Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
ÇLIRIMI I TIRANËS I NËPËRGOJUAR NGA NJË TITIST DHE I NDERUAR PREJ NJË SOVJETIKU


Botuar në gazetën “Fjala” më 27 shtator 2022

Pulla kurth

Para afro shtatëmbëdhjetë vitesh zarfi postar që shihni bashkëngjitur në këtë shkrim, me tekst anglisht, me pamjen e Titos dhe të flamurit shqiptar, pra të një provokacioni, ra në dorë për herë të parë në Tiranë te një bashkëkombës me emër të njohur.
Prej tij u interpretua më së shumti si zbulim mahnitës i një pulle amerikane.
Që prej këtij çasti për këtë pullë provokuese, ku ndodhen fjalët se Tiranën në 18 nëntor 1944 e çliruan partizanët jugosllavë, në shtypin shqiptar dhe për shqiptarët kudo ku gjenden nuk është folur më.
Shpresuam gjithë këtë kohë që bashkatdhetarët tanë të cilët ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht studiuesit dhe koleksionistët e pullave, të shkonin shumë më tej në zbulimin gjer në fund të rrënjëve të këtij komploti të shëmtuar.
Sipas koleksionistit të shumënjohur dhe njëkohësisht diplomat, Thimi Nika (ndjesë pastë), në Shqipëri këtë zarf e kanë pesë kolegë të tij, por të tjera kopje me siguri ndodhen edhe nëpër disa ende të pa ekspozuar.
Përfshi të tillë edhe përtej brigjeve të Paqësorit.
Kjo pullë gjendet në shitje edhe në internet.



Në historinë filatelike të para vitit 1944 njihen vetëm tre vende që kanë prodhuar pulla për Shqipërinë: Italia gjatë periudhës së pushtimit (zyrtarisht për ta e bashkimit të dy vendeve nën kurorën e Viktor Emanuelit), nazistët gjermanë që prej 14 shtator 1943 e deri sa u dëbuan, si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas çlirimit të vendit për Shqipërinë janë shumuar pulla nga shumë shtete të të quajturit “kamp socialist”, përfshi jo vetëm Bashkimin Sovjetik, por pas prishjes me të edhe nga dikur Republika Popullore e Kinës.
Pas vitit 1990 kjo traditë ka vijuar në kahe të kundërt: është Shqipëria që ka prodhuar pulla për vende të tjera, për Evropën e Bashkuar dhe jo pak për ShBA.
Me temë shqiptare ka disa vite që ka nisur të botojë e nxjerrë në treg Maqedonia.
Patjetër Kosova.
Në fillim i kishte me kreun UNMIK, tani me titullin e merituar të shtetit të vet të pavarur.
Në të gjithë këtë pamje ku janë edhe periudha ideologjike e stalinizmit dhe ato të pushtimit, fate të hidhur që nuk i kishim vetëm ne shqiptarët, gjithçka sa ka ndodhur mund të cilësohet “normale”.
Në mijërat e pullave dhe të zarfeve me të cilat janë dërguar e marrë letra vetëm një është rast provokues: ky që po ju paraqesim.
Në vitin 1943 në ShBA qeveria amerikane prodhoi një emision pullash me në qendër të pamjes flamurin e të gjithë atyre shteteve që u bashkuan në koalicionin e madh antifashist.
Mes tyre ishte edhe Shqipëria.
Kjo jo vetëm për meritë të lëvizjes partizane, por edhe të Ahmet Zogut, i cili edhe pse në mërgim, mbështeti në të gjitha herët luftën e madhe çlirimtare të popujve të pushtuar.
Pulla shqiptare e prodhuar nga qeveria amerikane (ndërkohë e vetmja e prodhuar për ne gjatë gjithë historisë së këtij vendi të madh) gjendet në skaj të zarfit dhe kushton pesë cent.
Flamuri është ai tradicionali, doemos pa yllin e kuq.
Ky nuk ndodhet as në siluetën e flamurit tonë në pamjen tjetër, ku shkruhet gënjeshtra e paturpshme se Tiranën e kanë çliruar partizanët jugosllavë.
Ylli i kuq gjendet vetëm bashkëngjitur portretit dhe emrit të Josif Broz Titos.
Sipas rregullit një zarf i tillë, pra që ka pullën dhe një vizatim të dytë, quhet “Zarf FDC” ose anglisht “zarf i prodhuar ditën e parë”.
Kjo do të thotë që në rast se një pullë nga qeveria e një vendi (në të gjithë botën pulla është monopol shtetëror) botohet e shpërndahet në një datë të caktuar atëherë edhe vizatimi i dytë në shoqërim të saj duhet të jetë në të njëjtën kohë.
Ajo pamje që ju shihni bashkëngjitur këtij shkrimi përveç të pavërtetës historike ka falsitet edhe në korrektesën për të zbatuar këtë rregull.
Pulla është prodhuar në vitin 1943 kurse pamja një vit më pas, në 18 nëntor 1944.
Provokatori apo një grup i tyre e ka sajuar këtë ligësi pikërisht të nesërmen e çlirimit të Tiranës, këtë punë e kryer me një zell të madh.
Shpëtimi i kryeqyteteve të vendeve të pushtuara nga nazifashistët atëherë përbënte një lajm shumë të madh. E njëjta gjë, pra jehona e madhe, ndodhi edhe me rastin e çlirimit të Tiranës.
Të ligjtë e kanë shfrytëzuar këtë moment bumi mediatik dhe janë përpjekur të kryejnë dizinformimin e publikut amerikan dhe atij botëror (letrat shpërndahen kudo, sidomos nëpërmjet korrespodencës së emigrantëve).
Mirëpo mashtrimit të tyre ata nuk ja dolën dot as atëherë dhe as tani, ku copëra të provokacionit vërtiten vetëm nëpër zarfe të rrallë, tashmë jo preja i opinionit publik por e koleksionistëve.
Të gjithë e dinë që Tiranën aspak nuk e çliruan jugosllavët, por qenë brigada partizane shqiptare ato që luftuan për çlirimin e Jugosllavisë së jugut, përfshirë edhe Kosovën.
Ata që e kanë intriguar këtë mashtrim jo nga një qytet periferik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por drejt për së drejti nga kryeqyteti i tij Uashington, për trishtimin tonë aspak të bllokuara nga zyrat postare amerikane (teknikisht zarfet ishin false) kanë parathënë se çfarë do t’i ndodhte Shqipërisë në rast se “në mbrojtje të saj” do të lejoheshin të hynin divizione jugosllave dhe ne do të bëheshim “Republika e Shtatë” apo do të shndërroheshim në gjymtyrë e një të quajture “Federatë Ballkanike”.
Ithtari i vetëm i Marshallit Tito apo një çetë e tyre, në 18 nëntor 1944 duke e kryer provokacionin nga zemra e demokracisë globale, të bëjnë të kuptosh fare qartë se edhe pse në pamje të parë prej disenjatorësh ato qenë duar po aq të ndotura e të lyera me gjak si të atyre që kryen masakrën e Tivarit.

