Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

1957, AMBASADORI SHQIPTAR ME AUTOMATIK NE BAGAZHET E TIJ PERSONALE
FILIP KASTRIOTI, NJĖ TELEGRAM URIMI PĖR ISMAIL QEMALIN
SKĖNDERBEU-AVION
POPA E FUNDIT
TĖ TJERA HOLLĖSI MBI TAKIMIN E KRISTAQ RAMĖS ME FAMILJEN POPAJ
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Gjendet ne Galatina te Italise nje steme e Gjonit

Botuar ne Shekulli, Ballkan, Korrieri


Me 600 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit jetojnë edhe ata që deri tani mund të konsiderohen dega në vijë mashkullore e Heroit tonë kombëtar, Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg. Të tre jetojnë në rajonin e Pulias, në qytetet e Leçes dhe të Brindisit. Që të tre ndihen të mobilizuar për t’i shtuar e dhënë ndonjë ngjarje të re këtij viti përkujtimor. Paola, duke qënë avokate e një studioje private përherë të zënë në rutinën e përditshme, jo gjithnjë gjen tek vetja forca profesionale për të kontribuar me gjetje apo interpretime historike. Eshtë bashkshorti i saj, Xhankarlo Valone, që po punon për një takim historianësh shqiptarë dhe italianë, i cili në dy ditë rresht do të mbahet pranë universiteteve të Barit dhe të Leçes. Valone është profesor dhe studjues i njohur i mesjetës italiane. Një nga librat e tij titullohet “Aspekte juridikë dhe socialë në periudhën e qeverisjes aragoneze. Kastriotët në Tokën e Otrantos”.
Xhulio, gjykatës, është nxitësi i një projekti skenderbegas surprizë, modest por mjaft emocionant. Tani për tani, ende pa u bërë një realitet i sigurtë për t’u shpallur, nuk po e bëjmë publike.
Alesandro, mjeku dhe shkencëtari neurolog, më i njohuri prej bashkëkombasve për pasojë të intervistave të dhëna gjatë vizitës së kësaj familjeje në vendin tonë në 27 dhe 28 nentor të vitit të shkuar, përherë njofton për të dhëna të reja të zbuluara së fundi. Në dy mesazhe që na dërgon ditët e fundit ai dëshiron të informojë opinionin publik shqiptar dhe veçanërisht studjuesit për një emblemë të paraardhësve të tij kastriotas. Kërkesës tonë për një shpjegim më të hollësishëm për emblemën e gjetur ai iu përgjigj saktësisht:
“Emblema na ka rënë në dorë nëpërmjet punës kembëngulëse të një kërkuesi, i cili po studjonte shenimet e Pietro Kavotit (Pietro Cavoti), të ruajtura pranë bibliotekës së qytetit të Galatinës. Pietro Kavoti (1819-1890) është një mjeshtër i vizatimit, i pasionuar të fiksonte në letër atë që vëzhgonte gjatë udhëtimeve të tij në mjedise të ndryshme të Salentos.
Kështu kur erdhi në Salento, ku ishte edhe kështjella e Kastriotëve (të cilët, siç dihet zotëronin dukatin e Shën Pjetrit në Galatinë dhe kontenë e Soletos) dalloi të fiksuar mbi portën që të ngjiste drejt katit me dhomat për fisnikë të pallatit stemën që po jua bashkëngjis me këtë mesazh dhe e vizatoi menjëherë në letër.
Pallati i Soletos u prish gjatë viteve tetëqind të dy shekujve të shkuar. Kurse në pallatin tjetër, atë të Galatinës, siç ju kam thënë edhe në bisedat që kemi bërë, nuk kanë mbetur shenja të Kastriotëve. Prej kohësh ai është blerë e shitur nga privatë të ndryshëm, përgjatë më shumë se dyqind viteve, dhe çdo shenjë e gjurmë kastriotase është hequr e fshirë. Pronarët nuk kanë patur asnjë lidhje me arbëreshët dhe ca më pak me pasardhësit e Skenderbeut në Tokën e Otrantos.
Sipas nesh kjo stemë duhet të jetë ose e Gjon Kastriotit, ose e të birit të tij, Ferrantes. Ajo ka në strukturën e saj shqiponjën e zezë dykokëshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Nuk mund të shpjegoj dy luanët, mos ndoshta janë simbole të Shqipërisë antike?”

Ylli Polovina

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com