Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Kopertina e librit te botuar ne vitin 1996
Foto: Kopertina e librit te botuar ne vitin 1996
Rënia e një miti

Libri u botua nga Progres me 1996.

(Dy fragmente)

Opsioni Zero

Tranzicion do të thotë të revizionosh shoqërinë.
Komunizmi, megjithë ndonjë arritje të tij, krijoi rënime në strukturën shpirtërore të popullit, në psikologjinë e tij tradicionale, në mënyrën se si dëshiron të jetojë, të ëndërrojë, të punojë, të shpresojë. Kjo nuk do të thotë aspak se shoqëria e lirë nuk shpërfaq rreziqe të tjera. Por gjithsesi ato janë më të pakta se traumat që krijohen prej sistemeve totalitare. Në këtë kuptim tranzicion do të thotë të ribësh popullin. Por që të ribësh popullin duhet më së pari të ribësh edhe kulturën e tij, edhe historinë, edhe ekonominë, edhe diplomacinë, edhe shkollën, edhe...
Gjithçka duhet ribërë.
Mirëpo ç’do të thotë Ribërje? Do të thotë të shkatërrosh dhe pastaj të rindërtosh, apo të ndërtosh të renë dhe e vjetra të vetvdesë përballë saj? Si mund ta revizionosh një epokë: nëpërmjet negacionit apo nëpërmjet rishikimit të saj? Vija e nisjes është një kuotë minus, një zero apo një plus?
Në terrenin shqiptar ende ka një kaos të madh në të gjithë këto çështje. Disa mendojnë se Shqipëria u muar prej regjimit komunist nga kuota minus dhe priren me një frymë mohimi tepër agresive. Atyre nuk u hyn në sy as fakti që për një gjysëm shekulli ky sistem arriti, edhe pse me kosto të lartë, të ruajë pavarësinë e vendit. Se pati realizime të pazakonshme arsimi dhe kultura shqiptare, shendeti i njerëzve dhe jetëgjatësia e tyre. Mentalitetet e minusit shohin vetëm zi. Prandaj edhe priren shumë të idealizojnë para 39-tën.
Njerëzit e “Opsionit Zero” janë më interesantë. Këta janë më realistë. Më i veçantë është Sali Berisha. Në mënyrë të ngadaltë, por graduale, ai arrin shpesh të pranojë ndonjë realizim të periudhës komuniste, sidomos luftën çlirimtare. Megjithëse lëshon anatema të shpeshta për 45 vjetët, gjen hapësira për të pranuar ndonjë thërrime prej tyre. Opsionistët e Zeros, megjithatë, kur vjen puna për t’u vetdeklaruar të partishëm, shprehin furishëm mendimin kategorik që gjithçka duhet ribërë nga fillimi. Për ta, që të kapet plusi, duhet zbritur në fillim në kuotën zero. Kjo mendësi kërkon t’i japë shans dhe lavdi, t’i sigurojë vend historik Partisë Demokratike. Të gjitha festat e mëparshme komuniste shpallen të pavlefshme. Eshtë e kuptueshme që shteti shqiptar u krijua më 28 nentor 1912 dhe Dita e Pavarësisë është ngjarja më e shënuar kombëtare. Nuk mund të jenë më festa kombëtare ato data që nisnin me kokëfortësi në epokën komuniste. Shteti shqiptar e krijoi ushtrinë e tij para 10 korrikut 1943, po kështu edhe artilerinë, edhe aviacionin, edhe xhenjon. Po kështu edhe Radio-Tirana nuk mori frymë në nentor 1944. I gjithë ky revizionim është i nevojshëm dhe PD këtu ka shumë të drejtë.
Mirëpo “Opsioni Zero” është si një mani delirante, shfaqet si një epidemi virusale për të rrafshuar gjithçka....


...Ngjarja e dytë. Eshtë e përhapur si thashethem. Ai thotë se një firmë italane në qytetin N. u kishte dhënë punonjësve të vet shqiptarë ushqim shumë të mirë. Gjellë të parë, të dytë, ëmbëlsirë dhe fruta. Mishi, natyrisht ai në Itali, edhe në këtë mencë nuk mungonte.
Mirëpo pronarët, që me sa dukej deshën të fitonin sa më shumë, në filim hoqën nga menyja e punonjësve frutat. Askush nuk protestoi. Pastaj hoqën ëmbësirën. Përsëri heshtje. Një ditë tjetër gjetën rastin dhe shkurtuan gjellën e dytë.
Për habi të ardhësve vendasit nuk u ndjenë.
Më në fund u prenë edhe mishin, duke i lënë vetëm me një pjatë të rendomtë gjellë zarzavatesh të thjeshta. Kësaj rradhe ishin të bindur se shqiptarët do të protestonin.
Por nuk ndodhi asgjë, rrodhën ditë krejt të zakonshme pune.
Atëhere njëri nga pronarët italianë thirri: Lum kjo qeveri për këtë popull që ka!....


1996
Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com