Enver Hoxha: “I dashur shoku Muromcjev”

Në 21 tetor 1959 Enver Hoxha i dërgoi të vëllait të dokumentaristit kinematografik sovjetik Viktor Muromcjev këtë telegram:
“I dashur shoku Muromcjev,
Mora letrën tuaj, e cila më ka prekur thellësisht.
Letra juaj, sidomos fotografia, në të cilën unë dhe bashkëshortja ime kemi dalë me vëllanë tuaj, të ndjerin Viktor Nikollajeviç, më kujtoi vitet e largëta të luftës sonë për çlirimin e atdheut, ajo më kujtoi edhe ditët e këndshme plot entuziazëm që ne kaluam duke pasur në gjirin tonë mikun dhe vëllanë tonë të dashur, birin e denjë të popullit sovjetik, shokun Viktor, i cili i donte aq shumë Shqipërinë dhe popullin tonë dhe që luftoi e punoi pa u kursyer për të paraqitur në mënyrë sa më të drejtë e të denjë vendin tonë në filmin “Shqipëria”.
Unë personalisht si dhe shokët e mi e gjithë ata që e kanë njohur shokun Viktor, veçanërisht banorët e kryeqytetit të vendit tonë, nuk do t\'i harrojnë kurrë heroizmat që ai tregoi për kryerjen e detyrës së tij gjatë luftës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesit fashistë gjermanë”.
Përveç kësaj letre të ngrohtë dhe shumë vlerësuese të Enver Hoxhës për dashurinë e kineastit sovjetik Viktor Nikollajeviç për Shqipërinë e shqiptarët, në dhjetëra mijërat e faqeve të librave të tij si edhe fjalimeve, ai nuk e përmend më.
Muromcjevit nuk i referohet as historiografia zyrtare e kohës, çfarë të trishton kur vëren se për veprën e tij nuk i bie ndërmend as historiografisë së pas rënies së diktaturës.
Por në këtë shkrim do të kujtojmë çdo hollësi të saj, sepse Muromcjev nëpërmjet filmit të tij dokumentar “Shqipëria” dëshmoi se të tërë vendin e mbi të gjitha Tiranën e çliruan vetëm partizanët shqiptarë dhe në luftime nuk kishte asnjë jugosllav.
Viktor Nikollajeviç Muromcjevi, i lindur në vitin 1912 në rajonin e Saratovit, ishte një kinematograf i vijës së parë të luftës kundër ushtrisë naziste.
Edhe tezën e diplomimit të tij e përgatiti në front. Pastaj menjëherë kërkoi ta dërgonin në pjesën më të vështirë të operacioneve ushtarake.
Viktori mori pjesë në xhirimet e luftimeve që nga prilli 1942. Për një vit e gjysmë punë ai bëri rreth 15 tregime kinematografikë që përshkruanin jetën e luftëtarëve. Spikati më shumë në maj-qershor 1943, kur e kreu detyrën e vet në një detashment partizan sovjetik.
Në më shumë se dy muaj ai xhiroi pamjet e kronikës të përfshira në filmin \"Hakmarrësit e Popullit\" dhe rrëfime për jetën e partizanëve të Leningradit.
Atë kohë me gradën toger, për aftësinë e tij profesionale dhe guximin personal, më 17 nëntor 1943 iu dha Urdhri i Flamurit të Kuq.

