Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 1)
BEFASUESE: EKZISTON NJĖ PAMJE E PESTĖ PĖR SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ DHE NGRITJEN E FLAMURIT
KORĒARĖT NĖ REVANSH PĖR PRONĖSINĖ E FLAMURIT TĖ PAVARĖSISĖ
AS FOTOGRAFI PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912, AS AUTORĖ PĖR FOTOT E BĖRA EDHE NJĖ JAVĖ MĖ PAS
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Te japesh per Skenderbeun apo te marresh prej tij?

Korrieri 18 mars 2005

Polemika e fundit per vertetesine apo jo te armeve te Skenderbeut te ruajtura ne Muzeun e Vjenes ben te qarte se si ne kete bote e ne kete Shqiperi nuk shterrojne kurre ata qe ushqehen rehatisht mbi shpine te te tjereve. Mjafton te kesh nje emer e sidomos nje veper. Mbi emrin e bemen e Gjergj Kastriotit nuk kane munguar, qe prej castit kur nderroi jete, pervetesuesit e tij. Kane qene nje lukuni me \\\"sternipa\\\" e \\\"stermbesa\\\" false, bashkeluftetare te shpikur, pasardhes te sajuar, trashegimtare mashtruese. Gjashteqind viteve te fames se tij nuk u kane munguar as shkrimtaret e paguar per te legjitimuar ndonje pinjoll te paligjshem as edhe dokrataret, ata qe nuk dine asgje rreth Skenderbeut e megjithate flasin gjithe diten.

Perpjekja per ta nderuar

Mirepo gjer sa u mberrit qe kombetarisht shqiptaret dhe drejtuesit e tyre ne qeverisje ne Tirane, Prishtine, Shkup apo Podgorice te njemendesoheshin per te shpallur vitin 2005 si Vitin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, u desh jo pak mund. Ne mes te marsit, tashme nuk ka fort kohe per te harrxuar dite me dyshimin e padokumentuar kurre se perkrenarja dhe dy shpatat e tij te ruajtura ne nje nga muzete me te njohur te botes, jane false. Nuk mund te realizohet ndonje kontribut i ri per Skenderbeun ne rast se ndokujt i hipen ne koke te rrezoje brenda disa minutave nje pune te tere kolosale studimore te dhjetra historianeve te spikatur ne njohjen e dokumentuar te jetes e vepres se Heroit Kombetar. Do te ishte i pranuar cdo lloj rishikimi e cmitizimi i vepres dhe i jetes se Gjergj Kastriotit, vec i ndermarre brenda logjikes se paraqitjes se nje prove te re te dokumentuar. Vetem pastaj le te deshmojne para opinionit publik se me ne fund e kane gjetur te verteten e tyre, e cila mund te kete brenda vetes te gjitha me te papriturat e me te paparafytyruarat. Pershembull se Skenderbeu na paska qene sllav opo sllavo-shqiptar. Se ishte thjesht nje fshatar periferie, por qe pati fat dhe i eci. Se ishte individ shume egoist dhe lakmoi te behej mbret. Se nuk vdiq nga ethet, por e helmuan njerez te Republikes se Venedikut. Apo se zeheri vrases i erdhi nga Vatikani.

Por nuk eshte as rishikim dhe as cmitizim pozitiv perpjekja per ta carmatosur Skenderbeun dhe refuzuar vertetesine e perkrenares se tij historike. Ai eshte thjesht nje shvleresim i tij. I bere ndoshta jo me keqdashesi te posacme, por me protagonizen naiv.

Po mbyllen tre muajt e pare te vitit te Gjergj Kastriotit dhe kane filluar te duken qartas jo vetem ato institucione qe po rrine indiferente para kesaj ngjarjeje te madhe, por edhe emra te vecante individesh prej te cileve pritet shume. Tashme dallohen ata qe po bejne per Skenderbeun dhe ata qe po marrin apo perfitojne prej pervjetorit te tij. Dhe ne kete rast te fundit nuk e kemi thjesht shqetesimin per nje gazetare te Radiotelevizionit italian qe, duke mbajtur mbiemrin Kastriota e duke mos qene fare nje Kastriote, trajtohet institucionalisht si nje pasardhese e Skenderbeut. Meraku i gjithsecilit shqiptar eshte qe viti 2005 te sjelle risi e gjera te reja per Heroin tone kombetar. Te gjithe duam qe viti i tij te mos kaperxehet me monotonine e idese se te gjitha zbulimet per te jane bere. Apo se ja kemi bere te gjitha nderet dhe tani nuk kemi mundesi tjeter vec t\\\'ja perserisim ato me po aq respekt. Renia ne nje vit perkujtimi rutinor do te ishte demi me i madh qe do t\\\'i benim vetvetes. Jo Gjergj Kastriot Skenderbeut. Jemi ne qe kemi patur e ca me shume kemi mjaft nevoje sot per te. Jemi ne tek dyert e Evropes, Gjergj Kastrioti ka gjashte shekuj qe eshte ngulitur ne zemer te kontinentit.

