjohur. Vetëm kaq. Një kronikë e zakonshme krimi.
Por nuk ishte vrarë një kurrkush, ishte vrarë me thikë në zemër Sofokli Daka, një socialist i njohur i Beratit, një intelektual, një njeri me emër të mirë. Dyzetë vjeç e la gruan me tre fëmijë. Kishte qënë kryetari i parë pluralist i bashkisë së qytetit. Zbatuesi dhe dëshmitari i parë i një bashkëjetese të dy partive rivale në Berat. Ai përfaqësonte të majtën dhe sekretari i bashkisë të djathtën, Partinë Demokratike. Dhe shkuan si dy vëllezër.
Pastaj PD e la pa punë, me të fituar të drejtën për të drejtuar bashkinë. Sofokliun, pas shumë përpjekjesh, e sistemuan njerëzit e partisë së tij në administratën e këshillit të rrethit, strukturë lokale e drejtuar nga socialistët. Ish-kryetari i bashkisë nuk ndenji gjatë edhe këtu, me shkurtimet e para në organikë, të parin jashtë zyrave nxorrën Sofokli Dakën. Kësaj rradhe ishin socialistët.
Me gruan papunë e që u sistemua vetëm më vonë, bashkë me djalin e mitur, ngrinte në krahë dengje me basma dhe i shiste në qytetin e Vlorës. Pastaj edhe ku shans firoi, sepse çmimet e tyre u ngritën në qiell dhe kurrkush nuk blinte sa të jetonte edhe Sofokli Daka.
Kështu një ditë vendosi të marë me qera një dyqan tetë metra katror në lagjen Mangalem. Nisi të shiste këpucë, fustane, pallto, unaza dhe pak gjerdanë floriri. Çdo muaj i blinte në Turqi dhe i shiste në qytetin e vet.
Më në fund kishte hyrë në normalitet.
Pikërisht këtë njeri e vranë me thikë në zemër në orën 21.30 të mbrëmjes, shumë pak metra larg shtëpisë së tij. Njeri nga dy të rinjtë i kishte rrëmbyer një trastë të vogël, ku çdo mbrëmje sillte në shtëpi gjërat e çmuara. Sofokliu kishte vrapuar ta kapte dhe befas e kishin goditur me thikë. Vetëm njëherë dhe saktësisht në aortë. Në spital vdiq shumë shpejt.
Për vdekjen e tij të kobshme shkruajti më pas dy herë edhe gazeta “Dita Informacion”, bëri edhe hamendje të ndryshme, tepër tronditëse, por shumë shpejt gjithçka u fik.
Ishte vrarë një intelektual, një gazetar shumëvjeçar, një ish-drejtues i gazetës universitare “Studenti i Bujqësisë“, e botuar në Tiranë, një redaktor i gazetës “Kushtrimi”në Berat dhe autor i një vëllimi poetik.
Ishte vrarë nga hiçi. Ndoshta vetëm nga një njeri që lakmonte t’i vidhte djersën, mbase edhe diçka tjetër fshihej. Sofokli Daka ishte kryetar i Partisë Socialiste në lagjen e vet.
Megjithatë mençurinë e vrau hiçi, pashkolla dhe injoranca. Disa mediokriteti i vret paqësisht. Sofokliun e kishte vrarë me thikë.
E kishin varrosur dje dhe e diela e votimeve në disa zona të Shqipërisë e gjeti në natën e parë nën dhe. Ja përse e diela kishte marrë hije mortore.
Në orën 13.45 teleteksti i RAI-it shenon ftohtësisht:
“Shqipëri, manipulime: Përsëriten votimet në 17 zona....”

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com