Plumbi që e vrau pabesisht

Në 24 qershor 1944, sipas tregimeve me shkrim të kineastit tjetër sovjetik, nënkolonelit Vladimir Jeshurin, të dy paketuan pajisjet dhe kasetat filmike dhe kur dielli perëndoi e ra muzgu i dendur, një makinë u afrua drejt tyre.
Shkuan në aeroport, ku i priste bombarduesi me shpejtësi të lartë BI-25.
Vendosën menjëherë parashutat. U thanë se të dy oficerët do t’i lëshonin në fushën e Çukovës (e quajtur “Lugina e Vdekjes”) në Malin e Zi.
Natën vonë, avioni u ngrit në qiellin me yje.
Rruga e gjatë do të përshkonte Rumaninë dhe Bullgarinë.
Po fluturonin në lartësi të madhe.
Poshtë ishin pyjet e zeza. Lumenjtë dhe liqenet shkëlqenin ftohtë në dritën e hënës. Heshtja dhe qetësia prishej vetëm nga gjëmimi i qetë i motorit ...
Dhe befas një tufë e trashë plumbash shkëlqyese fluturoi nga poshtë drejt aeroplanit. Për fat të mirë, gjithçka shkoi pa dëmtim.
Vija e frontit u kapërcye.
Por kur ata fluturuan mbi Bullgari, një rreze verbuese e një projektori goditi anën e avionit. Piloti bëri një kthesë të fortë në errësirë. Rrezet e projektorëve, nga të cilët kishte gjithnjë e më shumë, mbuluan qiellin dhe megjithatë përsëri e kapën avionin.
Papritur makina u drodh dhe befas u hodh poshtë.
Predhat shpërthenin valë-valë. Muromcjev dhe Jeshurin prisnin goditjen fatale, por manovra me ulje të shpejtë sikur po rrëzohej, e pilotit, funksionoi.
Armiqtë në tokë e besuan dhe fikën projektorët.
Dhe shpejt, në dritën e dobët të hënës, nën krahun e avionit u shfaqën malet e pafundme të Jugosllavisë ...
Fillimisht u hodhën pesë parashuta të bardha me pajisje dhe film, pastaj ata dy.
I pari Muromcjevi.
Që prej këtij çasti Jeshurini nuk e dalloi më kolegun e tij dhe kur ky i fundit ra në tokë pa pësuar asnjë lëndim, iu shfaqën dy hije njerëzore.
U fsheh pas një guri, ndërsa dy ardhësit mbanin pushkët gati dhe bërtisnin “Koi?” (“Kush është?”)
“Përgjigju ose do të të qëllojmë!”, vijuan.
Vladimir Jeshurini i besoi intuitës së tij dhe besimit se ata nuk qenë as çetnikë dhe as nazistë.
Doli nga pas shkëmbit dhe thirri:
“Unë jam rus”.
Ata dy vrapuan drejt tij dhe ai pa që poshtë strehëve të kapelave u shkëlqenin yje me pesë cepa.
Jeshurini i pyeti menjëherë: “Po Viktori ku është?”
“Nuk e kemi parë”.
Më vonë, kur tashmë qe ulur pranë zjarrit, diku larg u dëgjuan të shtëna.
Zemra Jeshurinit iu drodh. Ndoshta Viktori kishte rënë në një pritë...
Në mëngjes i dhanë Vladimir Jeshurinit një kalë të dobët dhe shkoi në qytetin e Zabljakut, ku ndodhej selia e çetës partizane.
Komandanti i detashmentit urdhëroi të vetët të gjenin kameramanin e dytë sovjetik.
Gjatë gjithë ditës partizanët e kërkuan Viktor Muromcjevin në male, por pa rezultat. Pastaj ata vendosën të telefonojnë qytetin Kalashin, ku ndodhej një përfaqësues i misionit ushtarak sovjetik, majori Kovalenko.
“Përshendetje! Jam kameramani, nënkoloneli Vladimir Jeshurin”.
Dhe befas dikush tjetër hyri në bisedë:
