Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

jpeg
Foto: jpeg
Për librin “Ik i qetë, partizani im!”


Nga gjuhëtarja Ludmilla Buxheli

Mirëdita, Ylli!

Sapo mbarova së lexuari librin \"Ik i qetë, partizani im\".
Një përmbledhje artikujsh të bukur dhe intersantë, me karakter publicistik, shkruar ndër vite dhe botuar në organe të ndryshme, që mbajnë vulën e kohës kur janë shkruar.
Bëre shumë mirë që i përmblodhe në një vëllim të gjitha këto shkrime.
Unë e lexova me kënaqësi, por siç të kam thënë, pak ngadalë,.e për këtë të kërkoj ndjesë.
Përmbledhja më pëlqeu për disa arsye.
Në të shoh pasqyrim me vërtetësi të realitetit shqiptar e të ngjarjeve të ndodhura në kohë e momente të caktuara, kryesisht gjatë kohës së Zogut, gjatë luftës nac.cl dhe pas saj, përfshirë dhe periudhën pas viteve \'90..
Në libër jepen informacione me vlerë per kohën e Zogut, pushtimin fashist, historinë e PKSH (PPSH), periudhën pas lufte e pas viteve \'90. Po ashtu libri përshkohet nga mbresa e kujtime te bukura.
Me pëlqejnë veçanerisht analizat që ti bën per dukuri e ngjarje te veçanta. Ato kanë, sipas rastit, karakter politik, filozofik, historik e shoqëror.
Kam parasysh sidomos analizat e bëra për dy të këqia të mëdha, me lidhje shkak-pasoj, në historinë botërore: lindja e komunizmit në Rusi dhe pasoja e tij, fashizmi.
Po ashtu, me pëlqeu analiza për rolin e Zogut në zhvillimin normal të Shqipërisë, zhvillim i cili, për fat të keq, u ndërpre me pushtimin fashist. Argumentimi yt që Zogut, në qëndrimin frenues e kufizues ndaj modelit komunist e atij fashist, i erdhi në ndihme natyra individualiste e shqiptarëve, më duket bindës.
Me shumë interes jane dhe mendimet e shpjegimet për ardhjen e komunizmit në Shqipëri, për lëvizjen komuniste shqiptare, për themelimin e PKSH, mënyrën se si e perceptonte populli yne levizjen komuniste, thjesht si një lëvizje per clirim.
Po ashtu, opinionet e tua per Ballin Kombëtar dhe rolin e tij ne Luften nac.cl jane interesante.
Analiza të tilla përshkojnë gjithë vëllimin. Por me këte tematikë spikat informacioni që sillet rreth shkrimit kushtuar Mbledhjes së Beratit dhe miratimit në këtë mbledhje të “Deklaratës për të drejtat e lirinë e qytetarëve”.
Mbështetur në mendimet e studiuesve, së pari të Akademikut, prof. Luan Omari dhe prof. Sonila Boçi, pohohet se kjo deklaratë edhe pse karakterizohej nga një frymë properëndimore dhe proamerikane, mbeti gjithmonë në hije, sepse të drejtat e qytetarëve, për të cilat bëhej fjalë në të, asnjëherë nuk u zbatuan në Shqipëri. Përkundrazi, ato u shkelën me të dy këmbët.
Një vend të veçante në vëllim zënë mbresat e kujtimet e tua, duke filluar nga ato qe lidhen me babain tënd të shtrenjtë e deri në fund, te kujtimet për njeriun e mirë Jaup Lilën, ish-partizanin tënd të dashur.
Si gjuhëtare, nuk mund të mos më tërhiqte vëmendje gjuha dhe stili.
Përgjithësisht shkruan me një gjuhë të pastër e te kujdesëshme, ndonëse nuk përjashtohen edhe gabime.
Ke prirje të krijosh fjalë të reja, sipas modeleve fjalëformuese të shqipes, si p.sh.:bunkerartizim, ditëçlirim, habitshmërisht, sherrshkaktuese, cubnor, pushtetardhësit, topbunker, superbunker, etj.
Per sa i përket stilit, vërej se priresh drejt përshkrimeve të hollësishme, deri në detaje, prirje e ngjashme here-herë me stilin e Balzakut, të cilin ti e pëlqen.
Ndonëse të gjitha shkrimet janë te bukura e me interes për vërtetësinë dhe informacionin që sjellin, më të pëlqyerat, ose qershia mbi tortë, për mua janë “Superbunkeri i Tiranës bën histori” (2015) dhe ai kushtuar Mbledhjes së Beratit dhe Deklaratës së KANÇL për liritë e të drejtat e qytetarëve.
Nga ana tjetër, modestisht, mund të bëj ndonjë sugjerim për mënjanimin e ndonjë paqartësie që krijohet gjatë leximit.
Në ndonjë rast, argumentimi nuk më bind ose mungon. Plotësimi i ndonjë mangësie të kësaj natyre do të ishte në koherencë të plotë me vërtetësinë me të cilën përshkruhen në libër ngjarjet e situatat e ndryshme.
P.sh. Nuk mund ta kuptoj se si një pjesë e ballistëve ishin filoangloamerikanë, por ndryshe nga angloamerikanët që bashkëpunuan me Stalinin kundër nazifashizmit, këta nuk bashkëpunuan me komunistët shqiptarë, me të cilët kishin të njëjtin qëllim. Ky fakt mendoj se duhet argumentuar më mirë.
Po ashtu, mendoj se duhet argumentuar më mirë mendimi që në Shqipëri, krahas luftës çlirimtare, ka pasur edhe lufte civile. Mbështetja vetëm në perceptim, për këtë çështje, nuk mendoj se është argument bindës.. Mirë do të ishte të jepej ndonjë e dhënë arkivore.
Pavarësisht ndonjë mangësie, që vura në dukje, libri është një prurje e re, me interes, në fushën e publicistikës.
Të uroj përzemërsisht për botimin e këtij libri, e suksese në botime të tjera!
Qofsh përherë energjik, mendjekthjellët e me penë të mprehtë!
Shëndet e të fala, Mila Buxheli



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com