Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 1)
BEFASUESE: EKZISTON NJĖ PAMJE E PESTĖ PĖR SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ DHE NGRITJEN E FLAMURIT
KORĒARĖT NĖ REVANSH PĖR PRONĖSINĖ E FLAMURIT TĖ PAVARĖSISĖ
AS FOTOGRAFI PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912, AS AUTORĖ PĖR FOTOT E BĖRA EDHE NJĖ JAVĖ MĖ PAS
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano
Foto: Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano
Baroni norman qe kerkon rrenjet e tij ne Shqiperi

Korrieri, 15 dhjetor 2004


1.
Në fushën e Moravës, i vetmi shteg i hapur mes malesh, një luginë që buzë lumit të Osumit të çon përballë kështjellës së Beratit, arkeologët kanë gjetur prej kohesh disa objekte, të cilat dëshmojnë se u përkasin normanëve. Janë më së shumti pjesë armësh të kohës, pothuaj njëmijë vite shkuar. Dihet që territori i asaj hapësire, e cila sot thirret Shqipëri, në vitin 1081 u sulmua, nën komandën e Roberto Guiscardit, nga normanët. Ky pushtim nuk zgjati më shumë se pesë vite, sepse vdekja e këtij të fundit shkaktoi tërheqjen e ushtrisë. Në gadishullin Apenin, në Italinë e sotme, normanët qendruan edhe pak më pas.
Këto hollësi historie të një kohe tepër të largët do t’i rizgjonte një ngjarje e ndodhur në fillim të vitit 2000, kur një letër e avokatit italian Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano, do të më kërkonte një shpjegim për shqiponjën me dy krerë që kishte stema e familjes së tij. Duke mos qënë një studjues i heraldikës, po ashtu duke qënë njohës i historisë vetëm aq sa mezatarisht është një intelektual shqiptar, i shkruajta se i sigurtë isha vetëm për tre gjëra: shqiponja dykrerëshe ishte një simbol i lartë i Perandorisë Bizantine, se në qytetin tim të Beratit ekzistonte aktualisht një familje me mbiemrin Vesho dhe se në një revistë “Nentori” të viteve shtatëdhjetë të shekullit të shkuar, ku ishte publikuar një regjistrim i autoriteve pushtuese turke i popullsisë dhe pronave të krahinës së Beratit të fillimit të shekullit të pesëmbëdhjetë, citohej përafërsisht edhe një familje me mbiemrin Vesho.
Nuk e mendoja se përgjigja e dërguar katër vite të shkuara, në vend që ta qetësonte sadopak kureshtjen e avokatit italian do ta ndizte edhe më shumë atë. Sigurisht ai, duke qënë edhe në gjendje shumë të mirë ekonomike, nuk e kishte problem të të merrte në telefon kudo që të ishe, këtej dhe andej detit, dhe për dhjetra minuta të vijonte bisedën për origjinën e familjes së tij. Kërkonte me ngulm rrënjët e saj. I kërkon ato edhe tani, edhe pse i sigurova një kontakt me Arkivat e Shtetit Shqiptar si edhe me Muzeun Kombëtar. Ndërkohë që Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano arriti të krijojë lidhje telefonike dhe online edhe me Arkivat e Turqisë. Pas të gjitha këtyre përpjekjeve ndonjë element i ri i dokumentuar për origjinën e tij të mundshme bizantine nuk ka rezultuar. Ky shkrim botohet jo vetëm për të përcjellë dëshirën e një italiani, i cili pëlqen ta ketë të kaluarën e vet të largët në Ballkan dhe saktësisht në trojet e \\\\\\\"vendit të shqiponjave\\\\\\\", por edhe për të sensibilizuar ndonjë studjues bashkëkombas, i cili mund të ndihë në kthjellimin e kësaj të panjohure.