“Unë jam duke kërkuar për nënkolonelin Jeshurin”.
Ishte zëri i Viktor Muromcjevit.
Jeshurini bërtiti me gjithë forcën e zërit: “Viktor Muromcjevi u gjet!”
Në telefon Viktori tha se ishte me partizanët, në një repart tjetër të tyre dhe se do të mbërrinte së shpejti.
Në të vërtetë gjatë hedhjes natën e 25 qershorit 1944 Muromcjev kishte dëmtuar rëndë njërën këmbë.
Pas takimit të dyve Jeshurin shkoi në Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Jugosllavisë. Muromcjevi u nis për xhirim në bregun e sipërm të Adriatikut, atë dalmat, duke u bashkuar me korpusin e dytë jugosllav të Peko Dapçeviçit.
Viktor Muromcjev filmoi edhe në rajonin e vreshtave dhe të ullinjve. Në mes të pranverës, qendra e kësaj zone, qytetit të bukur kroat i Zarës, u çlirua.
Në këtë qytet me mbetje të arkitekturës së lashtë romake, banojnë edhe jo pak shqiptarë dhe arbëreshë, madje edhe njëra degë e familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, emigruar nga Italia e jugut, nga Napoli.
Më pas Muromcjevin dhe Jeshurinin me një aeroplan kryen udhëtime drejt territoreve të ndryshme, ku do të filmonin luftën kundër nazistëve gjermanë.
Në këtë avion qenë pilotët Shornikov, Aleksandrov dhe timonieri Jakimov.
Ishin Heronj të Bashkimit Sovjetik dhe po ashtu Heronj të Popullit të Jugosllavisë.
Ata i kishin marrë këto grada të larta për shpëtimin që i patën bërë shtabit të Marshall Titos, kur ai u rrethua nga trupat hitleriane.
Herët në mëngjes avioni u ul në aeroportin e Zemunikut, afër Zarës. Këtu Viktor Muromcjevi u përqafua me Jeshurinin.
Viktori qëndroi në aeroport për një kohë të gjatë, i gjatë dhe i pashëm siç ishte, pastaj tundi dorën deri sa Vladimir Jeshurini u largua e nuk dallohej dot më.
Ndërkaq Vladimir Jeshurini nuk mund ta merrte dot me mend se ky çast qe takimi i tyre i fundit dhe nuk do ta shihte dot më shokun dhe kolegun e tij.
Viktor Nikollajeviç Muromcjev, tashmë me gradë nënkolonel, vdiq në 30 prill 1945.
Gjatë sulmit me tank, Viktorit i mbaroi filmi dhe nxitoi në makinën e tij për të ndryshuar kasetën. Por ai nuk e bëri dot këtë sepse e kapi një plumb.
Arkivi i filmit ushtarak mban ende një foto të këtij çasti të bërë nga një reporter.
Ai tregon Viktor Muromcjevin, me kamerën në dorë, dy sekonda para se ta godiste predha armike.
Muromcjev u varros në një varr masiv në fshatin Zava.
Në familjen e tyre që nga viti 1893 deri në 1913 kishin lindur tetë fëmijë.
I ati, Nikollaj, qe prift fshati, e ëma e kishte emrin Raisa. Pas revolucionit të tetorit e gjithë familja u transferua në Moskë, por aspak duke pasur këtu ndonjë jetë të sigurt dhe të mirëqenë ekonomikisht.
Në Shtëpinë e Kinemasë në Moskë, emri i Viktor Muromcjevit ndodhet në një pllakë përkujtimore prej mermeri, mes emrave të tjerë të kineastëve që vdiqën për atdheun e tyre gjatë Luftës së Madhe Patriotike.
Këta qenë 43 vetë.
Në pllakën përkujtimore shkruhet “Lavdi të përjetshme të rënëve për Atdheun!”

