Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 1)
BEFASUESE: EKZISTON NJĖ PAMJE E PESTĖ PĖR SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ DHE NGRITJEN E FLAMURIT
KORĒARĖT NĖ REVANSH PĖR PRONĖSINĖ E FLAMURIT TĖ PAVARĖSISĖ
AS FOTOGRAFI PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912, AS AUTORĖ PĖR FOTOT E BĖRA EDHE NJĖ JAVĖ MĖ PAS
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Karl Marksi dhe Gjergj Kastriot Skenderbeu

Korrieri, 28 shtator 2005

Ne përkujtojmë e nderojmë këtë herë 600 vjetorin e lindjes së Skenderbeut, “Aleksandrit” tonë të Madh, duke mos na shkuar përherë ndër mendje se përgjatë këtyre gjashtë shekujve, duke i hequr 63 vitet e moshës së tij, e gjithë pjesa pasvdekësore është një periudhë kaq e madhe kohore sa nuk përbën asnjë çudi që me të të jenë “takuar” të paktën tridhjetë gjenerata si edhe të gjitha llojet e regjimeve. Kështu me Gjergj Kastriotin kanë bashkëjetuar perandoritë, principatat, mbretëritë dhe qytetet republika, rilindasit dhe kolaboracionistët, feudalët dhe kapitalistët, demokracitë dhe diktaturat, fashistët dhe komunistët, Krishtërimi dhe Islami.
Që të gjithë janë përpjekur të sillen mirë me më të famshmin e shqiptarëve, me më karizmatikun e tyre, me njeriun që realisht dekadat e shekujt nuk ja zvogëlonin shtatin, por ja lartonin. Asnjë nga të gjitha sistemet shoqërore dhe regjimet nuk ka tentuar ta shpërfillë autoritetin e Skenderbeut, ta zvogëlojë. Ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Ai jo vetëm është përfillur, por edhe mitizuar. Madje e kanë formatuar e përshtatur sipas interesave të pushteteve të kohës. Gjithnjë Gjergj Kastrioti ka qënë më i fuqishmi, numuri një. Përherë të tjerët, monarkët, demokratët apo diktatorët, para tij në kujtesën e kombit kanë rezultuar numura dy dhe më poshtë. Ka qënë madhështia e figurës dhe e bëmës së Skenderbeut, e cila i ka detyruar të fortët e çdo kohe që të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta patur mirë me të. Në fund të fundit ai nuk ishte i gjallë që t’i konkuronte e rrezikonte në luftën për pushtet. Ishte thjesht një monument. Një jetë e shquar, por gjithsesi e gjallë vetëm pesë e kusur shekuj më parë.
Të gjitha arsyet e shendosha apo dhelpëritë më meskine kanë çuar për më të fortët në të njëjtin konkluzion: prej Gjergj Kastriotit mund të përfitohet. Një logjike të tillë nuk i ka shpëtuar edhe armiku më i madh i tij, perandoria islamike osmane. Mbi katërqind vitet e zgjedhës së saj vërtet kanë qënë një periudhë e gjatë përpjekjeje për t’ja shfarrosur Skenderbeut kujtimin dhe vetë shembullin e veprës, por po kaq i vërtetë është edhe fakti se nuk e kanë dëmtuar aspak as emrin dhe as veprën. Me padëshirën e tyre i kanë ndezur më shumë. Madje islamo-osmanët kanë qënë të detyruar t’i hapin e lëshojnë udhë ringritjes së shtatit të tij gjigand. Historianët shqiptarë me një talent e kembëngulje të veçantë, kryesisht nëpërmjet ditareve të udhëtarëve të huaj, kanë provuar se të paktën dy shekuj më pare, në kohën e pushtetit absolute turk, ka patur në qytetin e Lezhës një institucion publik nderimi për Skenderbeun. Ka ekzistuar një lloj mauzoleu popullor në vendin e varrimit të tij. Me roje tek dera dhe me vizitorë të ardhur nga brenda e jashtë vendit. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një figurë, të cilit vetë ushtarët dhe oficerët osmanë, sapo pushtuan Lezhën, i vrapuan për tek varri dhe secili mori nga një eshtër si hajmali për ta vënë në gjoks dhe kështu bërë i pavdekshëm, i paprekshëm nga tehu i shpatave dhe i majave të shigjetave. Ky trajtim prej shenjti i Gjergj Kastriotit edhe prej armatës së fuqishme të armiqve të tij përbën në kujtesën kombëtare mbase dëshminë më të lartë të nderimit të tij. Ai trajtim shenjtor i eshtrave mund të konceptohet si një provë mjaft më supreme se edhe monumentet apo muzetë tona për të.
