Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANË QIELLIT”: MUSOLINIT I DHEMB KOKA NGA MOSBINDJA E BATALIONIT “TOMORI”


(Fragmenti 30 i librit “Qyteti pranë qiellit”, vijon nga dje)

Në agresionin fashist kundër Greqisë ndaj të pagdhirë të 28 tetorit 1940 të gjashtë batalionet shqiptare të këmbësorisë së ushtrisë mbretërore, të cilët që të gjithë mbanin emra malesh, komanda e lartë italiane e trupave të pushtimit i shpërndau nëpër divizionet e vet.
Kështu batalioni “Korabi” u rreshtua në organikën e Regjimentit 77 të divizionit “Lupi di Toscana”. Në po këtë divizion, në regjimentin 78, u fut batalioni “Kaptina”.
Batalioni “Gramoz” u përfshi në strukturën luftarake të Regjimentin 47 të divizionit “Ferrara”, ku në regjimentin 48 qe edhe batalioni “Dajti”.
Batalioni “Tarabosh” hyri në Regjimentin 3 Grenadier.
Batalioni me emrin “Tomori” u bë pjesë e Regjimentit 83 te divizionit “Venecia”.
Në 7 nëntor 1940, ora 22.00, tepër sekretisht, me telegramin e shifruar nr. 5693/1089 Mëkëmbësi i Mbretit italian në Shqipëri, gjenerali Françesko Jakomoni, i dërgonte ministrit të Jashtëm Kontit Çiano, informacionin se mbrojtja greke qe e fortë, por gjithsesi armata e tyre në Epir po përparonte.
Jakomoni Epir quante edhe territorin e Korçës, të shtrirë deri në kufirin grek.
Popullsia shqiptare, njoftonte Romën Mëkëmbësi i Tiranës, dëshmonte qetësi dhe besim tek italianët.
Por tërhiqte vëmendjen e shefit të tij: në frontin e Korçës batalioni “Tomori” tregon mungesë vullneti për të luftuar”. Sipas Jakomonit, forca luftarake e kësaj njësie shqiptare qe shumë më e vogël nga mundësia reale e vet.
Megjithatë ai i bënte të ditur Kontit Çiano se “të gjithë oficerët, një pjesë e batalionit dhe 100 ushtarë kanë qëndruar në llogoret e tyre, duke iu bindur urdhrave”.
Edhe pse nuk e raporton numrin e atyre që e kanë braktisur batalionin, afërmendsh që duke ditur përbërjen numerike të një reparti të tillë, këta duhet të kenë qenë mbi njëqind.
Ja pse, sipas Françesko Jakomonit, dezertimi i ushtarëve të batalionit “Tomori” paska shkaktuar indinjatë mes popullsisë shqiptare të territorit ku po zhvilloheshin luftime me grekët.
Jakomoni spikat se më i revoltuari prej kësaj sjelljeje ishte kryeministri Shefqet Vërlaci, madje ky i pati kërkuar që për të kompensuar fajin e bërë nga “Tomori” t’i jepnin leje të shkonte personalisht në front në krye të një grupi vullnetarësh të armatosur.
Mëkëmbësi i monarkut Viktor Emanuelit III në Tiranë shtoi gjithashtu se braktisja e llogoreve prej një pjese të batalionit me emrin e malit të Tomorit e ka vështirësuar gjendjen e mbrojtjes, sepse ndërkohë u duhet të vendosin trupa shtesë edhe në kufirin me Jugosllavinë.
Roma fashiste i trëmbej një goditje ushtarake të Beogradit në shpinë për të lehtësuar kundërsulmin e ushtrisë greke dhe dështimin e italianëve.
Mes gjashtë batalioneve shqiptare veprimi kundërshtues i “Tomorit” për qeveritë në Tiranë dhe Romë qe mjaft me pasoja. Mund të ishte veprim i qëllimshëm, arsyetojnë ata në korrespodencën e tyre, pse jo edhe i planifikuar që më parë.
Në 10 nëntor 1940 në selinë e Benito Musolinit, Pallati Venecia, u mbajt një mbledhje urgjente. Përveç Duçes qenë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushreisë Gjenerali Badolio, kreu i Shtabit të Flotës detare luftarake, Kavaljari, ai i flotës ajrore Prikolo, zëvendës shefi i Shtabit të Ushtrisë Roata, përgjegjësi i kabinetit të ministrit të Luftës Soriçe.
Kjo mbledhje e rëndësishme nisi në orën 11.00.
Objekti i analizës së saj ishin 14 ditët e para të luftës me Greqinë.
Sipas asaj që deklaruan, “udhëheqësi politik Mëkëmbësi i Përgjithshëm në Shqipëri Jakomoni dhe komandanti i trupave ushtarake në këtë vend, gjenerali Viskonti Praska, punët këtu nuk po shkojnë siç e patëm menduar dhe shpresuar fillimisht”.
Sipas shqyrtimit që i bënë situatës së luftimeve, plani i gjeneralit Praska nuk pati funksionuar. Ai kishte planifikuar dhe punur që në betejë të përfshihej një masë shumë më e madhe e armatës italiane dhe që ajo të kishte epërsi njerëzish dhe mjetesh luftarake në të gjitha pikat e ndeshjes me grekët. Si rrugë të dytë mundjeje për kundështarin gjenerali Praska kishte projektuar një kryengritje nga brenda popullsisë së shtetit grek, saktësisht një rebelim të krahinës së Çamërisë.
Por ndërsa e para mënyrë nuk kishte dhënë rezultat, e dyta pati dëshmuar krejt të kundërtën: diversioni nga brenda, “kolona e pestë” pati vepruar nga shqiptarët në radhët e ushtrisë italiane.
Pikërisht këtu, sipas diskutantëve, patën nisur aktet e sabotazhit.
Mbledhja e jashtëzakonshme nën drejtimin e Benito Musolinit në këtë çast të analizës e thotë qartë: “Sipas një raporti të gjeneralit Roata veprime sabotimi ka kryer batalioni shqiptar “Tomori”.
Në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme pas dy javësh nga fillimi i agresionit fashist italian kundër Greqisë, disa herë ka ndërhyrë Musolini.
Për çështjen e batalionit “Tomori” dhe sipas tij, rrezikut të diversionit të besnikëve të mundshëm të Ahmet Zogut, ai tha: “Nuk ka asnjë dyshim që morali i shqiptarëve është lëkundur. Vetë Vërlaci më ka deklaruar se priste nga ne, një fuqi e madhe, të vepronim si rrufé”,
Ndërkaq në 1 janar 1941 shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjenerali Kavalero do t’i niste Benito Musolinit, një raport.
Batalioni shqiptar “Tomori” me të vërtetë kishte shkaktuar një trazim të madh mes musolinianëve. Konkretisht si?


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com