Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANË QIELLIT”: BERATI, QYTETI MË I ÇUDITSHËM NË BOTË PAS VENECIES


(Fragmenti 36 i librit “Qyteti pranë qiellit”, vijon nga dje)

Për një mijë e dyqind vitet e parë të Erës së Re qyteti ndodhej brenda kështjellës. Lagje të tjera jashtë mureve apo në ndonjë afërsi nuk kishte. Kjo do të thotë se gjithçka tjetër që të zinte syri në afërsi prej lartësisë së 187 metrave të kodrës së kalasë, përgjithësisht ishte pejsazh natyror.
Ky pejsazh qe tepër i veçantë, mahnitës dhe mbi të gjitha befasues.
Të përpinte.
Ishte e para gjë që të binte në sy.
Të linte pa gojë si qe bërë ashtu, krejt fantazi.
Ndërkohë ishte edhe i habitshëm, e bënte mjedisin përreth një vend çudirash.
Këtë ndjenjë habitjeje Berati i asaj kohe që e huazoi nga pejsazhi, e mishëroi edhe brenda vetes, tek silueta e jashtme e tij.
Po ashtu edhe tek vetë mënyra e të jetuarit.
U bë qytet ndryshe, me banorë tjetërlloj.
Kjo “ndryshe” nuk u binte në sy banorëve vendas, etnikisht autoktonë, por e dalluan fare qartë udhëtarët e huaj.
Kronisti osman Evlia Çelebiu në shënimet e udhëtimeve të tij në përshkrimin e disa mjediseve të qytetit përdor cilësorin “i çuditshëm”. Pak a shumë kjo ato kohë donte të thoshte që të shtang.
Sipas tij, të çuditshme qenë ndërtesat, ku brenda në treg Çelebiu veçon Kullën e lartë të Sahatit (me vendin e këmbanës në të cilin mund të rrinin dhjetë vetë dhe në mesditë tingëllima i ushtonte deri një ditë larg).
Për kronistin osman qe shumë e çuditshme ura, e cila që prej fillimit të tregut të Kazanxhinjve kapërcente lumin Osum për t’u hedhur në Lagjen e Varoshit të Thatë, në Goricë.
Ndërkaq pas më shumë se tre shekujsh e gjysmë gazetari i shumënjohur italian Indro Montanelli, po njëlloj mendon. Shkruan: “I parë nga larg duket si qytet prej kartoni si i ndërtuar prej Walt Disney ku gjeometria zëvendësohet me poezinë. Qyteti sipër shfaqet si një ballkon”.
Më tej: “Kjo kështjellë, San Marino shqiptare..”
Po ashtu: “Kruja, qytet i çuditshëm i Shqipërisë, por i çuditshëm pas Beratit”.
Më në fund: “Vetë Berati është qyteti më i çuditshëm në botë pas Venecies”.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com