Ata qe po punojne

Kur Sabri Godo ben te ditur se po ripunon librin e tij kryeveper per Skenderbeun dhe shpjegon se nga ky proces romani i tij historik do ta njerezoje edhe me shume figuren e Heroit, kjo eshte nje risi. Ky eshte nje kontribut i ri i tij. Eshte nje vlere e re. Te njejtin kumt jep ai edhe kur thote se do te largoje nga faqet e librit ekzaltimet me shifrat e numurit te ushtrise otomane te mundur ne Shqiperi. Prej kohesh brezat e rinj bashkekombas ne kete shekull te informacionit te shpejte dhe real- ndjejne merzi kur hiperbolizohen njerez dhe ngjarje. Shifra 200 apo 300 mije ushtare turq te deshtuar perreth Krujes dje, ne shekullin e Marin Barlecit, bente pjese te natyrshme ne kulturen romantike te kohes. Ne vitin 2005 ajo tingellon nje demagogji e paster nacionaliste.

Kur Ismail Kadare edhe njehere rilevon profilin proevropian te Gjergj Kastriotit nuk e ben kete gje per lakmira politike te dites. Ai nuk ka dale deri tani ne ndonje fushate zgjedhore per te mbledhur vota. Kadare kembengul se sherbimi i ri qe mund t\\\'i jape atdheut te vet Skenderbeu eshte te na ndergjegjesoje edhe me se per te hyre ne Bashkimin Europian luftohet e nuk pritet. Sakrifikohet dhe nuk enderrohet me sy hapur. Qe te te shkoje emri i mire gjer ne zemer te kontinentit e te ndihet ne Bruksel si ne shtepine e tij do te duhet shume mund e perpjekje. Keshtu veproi Gjergj Kastrioti dhe ndodhi qe me emrin e statujat e tij shenohen iteneraret e shume kryeqyteteve te medhenj te eurokontinentit.

Kur Moikom Zeqo here pas here i ben te ditur opinionit per nje statuje te re te Gjergjit ne Pulia te Italise apo per gjurmet e nje vule te re te tij sjelle nga Danimarka, kur fton ne mjediset e Muzeut Kombetar koleksionisten me te madhe te librave per Gjergj Kastriotin apo shpjegon hollesi rreth nje ekspozite te mundshme te heraldikes se rreth pesedhjete familjeve fisnike te mesjetes, nuk deshmon gje tjeter vec pasionin per t\\\'i shtuar te rene Vitit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Sabri Godo, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Shaban Sinani, Aurel Plasari e deri Luan Rama ne Unesko, ne Paris, kerkojne ta shpetojne heroin tone kombetar nga veprimi i rutines ceremoniale. Kjo fryme e fundit akoma vijon te ndihet ne mjediset e disa institucioneve shteterore.

Kur kryeministri Fatos Nano, pasi shpall me vendim te kabinetit te tij celjen e ketij viti dhe me pas ben te ditur se qeveria nisi sponsorizimin e botimit te korpusit te madh ne dhjete vellime te historianit te shumenjohur Kristo Frasheri, kushtuar jetes dhe vepres se Skenderbeut, deshmon patjeter se eshte mjaft i ndergjegjshem per rendesine e vecante kombetare te perkujtimit te gjashteqindvjetorit te lindjes se Heroit. Duke qene edhe vete nje politikan i dekoruar nga Presidenti me urdherin e larte Gjergj Kastriot Skenderbeu ai mund te beje shume per te realizuar nje vit te vecante dhe origjinal. Deri tani rezulton se kremtimet me te bujshme e me seriozet shqiptaret i kane realizuar ne periudhat autoritariste te Ahmet Zogut dhe totalitare te Enver Hoxhes. Nje periudhe e re e pluralizmit me nje jetegjatesi te qendrueshme (deri tani 15 vjecare) do ta mbante shume mire si embleme kuptimplote te saj nje kremtim konkurues me te dy regjimeve.

