Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANË QIELLIT”: KRYETARI I AKADEMISË ALEKS BUDA: UNË NUK JAM NGA ELBASANI, POR NGA BERATI


(Fragmenti 24 i librit “Qyteti pranë qiellit”, vijon nga dje)

Dijetari Aleks Buda, me studime të kryera për filozofi dhe letërsi në Universitetin e Vjenës gjatë moteve 1929-1935, pjesëmarrës në rezistencën e armatosur antifashiste shqiptare, në 1972 u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Sapo ajo qe themeluar.
Në vitin 1984 kjo Akademi po punonte për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Mes punonjësve të vetë këtij institucioni ishte edhe studiuesi Hysen Kordha, beratas.
Në një nga mbledhjet kryesore të grupit të punës për Fjalorin, të cilin e drejtonte profesor Buda, Kordha priti rastin e duhur t’i propozonte shefit të tij se lënda shpjeguese për qytetin e rrethin e Beratit, e ardhur prej drejtuesve të pushtetit lokal, i qe dukur e pamjaftueshme për të dhënë përmasën e veçantë të vlerës së qytetit.
Një çast Aleks Buda, i cili fillimisht me3 sa dukej e kuptoi këtë ndërhyrje si shpirt tifozërie lokale, e pyeti Hysen Kordhën se për çfarë arsye qe i shqetësuar.
Ky iu përgjigj në mënyrë lakonike: për të tërë historinë e lashtë e të re të Beratit kanë dërguar vetëm një gjysmë faqe.
Kryetari i Akademisë ngriu. I vërtiti duart nëpër ajër, por fjalë, prej turbullimit, nuk shqiptoi dot. Pastaj e mblodhi veten e tha prerë: Zërin e Beratit në Fjalor do të bëj unë.
Hysen Kordhës nuk iu desh më t’ja rikujtonte, sepse pas disa ditësh qe Aleks Buda që e thirri në zyrë.
Sapo punonjësi vartës u gjend para tryesës së tij të punës profesori i zgjati dy fletë të mëdha letre të bardhë, të mbushura me germa makine shkrimi.
“Ke tre herë më shumë nga sa të dërguan dhe megjithatë për Beratin kaq është ende fare pak”.
Një vit më pas, në 1985, Fjalori Enciklopedik Shqiptar doli nga botimi dhe te zëri i qytetit të Beratit është tërësisht teksti i hartuar nga dora e vetë kryetarit të Akademisë Shqiptare të Shkencave.
Profesor Aleks Buda do të qëndronte i zgjedhur në krye të këtij institucioni deri sa në 1993 ndërroi jetë.
Dy mote para se ky kob të ndodhte, në shtëpinë e tij, ndërsa qe mjaft i sëmurë, për ta vizituar shkuan arkeologët Myzafer Korkuta si edhe bashkëpunëtori i tij, drejtori i Muzeut të Skraparit, Nuri Çuni.
Profesori u ngrit nga shtrati dhe u ul para tyre në një poltron.
Kur nuk kishin kaluar as pesë minutat e përshendetjes së fillimit, Aleks Buda iu drejtua studjuesit Çuni. I tha se për të kishte një lutje, të cilën besonte se do t’ja plotësonte.
“Menjëherë, profesor!”, iu përgjigj arkeologu skraparlli.
Ishte një gatishmëri e ngjashme me “Si urdhëron!”
“Më merr e më ço në Tomor! Dua ta shoh!”
Nuri Çunit iu mblodhën lotët në grykë dhe ia lagën fjalët: “Do t’u çoj unë, profesor. Me makinë, me helikopter, me çfarë të doni”.
Donte t’i thoshte se për ta shëtitur profesorin e shquar nëpër malin e Tomorit ishte gati ta mbante edhe në krahë.
“Të faleminderit!”, u përgjigj Aleks Buda dhe shtoi i qetèsuar: “E di që e mban fjalën”.
Pas kësaj arkeologu Çuni here pas here pyeste në Akademi apo në familjen Buda se si qe me shendet, por përgjigjet nuk ishin optimiste: ai vetëm përkeqësohej.