Xhirime të mrekullueshme në Shqipëri

Filmat dokumentarë të Muromcjevit janë “Hakmarrësit e Popullit” (1943), “Çlirimi i Bjellorusisë Sovjetike” (1945), “Në Shqipëri” (1945) dhe “Jugosllavia” (1946).
Për këtë film të fundit në 1947 ai mori çmimin Stalin të shkallës së dytë.
Viktor Nikollajeviç Muromcjev, me jetë të dhënë në 30 prill 1945, nuk e pa dot as filmin për Shqipërinë dhe as atë për Jugosllavinë.
Studiuesit e kinematografisë së Luftës së Dytë pohojnë se Muromcjev gjatë muajve të qëndrimit në Jugosllavi mësoi gjuhën e atij vendi dhe bëri shumë miq.
Nuk ka asnjë referim për të njëjtin qëndrim të tij edhe ndaj Shqipërisë, megjithëse ka mjaft të ngjarë që të jetë sjellë po ashtu, ngrohtësisht.
Nga teksti i telegramit të Enver Hoxhës për të vëllanë e tij kjo dashuri për shqiptarët dhe Shqipërinë nënkuptohet fare kthjellët.
Është e qartë sidomos nga ajo që kanë pohuar studiuesit sovjetikë: “Viktori arriti të filmonte edhe xhirime të mrekullueshme në Shqipëri, kthimin e qeverisë popullore të Republikës së Shqipërisë në Tiranë.
Këto pamje u gjetën më pas në kasetën e vetme që iu gjet në kamera, atë që u përpoq ta vendoste në kutinë, ku ndodhej një kasetë bosh, por papritur e goditi plumbi.
Pra një pjesë e pamjeve të filmuara në 28 nëntor 1944, në ardhjen e Qeverisë dhe parakalimin në Tiranë të Enver Hoxhës me të tijtë, tribunën me përfaqësues të vendeve aleate, rreshtimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe brohoritjeve të popullit pjesëmarrës, janë kryer prej Viktor Nikollajeviç Muromcjevit.
Kinostudio “Shqipëria e re” në arkivin e saj bashkë me një seri filmash dokumentarë, kronikalë, artistikë, vizatimorë etj., bën të ditur për publikun se një sërë filmimesh janë marrë në arkivat e Moskës.
Ajo shënon se “Një nga xhirimet e para të seksionit dokumentar është dhe filmi “Shqipëria”, i vitit 1945, e Studios Qendrore të Filmit Dokumentar në Moskë”.
Sipas arkivit, “dokumentari ai dokumentar fillon me hartën e Ballkanit dhe në mes të saj shenjohet Shqipëria, ku jepet një peizazh i maleve të larta dhe një çetë partizanësh duke u ngjitur. Vazhdon me pamjet e Tiranës para dhe pas çlirimit; shtëpi njëkatëshe, rrugica të ngushta, njerëz me ferexhe, priftërinj, gra me biçikleta etj.
Operatori rus Karmen Treianovsku është ndalur edhe në disa qytete të tjera, për të sjellë një panoramë të plotë të Shqipërisë. Në qytetin e Korçës ka fokusuar monumentin e Ushtarit të panjohur, në Gjirokastër e më pas në Durrës.
Në Shkodër sjell paralel gratë e veshura me çarçaf dhe shkollën e jezuitëve, pamje nga kalaja e Krujës, nga Butrinti dhe amfiteatri i dëmtuar nga lufta.
E në fund parakalimi i partizanëve në një manifestim në sheshin “Skënderbej” përmbyll gjithçka rusët rrëfenin në vendin e tyre për Shqipërinë...”
Kështu, siç e shihni, ja kanë zhdukur të gjitha gjurmët e veprës proshqiptare të nënkolonelit kineast, dëshmor, Viktor Nikollajeviç Muromcjev.
Pulla titiste mbetet një provokacion, filmimet e Muromcjevit janë lapidarë.




Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com