|
HAJRI NUHU: Kumtesë e mbajtur në promovimin e librit Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka
Hajri Nuhu
Kumtesë e mbajtur në promovimin e librit Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka, mbajtur në sallën Odeon të Teatrit të Durrësit në 28 maj 2019.
Të nderuar pjesëmarrës! Miq të nderuar të familjes Butka! Anëtarë e simpatizantë të shoqatës Tomorri!
Faleminderit që erdhët në një veprimtari të vecantë! Zakonisht ne promovojmë vlera të trevës sonë,kryesisht të Skraparit. Këtë herë është fjala për një fshat,për një derë të madhe,për një personazh historic joskraparlli.Dikush që dëgjoi për librin Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka do të më thoshte: Po cne ne me Butkën? .Në pamje të parë edhe nga larg emri I këtij fshati të ngacmon,të vë në dilemë,të nxit kërshërinë,të fton në debat dhe në fund të fundit të thërret që të lexosh historinë e saj.Pas kësaj je më në gjendje të japësh një përgjigje dhe unë këtë po bëj.
Fati i familjes Butka ,fati kolonjarëve,i skraparllinjve eshtë fati I Shqipërisë sonë,një fat që shpesh shkon në kufijtë e tragjikes.Historia e këtij fshati me 12 shtëpi të intrigon ,por edhe të bën të reflektosh,të frymëzon ,por edhe të nxit për të parë përpara.Ndaj shoqata nuk e parcelizon historinë se vetë misioni i saj është përbashkues si vetë emri që ajo mban..Ajo promovon cdo vlerë shqiptare pa kufij gjeografikë
Në fakt kufijtë gjeografikë mes trevave i shembën kapedanët e ceshtjes kombëtare.Në fëmijëri im atë po edhe të tjerë këndonin:
Në konak thërret tellalli
Thërret Sali Kapedani
Djema na thërret vatani
Të shpëtojmë nga junani !....
Plaku i Butkës patrioti i madh e i mencur Sali Butka luftoi nëpër Tomorricë e Skrapar.Ai bashkoi zemrat dhe armët me ta. Historia thotë së dyqind djemtë nga më të mirët u nisën për të mbrojtur Korcen Ja dhe kjo është një arsye që mblidhemi
Por edhe kapedanët skraparllinj luftuan edhe në Kolonjë.
Butka dhe Skraparin i lidhi edhe miqësia.Dera e madhe e tyre lidhi miqësi me Dostët e Zaloshnjës edhe kjo një derë e dëgjuar e me histori.Vajza e patriotit Mahmut Zaloshnja shkoi nuse në derën e tyre.Cilësitë e asaj gruaje fisnike rrezatuan dhe shërbyen si urë lidhëse mes dy krahinave ne dekadat që do të pasonin.Krijuesi Hekuran Zhiti në një poemë për Mahmut Zaloshnjën u thur himn butkallinjve.Vargjet : Plaku dha një sihariq
Dy shtëpitë u bënë miq
Miq na ka bërë ideali
Jo krushqia ,cupa ,djali.... janë mjaft domethënëse.
_Më vjen mirë të them që ky fshat i përket besimit bektashian dhe ata ashtu si ne kanë për tempull shpirtëror malin e hyjnive ,Tomorrin.Ata kishin dhe kanë apostull të besimit të tyre frashërllinjtë,Naimin,poetin e kombit.Në konakët e butkallinjve e skraparllinjve lexoheshin e mësoheshin përmendësh vargjet e tij.Në hejbetë e kuajve që vinin nga Kolonja në Zaloshnjë e gjetiu vinin dhe abetaret,ndërsa shumë skraparllinj e kishin mik të rrallë Petro Nini Luarasin. Me ta na lidhin edhe mikpritja,fjala e besa e dhënë.Kur familja kërcënohej gjente strehë te kapedanë si Ahmet Bala e Servet Zaloshnja,në Backë e Staraveckë,në tërë Skraparin.Më pas në periudhën e Luftës Nac-Clirimtare kapedanët e Butkës takonin patriotin e nacionalistin Mestan Ujaniku që e vlerësonin ,por edhe që i vlerësonte aq shumë për trimërinë e besën,për ndihmesën e tyre në cështjen kombëtare.Fati i Fetah Butkës dhe fati i Mestan Ujanikut ngjajnë si dy pika uji në periudhën e pasclirimit.
-Ajo që duhet theksuar është një fakt domethënës që del edhe në libër.Fetahu që jetoi e vdiq këtu në Durrës u respektua nga ata skraparllinj të kohës.Ata edhe pse me detyra ishin edhe ditën që ai ndërroi jetë.Kjo tregon se edhe pse ka njëlloj paragjykimi ndaj komunitetit tonë,ai tregoi vlera ,vlerësoi rrënjët e këtij burri,origjinën e miqësinë e derës së tyre me skraparllinjtë.
Me Butkën e Kolonjës nga bashkojnë edhe traditat,edhe kënga të cilën Fetahu e qante thonë bashkëkohësit,i bashkon edhe rakia e dollia që shoqëron mikpritjen e atyre trevave.
Ka edhe një arsye që është e rëndësishme.Librit është narrativ në mënyrën e të rrëfyerit.Ai është një roman i vërtetë historikë,por me përsonazhe të vërtetë ,reale.Në të ka përshkrime të bukura për Butkën e Kolonjën,ka episode që vijnë njëri-pas tjetrit e që ruajnë koherencën e që theksojnë mesazhin që Polovina kërkon të përcjellë.
Ndaj në fund falënderimi shkon edhe për Ylli Polovinën që është edhe dhëndërri i Skraparit tonë,por që është një yll i publicistikës e i fushës së studimeve.Një falënderim edhe për nipin e Fetah Butkës,per gazetarin Ilir Zhilla që besoi në një veprimtari të tillë tek shoqata jonë.Padyshim edhe per mikun tonë ,për Zylyftar Hoxhën një zë origjinal në gazetarinë e kohës të cilin edhe e urojmë për librin e fundit.
Faleminderit miq!
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|