Kur profesori ndërroi jetë arkelogun nga Skrapari do ta mundonte përherë pyetja përse Aleks Buda në çastet e fundit të ndarjes me jetën, dëshironte të takohej me malin e Tomorit.
Mbetet enigmë.
Gjithsesi një përgjigje të tërthortë për këtë mister të mëdhenjsh e dha profesor Luan Malltezi.
Ishte 6 qershor 2017 kur do të botonte një shkrim me titullin “Nga ishte Prof. Aleks Buda?”
Fillimisht duke nxjerrë në pah përse “flasim me respekt dhe nderim të veçantë për aftësitë e tij të shquara në drejtimin e veprimtarisë shkencore të sektorit dhe të Institutit, si edhe për kulturën, formimin e thellë profesional, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e tij”, Malltezi përqendrohet në çështjen nga ishte në të vërtetë profesori i shquar.
Saktëson: “Deri më sot dinim se prof. Buda ka qenë nga Elbasani, i biri i Taq Budës, i cili kishte kryer studimet e larta në Athinë për farmaci. Burimet historike të kohës dëshmojnë se Taq Buda ka luajtur rol të rëndësishëm në Lëvizjen tonë Kombëtare, në ngritjen e klubeve dhe hapjen e shkollave shqipe në Elbasan, ka qenë delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit (1908), delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, deputet në dy legjislatura të parlamentit të parë shqiptar”.
Më pas në shkrim studjuesi Luan Malltezi pati theksuar burimin prej ku kishte marë disa të dhëna mjaft interesante. Ishte mjeku i njohur me origjinë nga Berati, Pandeli Çina.
Pikërisht Çina i pat treguar një episod. Ai e “pati takuar prof. Budën në një mbrëmje festive në Tiranë me rastin e përfundimit me sukses të punimeve të Kuvendit të Parë të Studimeve Albanologjike. “Prof. Buda, – tha dr. Çina, – u ul rastësisht pranë meje”, dhe në bisedë e sipër, duke ditur se prof. Çina ishte nga Berati, i tha se edhe ai vetë nuk ishte nga Elbasani me origjinë, por nga Berati.
“Nga Berati, – i tha ai, – kam pasur gjyshin tim, i cili ka pasur edhe shtëpinë e tij diku në kala, por nuk e di tamam se ku”. Prof. Çina, që siç duket e dinte këtë gjë, iu përgjigj duke qeshur: “Shtëpinë ta tregoj unë, profesor, se edhe unë nga nëna Buda jam”. “Ashtu! – i tha prof. Buda i çuditur, – pse, edhe ju Buda jeni!?” Kështu filloi edhe biseda midis tyre. “Gjyshi im, – filloi të tregojë prof. Buda, – njihte disa gjuhë të huaja dhe ka punuar ca kohë në Berat me një doktor nga Napoli; atëherë ishin vite të vështira për shëndetin e popullit dhe doktori bënte vizita dhe u rekomandonte ilaçe njerëzve të sëmurë. Këto ilaçe ishin barna popullore dhe këto i mblidhte gjyshi im”. “Më pas, – vijoi dr. Çina, – doktori e tërhoqi në Napoli gjyshin e Budës dhe atje ai kreu studimet e larta në mjekësi. Kur do të kthehej në Shqipëri, doktori e pyeti:
-Ku do të shkosh tani?
Gjyshi i Budës i tha se do të kthehej në Berat.
-Jo, – i tha ai, – në Berat njerëzit të njohin si “njeriu që u jepte barna nga doktori”, prandaj bën mirë të shkosh në Elbasan; atje njerëzit do të të njohin si doktor dhe kjo ka shumë rëndësi për një mjek të ri. Dhe kështu ndodhi; gjyshi i prof. Budës nga Berati filloi punë si doktor në Elbasan...”

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com