2.
Familja Vesho në Librin e Artë të Fisnikërisë Italiane konsiderohet si \\\\\\\"Fisnikë të Martiranos, Patricë të Konflentit dhe Baronë të Valeskurës”. Dokumentat që ata kanë shkojnë gjer në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, kohë kur në Shqipëri konsumohet një nga epokat më të ndritshme të historisë së saj, ajo e Gjergj Kastriotit. Shtëpia e Veshove, pra familja e tyre, pretendon se është me origjinë normane, por të gjitha kronikat e ruajtura deri tani nuk e provojnë këtë gjë në mënyrë të padiskutueshme. Ngulmimi i paepur i avokatit Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano, edhe pse disa dëshmi i ka siguruar, plotësisht nuk e dëshmon dot nëse janë aq antikë sa të kenë qënë një mijë vite të shkuara në ushtrinë e Roberto Guiskardit. Hipoteza jonë se një apo disa Vesho kanë mbërritur me këtë mbret pushtues deri në rrethinat e Beratit dhe më pas janë vendosur aty, për t\\\\\\\'u mbartur në Itali kohë më pas, po ashtu deri tani nuk zotëron asnjë dokument. Ndërkohë në guidat historike të vendbanimeve të Kalabrisë, ku edhe gjenden adresat, dëshmitë e pronat e tyre, duke e pranuar si më të mundshmen origjinën normane të Veshove, shenojnë se “në biografinë e Xhicerisë (qyteza Gizzeria), pa treguar burimin, bëhet e ditur se familja Vesho ka orinjinë ballkaniko-danubiano\\\\\\\".
Në të vërtetë Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano do të ishte shumë i kënaqur të rezultonte me origjinë edhe nga jugu i Ballkanit. Ai ka dëgjuar shumë për Skenderbeun dhe shpreson që të jetë një nga kapitenët e tij të ardhur në Kalabri pas vdekjes së \\\\\\\"atletit të Krishtërimit\\\\\\\". Nuk ka pak argumenta një hipotezë e tillë. Po nxjerrim në pah disa.
Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano banon aktualisht në Lamecia Terme, qytetit kalabrez fare pranë disa fshatrave të njohur arbëreshë. Të nenta këto vendbanime (Andali, Amato, Arietta (tashmë e zhdukur), Casalnuovo d’Africo, Vena di Maida, Zangarona di Lamezia Terme, Marcedusa, Pallagorio, San Nicola dell’Alto dhe Carfizzi) e lidhin historinë e tyre me emigrimet e shqiptarëve të komanduar nga një kapiten i Skenderbeut, Dhimitër Rëra. Ky luftoi në Kalabri kundër rivalëve të mbretit Anzhu të Napolit dhe për këto shërbime të kryera iu dhuruan atij dhe ushtarëve të tij hapësirat e braktisura të dhjetë fshatrave të sipërcituar. Qyteza ku në shekuj kanë banuar dhe aktualisht kanë një pjesë të pronave është Martirano, vendbanim vetëm pak kilometra larg kësaj hapësire homogjene arbërore. Në një faqe të internetit baroni Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano ka diktuar me gëzim se në të quajturin Emigrim të Katërt të shqiptarëve drejt Italisë, i kryer në vitet 1470 deri më 1478, saktësisht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Krujës, një pjesë e familjeve fisnike arbërore u stabilizuan edhe në Martirano.
Në favor të hipotezës se Veshot vijnë jo vetëm nga Ballkani, por nga trojet shqiptare mund të shtojmë edhe disa detaje të tjera. Sipas kronikave të historisë italiane vetë qyteza Martirano është krijuar si vendbanim nga Veshot, të cilët u vendosën këtu pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Përafërsisht kur në fshatrat fqinj u vendosën gradualisht arbëreshët. Veshot identifikohen me Martiranon, por njëkohësisht janë të regjistruar në kronikat e kohës edhe si familja më e rendësishme e qytezës së Konfalonit. Ose, siç thirret në disa dokumenta, të Konflentit. Dinastia e Veshove është historikisht aq e fuqishme saqë pranohet nga historia italiane si \\\\\\\"familja më e rendësishme e zonës, familje që identifikohet me këtë hapësirë prej fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë e deri në gjysmën e parë të shekullit të nentëmbëdhjetë.
Konflenti kufizohet me Lamecia Terme dhe me Martirano.
Sot Konflenti (ose Konfalone) është i vetmi vendbanim që ka në stemën zyrtare të qytezës, përve librit të poetit vendas Vittorio Butera dhe shenjave të komunës, edhe një shqiponjë me dy krerë. Po atë lloj silhuete të shqiponjës që ka edhe familja Vesho në stemën e saj familjare. Duke qënë se janë këta të fundit dinastia krijuese e qytezës, mund të kuptohet lehtësisht edhe prania e asaj shqiponje në stemën zyrtare të Konflentit.

3.