Një gjigand dhe fitimtar i tillë, i cili në kohën e vet ishte takuar me të paktën dy papë dhe dy mbretër, më pas nëpërmjet mosharresës dhe kujtimit edhe me poetë e kompozitorë të mëdhenj të kontinentit, ndodhi që në shekullin e tetëmbëdhjetë të takohej edhe me një shtatlartë tjetër të historisë, mjaft të diskutuarin më pas nëse hynte apo jo në racën e fitimtarëve, me Karl Marksin. Këtë detaj e kanë zbuluar historianët tanë që pesëdhjetë e ca vite të shkuara. Njeriu që i ka dhënë pamjen dhe interpretimin më të plotë këtij “takimi” ka qënë vetë kryetari i Akademisë së Shkencave në vitet pesëdhjetë të shekullit të shkuar, profesor Aleks Buda. Kumtesa e tij për “takimin” Karl Marksi-Gjergj Kastriot Skenderbeu, kendvështruar për kohën si fatlum, është paraqitur në “Buletinin për Shkencat Shoqërore\\\", 1954, Tiranë. Trajtesa titullohet \\\"Marksi mbi luftën e popullit shqiptar kundër pushtimit turk dhe mbi Skenderbeun”.
Në këtë kumtim kryeakademiku i kohës ka shpjeguar rrethanat e kësaj ngjarjeje shumë të dëshiruar për regjimin komunist shqiptar. Tani, në vitin 2005 dhe në mes të një shoqërie të hapur, është shumë e vështirë t’ja shpjegosh një të riu se si në regjimin punist të të citonte pozitivisht Karl Marksi ishte ngjarja më e madhe dhe më e shenuar në këtë faqe të dheut. Për dishepujt e tij, marksistë-leninistët, Marksi konsiderohej vetë koka e botës. Ndërsa sigurisht e vërteta ishte dhe mbetet shumë më ndryshe.
Pra ky “takim i lumtur” Skenderbe-Marks sipas shkencëtarit tonë Aleks Buda nuk kishte ndodhur, ashtu si edhe mund të nënkuptohej në fillim, në Londër, në qytetin ku Karl Marksi kishte jetuar, punuar e bërë emër si arkitekt i \\\"socializmit shkencor\\\". Provat e takimit nuk ishin gjetur as edhe në ndonjë arkivë gjermane, troje ku ideologu i proletariatit kishte lindur. Gjurmët e takimit Gjergj Kastriot Skenderbeu-Karl Marksi ishin kërkuar dhe kapur, identifikuar, në një hapësirë tjetër të globit, në lindje të eurokontinentit, atje ku fillonte Azia. Ku niste edhe perandoria e parë dhe e madhe e krijuar mbi idetë Marksit. Gjurmët e “takimit” të supozuar u gjetën në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Dëshmitë nga studjuesi shqiptar ishin mbledhur në Moskë. Saktësisht në arkivin e Marksit dhe të Engelsit në Institutin moskovit Marks-Engels-Lenin. Ishte koha kur fuksiononte i quajturi \\\"kampi socialist” dhe në vend të arkivave të Perëndimit, pëlqeheshin zhbirrimet në ato të Lindjes.
E gjithë pasuria e gjetur kishte të bënte me disa shenime që Karl Marksi i kishte nxjerrë nga lexime librash historikë, mes tyre edhe “Historia e Përbotshme” e Ffiedriech Christoph Shlosser, i cili ka studjuar periudhën e shthurrjes feudale gjatë viteve 1300-1470.
