Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Skenderbeu kthehet ne Turqi, tashme shkencetar

“Korrieri”, 30 maj 2006


Ka ndodhur që shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin për një çerek shekulli në njëqindvjeçarin e pesëmbëdhjetë, duke qënë ndër mbrojtësit më të paepur të kontinentit evropian dhe të besimit të tij të krishterë, u regjistruan në histori edhe si armiqtë më të përbetuar të Perandorisë Osmane. Ndërsa Skënderbeu më 17 janar 1468 ndërroi jetë, princesha Donika me të birin e vetëm trembëdhjetëvjeçar, Gjonin, kapërxyen detin dhe u vendosën në trojet italike, në Mbretërinë e Napolit. Ay e kaluan jetën mes oborrit të mbretit Ferdinand i Aragonës dhe pronave të tyre në Pulia. Gjoni dhe i biri i tij Ferrante i vijuan përpjekjet e Gjergj Kastriotit për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi turk por nuk ja dolën dot. Më pas gradualisht Kastriotët e vendosur si emigrantë politikë në trojet italike, me ndryshimin edhe të shumë rrethanave në këtë gadishull, nuk lënë më gjurmë bëmash historike si stërgjyshi i tyre, kurse rezistencën kundërosmane në Shqipëri e morën përsipër emra të tjerë, të cilët jetonin në këto troje. E megjithëse në afro pesë shekujt e jetës nën sundimin osman mes shqiptarëve nuk kanë qënë të paktë të mosnënshtruarit nga Turqia si edhe ata që nga ana tjetër u bënë deri edhe kryeministra të spikatur të kësaj perandorie, pas shpalljes së shtetit tonë të pavarur më 1912 e deri tani ka ndodhur një çudi. Në mënyrë konstante Shqipëria e pavarur e konsideron Turqinë republikane si një shtet aleat të rendësisë së veçantë pa hequr asnjë grimë dorë nga statusi që ka dhënë në mënyrë të palëkundur Gjergj Kastriot Skënderbeut si heroi kombëtar numër një. Se si antiturku i papajtueshëm me luftën e tij çlirimtare la pas edhe hapësirë diplomatike që shqiptarët të lidhen e ngjizen me turqit në një miqësi të pandashme, kjo është një nga ato mrekullitë që meritojnë shumë vëmendje publike, por thelbi i kësaj “hyrjeje” në këtë shkrim ishte nevoja që lexuesit t’i bëhet sa më e lehtë kuptimi i ngjarjes që do të rrëfejmë më poshtë.
Ajo ka të bëjë me një nga pak stërnipërit autentikë të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Itali, mjekun dhe shkencëtarin radiolog Alesandro Castriota Scanderbeg (në tingëllimin e gjuhës tonë Aleksandër Kastriot Skënderbeu).
Jo vetëm politikisht, por edhe për mjaft arsye të tjera Kastriotët e emigruar në Itali, pra këta arbëreshë me origjinë fisnike të shquar, pasardhës të një dere princërore, vazhdimisht ndaj Perandorisë Osmane do të ushqenin një ndjenjë konstante jomiqësie. Nuk u vërtetua ndonjë ndryshim shumë i madh në opinionin e tyre edhe pasi grehina e vjetër e perandorisë u rrëzua nga mëkatet e saj dhe nga burri i shtetit Qemal Ataturk, duke u krijuar kështu Turqia moderne. Në dekadat e mëpasshme Kastriotët e vërtetë e kanë përshtatur gjykimin e tyre me zhvillimet e reja botërore dhe duke qënë se vendi i madh i Lindjes së Afërme mbeti pjesë e Aleancës Atllantike dhe si organizim shoqëror zgjodhi një sistem i hapur demokratik, pasardhësit e Skënderbeut e kanë zbutur dhe më në fund zbuar gjykim-paragjykimin e tyre të mëparshëm. Kastriotët përgjithësisht kanë qënë mospajtues me regjimet totalitare siç ishte fashizmi në Itali dhe komunizmi në Shqipëri. Gjatë bolshevizmit shqiptar ata duke i prerë raportet me të qendruan larg Tiranës zyrtare të para vitit nentëdhjetë të shekullit të shkuar. Një rrethanë e tillë megjithatë nuk ka arritur të lehtësojë e kompensojë raportet e tyre shpirtërore me Turqinë. Të dy palët, Kastriotët dhe Turqia, janë ndjerë të qetë duke qendruar në shpinë të njeri-tjetrit. Dihet tashmë se në Ankara e Stamboll, përveç në punën e ndonjë studjuesi të rrallë vendas, gjurmët e Gjergj Kastriot Skënderbeu janë plotësisht të harruara e të fshira. Janë shqiptarët që në vendin e tyre dhe madje në Turqinë moderne mbajnë mbi piedestalin e nderimit liderin e tyre historik.
Duke qënë se ngjarjet kanë rrjedhur kështu, pra që shqiptarët ndihen popull i dashur për turqit dhe hyjnë e dalin lirisht në vendin e madh të pasperandorisë osmane, nuk ndodh kjo gjë me Kastriotët e vendosur në Itali që prej pesë shekujsh e gjysëm. Kur së fundi e pyetëm Alesandro Castriota Scanderbeg nëse kishte lidhje profesionale me ndonjë koleg turk ai dha këtë përgjigje të edukuar “Për fat të keq nuk kam kontakte as me shkencëtarë dhe as me botues turq”. Më pas vijoi “Po të kem informacione të tjera rreth mundësive të kontaktimit me Turqinë do t’ju informoj”.