\\\\\\\"Fati\\\\\\\" i baronit Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano nuk shkëputet dot nga historia e largët e arbërorëve edhe po të ngasim tragën e një dëshmie më të vjetër se ajo e përkimit me epopenë e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Në Konflenti legjendat thonë se pas nje beteje të vështirë të Pirros së Epirit kundër dinastisë vendase Momertini, pas një beteje disa ushtarë të tij vendosën të rrinin aty. Sipas kësaj legjende prej këtyre banorëve të parë, të ardhur si pushtuesë nga Ballkani, u krijua edhe emri i vendbanimit: Conflentes që do të thotë \\\\\\\"vuajtës\\\\\\\". Sepse të vuajtur ishin katandisur në jug të Gadishullit Apenin ushtarët e pushtuesit të famshëm ballkanas, mbretit iliro-epirot Pirro.
Veshot mund të jenë nga rradhët e atyre ushtarëve apo kapitenëve iliro-eporitë që mbetën në Itali pas \\\\\\\"fitoreve\\\\\\\" të mundimshme të Pirros së Epirit. Shqiponja me dy krerë mund të ketë ardhur gjer në stemën e komunës Konfaloni bashkë me njërin nga kapitenët e Pirros. Pra me një Vesho. Sidoqoftë gjuha jogreke që përdornin pushtuesit e ardhur nga jugu i Ballkanit (mendohet ilire), nuk ka mbijetuar dot dhe nuk njihet. Kështu Veshot dhe dinastia e tyre fisnike në Kalabri, me mjaft dëshmi se vjen nga gadishulli ynë dhe më shumë nga shqiptarët, ka të ngjarë që të jetë fragment i emigrimit arbëror pas qendresës heroike të Skenderbeut.
Hipotezës sonë mund t\\\\\\\'i bashkohet edhe një fakt tjetër: një degëzim i familjes Vesho ka lidhje në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë me princin e njohur të Kalabrisë, Pietro Antonio Sanseverino i Bizinjanos. Kjo degë u vendos në luginën Diano dhe prej andej në Sala Consilina, tokë që i përkiste Sanseverinos. Mirëpo saktësisht në këtë kohë, më 1470, princi Pietro Antonio Sanseverino u martua me Irenën, mbesën e Skenderbeut, bijën e djalit të vetëm të Gjergj Kastriotit, Gjonit, të emigruar pas vdekjes së të jatit në mbretërinë e Napolit.

4.
Stema

Veshot përbëjnë biografinë e një familjeje të pasur dhe të fuqishme. Të lidhur fort me fenë e krishterë (edhe familja Vesho në qytetin e Beratit është e këtij besimi). Ata kanë qënë pronarë të disa kishave dhe pallateve kështjellore. Në portalet e këtyre pallateve baronalë në të gjithë zonën vetëm Veshot kanë stemën e tyre me shqiponjën dykrerëshe. Madje një nga pallatet e kësaj familjeje quhet “Pallati Shqiponja”. Në stemën e tyre arma e kaltër në përbërje të saj të kujton shumë atë të princit Sanseverino, porse më vonë është pasuruar me elementë të tjerë si ylli i artë, një kolonë, një penë pende dhe një kokë në profil. Stema ka lart edhe kurorën e baronit, sugjestive pothuaj sa edhe e një mbreti të kohës.

5.

Dinastia Vesho në Kalabri janë pronarë të mëdhenj tokash. Një pjesë e tyre u kanë kaluar shtatë komunave (Telara, Vallericciardo, Carta, Scavello, S. Maria, Cròzzano, Pernazzo, Piano Luppino, Cafarello). Historikisht Veshot kanë patur miqësi dhe aleanca me dinastitë më antike kalabreze si ato Siscar, De Dominicis dhe Le Piane. Ndërkohë nuk ishin të pakta ato familje që në sajë të martesave me femra të familjes Vesho, nuk u pasuruan e patën fat.
Veshot nëpër shekuj kanë patur edhe personalitete të shquara, si arqipeshkë me emër, priftërinj dhe kapelanë deri edhe teologun don Andrea Vesho. Familja ka patur edhe doktorë në jurisprudencë, gjykatës, avokatë dhe noterë. Madje edhe vetë Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano është me profesion avokat. Me këtë pasion po diplomohet në Romë edhe i biri i tij. Veshot kanë patur edhe mjaft mjekë, fizicienë edhe disa kryetarë bashkie, më të shquarit e të cilëve janë Ferdinando dhe Paskuale.
Të superfuqishëm gjer në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë, prej luftës së brendshme për prona, tashmë dinastia me shumë degë e trashëgimtarë, dalngadalë u dobësua. Pronat e stërmëdha u ndanë mes familjeve të shumta që rridhnin pambarimisht prej saj.

6.

Baroni Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano mund të jetë natyrshëm me origjinë normane. Por mund të jetë edhe arbërore. Në dokumentat italiane mbiemri i dinastisë së tyre gjendet i traskrituar në variantet Vescius, Vesci, Vexcio, Vexcius, De Vescijs. Por forma më e përdorur është Vescio ose Vesci. Ose e lexuar shqip Vesho dhe Veshi.
Po të kemi parasysh se edhe vetë Ciceronit emri i vinte nga fjala vendase cicero (qiqër), përse të mos mendojmë se edhe baronit Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano dhe dinastisë së tij i vjen nga fjala jonë e lashtë veshi.


Ylli Polovina


Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com