Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

A MUND TË KETË NJË TËRMET TË TRETË?


Një hamendje, por edhe disa prova.

Publikuar në FB në 1 dhjetor 2019

Kur ra tërmeti i 21 shtatorit 2019 u krijua përshtypja se ai qe vetë goditja kryesore, aspak një paragoditje. Tashmë pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili po konsiderohet si goditja kryesore, ai i dy muajve më parë u ricilësua si paragoditje.
Sismologët tanë, të cilët me ndërhyrjet e tyre po ndihmojnë shumë në kuptimin sa më shkencor të gjendjes së rëndë të krijuar prej 51 viktimave dhe dëmeve të mëdha në banesa, nuk i hapën vend këtij “konflikti” logjik, prandaj secili prej nesh tanimë mund të hamëndësojë se edhe tërmeti i 26 nëntorit nuk është gjë tjetër veç një paragoditje në një zonë sizmike tepër agresive historikisht.
Kjo do të thotë se nuk përjashtohet dot gjasa që goditja e vërtetë, ajo kryesore, të jetë më pas, në javët apo muajt e pritshëm dhe për rrjedhojë të ketë një ngarkesë më të madhe të tronditjes së tokës.
Duke qenë se për tërmetin e 21 shtatorit pata besuar se nuk qe paragoditje, por mirëfilli goditje, si mjaft bashkëkombës që me shkrime komunikojnë me opinionin publik, atë e quajta “Tërmeti “i mirë”, duke e argumentuar se pa vrarë asnjë shqiptar na paralajmëroi për marrje urgjente masash.
Pamë se përveç ndonjë paralajmërimi për shtrëngim cilësor të përgjegjësisë për ndërtimet, asgjë e rëndësishme, siç po veprohet tani, nuk u bë atëherë.
Kjo temë, lutem, po të jetë e mundur të bëhet qetësisht objekt studimi i sismologëve (përse nuk u dëgjua këto ditë të ndërhynte Qendra Sismologjike Shqiptare apo është e vërtetë fjala e përhapur se ajo është mbyllur shumë mote më parë?).
Duke u këshilluar me INGV (Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe të Vullkanologjisë të Italisë në Napoli, më të mirin që ka ai vend, po ju paraqes një informacion njohës shumë të shpejt për dinamikën jo fort normale të kësaj tronditjeje toke, të quajtur historikisht në kronikat historike të eurokontinentit si “Tërmeti i Durrësit”.
Një ditë para 21 shtatorit, në datën 20, Italia ka pasur disa tërmete më pak se 3 shkallë richter. Në bregdetin tonë sizma e parë erdhi e papritur pasdite (ishte 5.8 ballë) dhe pas dhjetë minutash ende e fortë, 5.3. Vetë Italia në krahinën e Salernos po këtë ditë, afër orës dhjetë të natës, përjetoi një tërmet 4.3 ballësh.
Në ditët e tjera ka pasur sismë të fortë, nga 6.5 deri në 6.00, në Indonezi, Kili, Turqi, në Oqeanin Indian, në Kretë (5.3) dhe në Porto Riko etj. Tetori relativisht më pak i ngarkuar, por ashtu edhe fillimi i nëntorit. Bienë në sy tërmete mbi 6 ballë në ishujt Filipine (6.5 kryesisht), por edhe në Rusi e disa ishuj oqeanikë.
“Tërmeti i Durrësit” në Shqipëri zgjohet në mëngjesin e 26 nëntorit, sipas INGV me 6,2 ballë. Ndërkohë një orë më parë shënohet se atë e ka paraprirë dhe paralajmëruar një 4.4 ballësh. Pastaj për INGV vijon e spikatur data 26 nëntor me 11 tronditje të forta toke (ka edhe një 5.3 ballësh në Bosnjë), data 27 me spikatjen në Shqipëri të një tërmeti 5.4 (në ishullin Kreta një 6.00 ballësh), data 28 me dy, por nën pesë ballë.
Në ditët 30 nëntor dhe 1 dhjetor në listën e tërmeteve në Itali dhe botë, rasti shqiptar sipas INGV nuk tërheq vëmendje, me sa duket si një dukuri që nuk paraqet më alarm.
Pra gjykohet se jo vetë dukuria tërmetore është në rënie të shpejtë, por, duke i besuar vetë drejtorit të INGV-së, dëgjuar prej meje para dy ditësh në kanalin e dytë të Radio Televizionit Italian RAI, ai qe shumë i bindur se sizma e 21 shtatorit ishte paragoditje, kurse kjo e 26 nëntorit qe goditja kryesore, e shoqëruar natyrshëm me pasgoditje të forta.
Sipas tij, cikli i kësaj here i “Tërmetit të Durrësit” mbyllet këtu, çfarë do të thotë se nuk pritet një goditje e trete me të njëjtën origjinë burimi.

Ylli Polovina

Tiranë, pasdite e 1 dhjetorit 2019


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com