Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
U kënaqa me librin “Berat, o zemër”


Përshëndetje z. Ylli!
Për kënaqësinë që më dha leximi i librit \"Berat, o zemër\" nuk mund të rri pa i shkruajtur disa fjalë.
U kënaqa dhe mu shtua krenaria e nostalgjia për vlerat e Beratit, për brezat që kanë jetuar e punuar duke i dhënë emër atij qyteti.
Fillimi i librit me kodin e Muzakës, i cili duhet të jetë në themel të sjelljes e edukimit të një komuniteti, ishte fantastik.
Po ashtu me vlerë ishte edhe zbërthimi i përbërjes së popullsisë vendase e të ardhur si dhe e përbashkëta e mentalitetit të boshtit Tomoricë - Berat – Shpirag, e cila është bazë e banorëve beratas.
Për tu theksuar që nga ky bosht kanë marrë edhe të tjerë rreth nesh.
Tek ne dominon karakteri i butë, larg sherreve, larg pozitave e karrierës, njerëz punëtorë dhe sidomos virtyti i dhemshurisë.
Kur të tjerët rreth nesh mundohen për pozita e karrierë atëherë pse shumë prej tyre aktivitetin kryesor e kanë në Berat.
Interesant prejardhja e frashërllinjve nga Tomorica.
Për këto që kemi, për Tomorin e lartë, për kalanë, për thjeshtësinë, etj. etj. t’i promovojmë siç duhet dhe le t’i marrin të tjerët dekoratat.
U kënaqa me ato pjesë nga jeta sociale e Beratit, ushqimet tradicionale, prodhimet e zonës, personalitet e ndryshme dhe ata me të meta, etj.
Pavarësisht se nuk e njoh Beratin si ju, por për disa gjëra më ngacmuat kujtesën.
Turizmi i Beratit ka qenë ndër më të vleresuarit, ku punonin edhe dy guzhinierë nga Dyshniku: Selman Zeqo dhe Hekuran Greku.
Për bostanxhinjtë e Çlirimit ne si Dyshnikas kemi qenë gjithmonë bashkë me ata.
Në fëmijërinë tonë ne rrinim me ata si tek xha Barjami, Durra, Karkanjozet, e sidomos mjeshtrin e palodhur e të urtë të perimores, Bashkim Nallbani.
Për këngën qytetare beratase ka qenë edhe dhendri i Dyshnikut, babai i Zehni Durës.
Pjesa në libër për studentët në Kinë më ngjalli kujtime nga episodet e shkruajtura, sepse kemi patur edhe dy nga shokët tanë të shkollës ushtarake: Kujtim Muça e Hajdar Muneka (ndarë nga jeta para disa ditësh).
Ata na i kanë treguar ngjarjet si ju, kur kanë qenë edhe Fatmir Bajraktari e Skënder Balluku.
Interesante ishte dhe përmendja e fisit Arbri.
Prifti i kishës se Dyshnikut ka qenë papa Koçua, babai i Llazar Arberit që unë e kam pasur drejtor shkolle në Otllak.
Duke lexuar pjesë nga jeta sociale në Berat mu kujtua afrimiteti që i jepnim njëri tjetrit duke i thirrur të gjithëve: “He mo Baçi si jeni?”
Aq sa z. Ylli mua në Shkodër disa nga ushtarët që kam pasur edhe sot më thonë “He mo Baçi!
Z. Ylli, shumë kënaqësi që lexova librin tuaj dhe ju inkurajoj për të tjera botime.
Një kërkesë nga ana ime: Nqse vini në Shkodër, ju lutem, më njoftoni të pimë një kafe.
Respekte.

Mynyr Gojashi


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com