Kanë kaluar tre muaj nga ky çast dhe detyrimisht edhe të tjerë do të rrjedhin. Fizikisht shkencëtari radiolog Alessandro Castriota nuk ka realizuar akoma ndonjë kontakt me kolegë të tij turq, ndërsa dihet që në Turqi ekziston në nivel të lartë një shërbim i tërë shumë i përparuar shëndetësor. Sepse ekziston ky realitet ka ndodhur që në disa prej librarive më kryesore të këtij vendi ka nisur të shfaqet e të blihet nga profesionistët libri i stërnipit të Skënderbeut. Ai titullohet “Abnormal Skeletal Phenotypes” (“Raste skeletore jonormale”). Këtë të dhënë doktor Alessandro nuk e dinte dhe me gëzim ia bëmë të ditur ne. Lajmin ai e priti ngazëllueshëm, veç pa bërë shumë potere gëzimi, natyrë kjo e tij. “Abnormal Skeletal Phenotypes” jo vetëm blihej në Turqi, por edhe një nga website-t më të njohura të librave në këtë vend “Izmir Tip Katabevi” i bënte reklamë të dukshme. Emri i autorit shkencëtar ishte vënë i plotë Castriota-Scanderbeg, Alessandro.
Kështu Skënderbeu “i padëshiruar” sepse e luftoi ashpërsisht pushtimin osman, gjashtë shekuj më parë jetuar e i stërvitur në Edrene në shkollën më prestigjioze ushtarake të kohës, atë të Jeniçerëve dhe më pas braktisur sulltanin, kishte rihyrë në trojet e ish-perandorisë me veshjen e një shkencëtari. Nuk kishte hyrë me shpatë, por me një libër në dorë. Dhe Stambolli, Ankaraja, Izmiri e pritën. Eshtë kohë tjetër, kohë evropiane. Kur njëherë e pyetëm Alesandro Castriota Scanderbeg se çfarë mendonte për mundësinë e eurointegrimit të Republikës së Turqisë ai nuk u mendua gjatë. E kuptoi që pyetja jonë ishte një test jo thjesht për një qytetar italian dhe evropian siç ishte ai, por edhe sepse e kaluara në familjen e tyre pashmangshëm kishte lënë gjurmët e renda të së shkuarës. Ajo që radiologu Alessandro tha ishte shumë më optimiste se ajo që shqiptojnë jo pak qytetarë të Bashkimit Evropian për këtë temë. Ai nuk e konsideronte punë të kotë e ca më pak të dëmshme eurointegrimin e Turqisë, por kishte një merak: a do të mundej që përshtatja e kulturës turke të ishte e plotë me atë të qytetërimit evropian.
Librin “Raste skeletore jo normale” stërnipi i Skënderbeut e ka hartuar bashkë me kolegun e tij italian Bruno Dalapikola. Bëhet fjalë për një vëllim me afro njëmijë faqe, lendë të cilën e kemi parë me kohë që kur ishte dorëshkrim. Libri u pëlqye dhe u botua nga Springer Verlag në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar dhe u prezantua në SHBA në një takim të madh mjekësh nga e gjithë bota. Që prej këtij çasti libri shitet në të gjithë globin dhe duke qënë krijesë diturie ai blihet kryesisht nga mjekë të specializuar. Kjo është një nga arsyet që çmimi i këtij botimi të thellë në përmbajtje, por vizualisht edhe mjaft luksos shitet nga një vend në tjetrin me çmimin nga 110 deri edhe tek…549 dollarë. Me kohë disa revista evropiane, përfshi edhe një çeke, i kanë bërë reçensione të posaçme.
Shkencëtari Alessandro Castriota Scanderbeg nuk e ka rastin e parë që në fushën e tij tërheq vëmendjen e botës akademike. Më 27 maj 2003, ndërsa punonte në Romë pranë Fondacionit Santa Luçia, në thelb Institut për Kërkime dhe Kurime Neuroshkencore, paraqiti pranë Akademisë Ndërkombëtare të Verërave një eksperiment të tij. Pasi vëzhgoi 14 burra, shtatë konsumatorë të zakonshëm të verës dhe shtatë të tjerë ekspertë të testimit të cilësisë së verërave, rezultoi në mënyrë mjaft të argumentuar shkencërisht se profesionistët e provimit të verërave përdornin gjatë testimit mjaft dukshëm më shumë inteligjencë dhe emocion.
Këto muaj Alessandro me librin e tij bëri që Skënderbeu më në fund të kthehej në Turqi dhe pas kësaj ngjarjeje asgjë e potershme të mos ndodhte. Sigurisht nuk pritej ndonjë protestë zyrash apo shoqatash të ndryshme nacionaliste. Alessandro Castriota Scanderbeg hyri qetësisht, me diturinë e një libri. Nuk hyri si gjeneral, por si shkencëtar nga Bashkimi Evropian. Nuk kishte gabuar stërgjyshi i tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kur kishte mbrojtur me çmimin e lartë të rezistencës gjer në pikën e fundit të gjakut, eurokontinentin amë.
Kur vitin e shkuar, në fundnentor, Alessandro u nis për të marë pjesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimin ndërkombëtar të neurologëve zjente nga dëshira që 28 nentori, dita e shenjtë kur shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, ka përjetonte ndërsa prezantohej në atë takim libri i tij. Por kjo nuk ndodhi, takimi u shty dhe u bë më 2 dhjetor. Njëzetë e tetë nentori e zuri stërnipin e Skënderbeut në aeroportin e Milanos, duke pritur avionin e rradhës për në SHBA. Prej andej ai nisi drejt Shqipërisë urimin e tij.


Ylli Polovina

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com