Ne ndjekje te Kastrioteve

Kur regjizori televiziv Namik Ajazi dhe kolegu i tij Engell Ndocaj ne prill 1999, te gjendur per pak dite ne Firence me pergatitjen e nje dokumentari per emigracionin, moren urdherin nga drejtori i tyre i atehershem Eduard Mazi te mos ktheheshin ne Tirane pa kaluar njehere nga Napoli e intervistuar njeriun me emrin Xhorxho Kastriota, nuk e dinin se ne nje fare menyre po benin histori. Plaku thinjebardhe, te cilin menjehere e vune ne qendren e dokumentarit te tyre popullor \\\"Nje emer qe nuk shuhet\\\" ishte nje pasardhes i vertete ne linje mashkullore i Gjergj Kastriotit. Nuk ishte fals. Kete gje e deshmojne tashme te gjitha dokumentat e mundshme. Ai ishte sternip i Akilit, i njerit prej djemve te Ferrantes, djalit te Gjon Kastriotit. I biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut ishte duke dhe jetonte prane oborrit mbreteror te Napolit. Engjell Ndocaj dhe Namik Ajazi kishin bere nje gjetje, nje zbulim. Dokumentari i tyre ekspozoi para shqiptareve nje te moshuar me mall te ndezur per vendin e tij. Xhorxho Kastriota ishte edhe nje anetar i larte i Urdherit te Maltes, pra nje fisnik i ndritur me influence. Namik Ajazi do t\\\'i shkonte gjer ne fund risise qe kishin zbuluar. Ndersa ne Lece pergatiste nje dokumentar per trajtimin e klandestineve shqiptare te ardhur nga Kosova gjate luftes e te strehuar perkohesisht ne qendrat e pritjes se bregut te Otrantos (telereportazhi \\\"Kronike me te ikurit nga lufta\\\"), Ajazi ndesh Xhorxho Kastriotin. Ky, edhe pse shtepine e tij keshtjellez e kishte ne Napoli, ne Lece kishte shkuar per te ndihmuar bashkekombasit e vet te shperngulur nga lufta. Nje dite me pas Namik Ajazi do ta \\\"ndiqte\\\" Xhorxhon ne Bari, ne kishen kryesore te qytetit, Shen Nikolla, ndersa drejtonte nje mbledhje te gjere te misionareve te Urdherit te Maltes me objekt grumbullimin e ndihmave per Kosoven. Xhorxho ka dhene ndihma edhe per rikonstruksion shkollash ne Shqiperine e Veriut. Pa kete kontribut te gazetareve te sipercituar dhe te Televizionit Shqiptar do te dukej ende i zbrazet ky vit i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Madje ai duhet te \\\"mbushet\\\", per fat te keq, edhe me lajmin e hidhur se njeriu i mire Xhorxho Kastriota vdiq nente muaj me pare. Nderroi jete mes heshtjes tone, me 2004, por kjo gje nuk duhet te ndodhe, pa ja nderuar kujtimin, me 2005, ne vitin e stergjyshit te tij.

Ky Vit i Gjergj Kastriot Skenderbeut kercenohet nga rutina. Deri edhe mjeshterit private vijojne te tregetojne po ato lloje statuetash te tij. Nuk gjen nje krijim te ri te hedhur ne treg, nuk ka distinktiva me portretin e Heroit dhe me devizen fatlume te vitit 2005, si kryevit i 600-vjetorit te lindjes se tij.

Jemi vendi e populli qe kemi bere vetem nje film per Skenderbeun, madje edhe ate me sovjetiket e viteve pesedhjete te shekullit te shkuar. Nje film i ri per Gjergj Kastriotin nuk po behet as ne Tirane dhe as ne Prishtine, ai po realizohet pertej Adriatikut, ne Itali, nga regjizori Roberto de Feo.

Fan Noli e ka quajtur Skenderbeun \\\"kampion te lirise\\\". Ishte ne SHBA kur krijoi librin e tij kushtuar Gjergj Kastriotit dhe beri kete percaktim. Ne Shtetet e Bashkuara, sic dihet, e kuptojne shume mire lirine dhe vleren e saj. Per te marre nje deshmi te tille mjafton te shkosh edhe ne kryeqytetin tone ne mjediset e Bankes Shqiptaro-Amerikane. Atje ne ballin e hollit te saj kryesor do te dallosh nje steme te Bankes. Pastaj ne te majte te saj eshte pikturuar Statuja e Lirise. Ne te djathte gjendet i vizatuar momumenti ne Tirane i Gjergj Kastriotit.

Ylli Polovina

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com