Çfarë konkretisht shënon Marksi në fletoret e tij? Gjithnjë duke iu referuar kumtesës së kryeakademikut të kohës, njeriut të ditur Aleks Buda, e gjithë pasuria Karl Marks-Gjergj Kastriot Skenderbeu përmblidhet në këto fragmente:
\\\"Arseja kryesore e disfatës (së betejës së Nishit me Huniadin) ishte se sulltani Murati II ishte mbështetur tepër tek shqiptaret dhe në udhëheqësin e tyre (Skenderbeun). Në kohën e \\\"luftës së gjatë\\\" të Huniadit Skenderbeu së bashku me nipin e tij, Hamzanë, e braktisën ushtrinë turke, me ndihmën e një dredhie të egër pushtoi Krujën dhe u bë përsëri i krishterë…duke i vënë thikën në grykë efendiut turk që mbante vulën e sulltanit…I vrau pastaj të gjithë ata që e dinin këtë punë....ai u bë në këtë mënyrë zot i Krujës dhe i Shqipërisë së Epërme\\\".
\\\"Shteti osman është i vetmi shtet me të vërtete ushtarak i kohës së mesme\\\", \\\"në male ai u mori shqiptarëve kalanë e Krujës\\\".
\\\"Me 1389 nen Sulltan Muratin I turqit në fushën e Kosovës (Fusha e Mëllenjave) në Sërbi thyejnë forcat e bashkuara të serbëve, të boshnjakëve, të bullgarve, të vllehëve dhe të shqiptarëve\\\".
\\\"Më 1408 në fund të luftës venecianët morën për vete Shkodrën dhe Ulqinin si edhe kriporet e Shqipërisë\\\".
“Më 1446-47-48 Murati nuk mund t’i vërsulej Hungarisë me ushtrinë e tij, sepse atij i kanosej një mësymje nga krahët nga ana e Skenderbeut\\\".
\\\"1462-1467 përfitimin më të madh nga trimëria e Skenderbeut e patën venecianet\\\".
\\\"Skenderbeu shkoi në Romë tek Pavli II për të kërkuar ndihmë, por ky qelbanik ishte tepër kërnac për t’i dhënë atij para që të marë në shërbim ushtarë. Skenderbeu u kthye në vendin e vet pa arritur asnjë përfundim\\\".
Kaq janë të gjitha shënimet e Karl Marksit për Gjergj Kastriotin. Kjo është paketa e dëshmive për “takimin” mes tyre, të ndodhur në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë. Shkencëtari i njohur i zhvillimeve shoqërore në rendin kapitalist, por edhe arkitekti i ideve për përmbysje të sforcuara sociale, ka qënë i mendimit të palëkundur se invazioni turk ishte në kohën e vet \\\"rrezik për gjithë shvillimin evropian\\\". Ja përse, nisur edhe nga ky thelb, Marksi mendon mjaft pozitivisht për Skenderbeun dhe kryengritjen shqiptare. Parë në këtë kendvështrim “takimi” mes të dyve ka qënë e mbetet një ngjarje e shënuar dhe që mund të përmendet përherë pa asnjë paragjykim ideologjik. Pas rënies së merituar të diktaturës përherë shihet se si me statusin e vlerësuesit të Gjergj Kastriotit citohen që nga emrat më globalë e deri tek ata lokalë e provincialë, por asnjëherë Karl Marksi. Thua se ky shkencëtar është një ish-sekretar apo anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës. Nuk ka kurrkush të drejtën e zbatimit të ish-ligjit antikomunist 24/1 edhe tani, kur edhe vetë ky kundërligj nuk përfillet e zbatohet më. Përveç atij epitetit të rendë për Papën Pavli II, ndërsa dihet historikisht që ai ishte vërtet një dorështrenguar, në gjuhën e shënimeve të udhëheqësit shpirtëror të revolucioneve proletare dhe përgjakjeve sociale, nuk ka asnjë gjurmë tjetër të ideologjisë së tij.
Por ndërsa Karl Marksi si person dhe dijetar nuk e cenoi staturën e Gjergj Kastriotit, përkundrazi e rilevoi si emër me vepër globale proevropiane, rrjedha të tjera morën ngjarjet kur ai bashkëjetoi konkretisht me shoqërinë shqiptare të viteve 1944-1990 dhe grupin pushtetar në krye të fatit të saj. Kanë ngjarë disa gjëra interesante në “takimin” e Skenderbeut me këtë grup të vetëthirrur marksist-leninist.


Ylli Polovina





Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com