Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

PËR MEMORIALIN TURK NË TIRANË


Publikuar në FB në 11 gusht 2019, ora 15.00

Më në fund pasi rreth saj qeveria dhe bashkia e Tiranës mbajtën një heshtje të plotë dhe ngjarja u vetëzbulua prej ceremonisë së palës turke, sapo u prononcua vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Ai mes të tjerash tha se \"Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën”.
Kjo deklaratë është një mosshpjegim, madje edhe qëndrim shpërfillës e njëherësh tallës ndaj bashkëkombësve që u shprehën kundër. Si qytetar unë jam me shumicën e tyre, sepse këtë herë patriotët bërtitës apo fals qenë shumë të pakët. Shumica janë të shqetësuar sinqerisht për sovranitetin moral të atdheut të tyre. Kronika e historisë së Shqipërisë këtë debat pozitiv në mbrojtje të identitetit kombëtar do ta regjistrojë si nga më të drejtët dhe më të ndershmit.
Turqia, si shtet dhe si komb, në periudhën qemaliste, por edhe më pas, meriton nderim të madh për mbrojtjen që i ka bërë shqiptarëve. Ky vend hyn në aleatët tanë të parë strategjikë, ku në krye janë SHBA, BE, Italia, Gjermania dhe Austria....
Grushtin e shtetit e kam ndjekur live në tv nga stacione të huaja televizive dhe e dënova që ato çaste si përdhunë terroriste, po ashtu ndoqa edhe kundërveprimin e presidentit Erdogan me mijra të arrestuar, përfshi edhe gazetarë, çfarë kaloi çdo masë demokracie.
Ata turq të thjeshtë që ranë për të mbrojtur atdheun e tyre edhe pse ky moment rastisi me periudhën e Erdoganit, janë të mos harruar kurrë, sepse janë vërtetë dëshmorë.
Kundërshtimi im është se në truallin shqiptar duhet të nderohen ata të huaj që në një farë mënyre kanë lidhje me Shqipërinë, janë bij etnikë të saj apo kanë jetuar si ardhës këtu. Është gjest madhështor tolerance fakti që tek kodrat e Liqenit në Tiranë kanë parcelë varrezash edhe gjermanë pushtues të vendit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dëshmorët e nderuar turq nuk kanë asnjë lidhje me historinë tonë, për rrjedhojë nuk është e drejtë t\'u përkushtohet një memorial në truallin tonë, veçanërisht në një vend të gjithdukshëm publik.
Çdo përgjigje apo shpjegim si ai shpërfillës i porsadhënë nga kryetari i bashkisë së Tiranës fsheh më së paku një veprim servil e dhe më e mundshmja një gjest tinzar gjeostrategjik kundër traditës tonë.

Ylli Polovina

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com