Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

NJĖ SURPRIZĖ QĖ FSHIHET NĖ JAVOREN VJENEZE “DAS INTERESSANTE BLATT” NĖ NUMRIN E SAJ TĖ 28 NĖNTORIT 1912
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e dytė
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e parė
LAJMI I SAJUAR MBI NGRITJEN E FLAMURIT DHE SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ NĖ DURRĖS
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.gif
Foto: .gif
MIG 19-97



Ishin orët e paradites kur në Ambasadën shqiptare në Romë njeri nga telefonat në dhomën e centralit ra këmbëngulshëm. Por dhoma ishte e zbrazët, kështu që askush nuk mund ta ngrinte dorezën e tij.
Megjithatë telefoni binte e binte. Gjersa krejt rastësisht apo sepse ndjeu nervozizmin e asaj zileje, aty hyri me nxitim njëri nga diplomatët. E ngriti dorezën më shumë me ndjenjën se pas tij do të ishte ndonjë emigrant, i cili si zakonisht do të pyeste si mund të përgatiste në konsullatë një dokument identiteti.
Por zëri i rëndë kishte shqiptuar \"jam ministri i Mbrojtjes. Po flas nga Italia, kam mbërritur këtu\".
Këto fjalë u thanë kaq shpejt sa diplomati nuk pati kohë të kuptonte se çfarë po ndodhte. Atë ministër e kishte takuar njëherë. Në fund të dhjetorit të shkuar. Vinte nga SHBA e në ambasadë ai mes kolegëve kishte gradën më të lartë diplomatike. Kështu u ngarkua ta priste në aeroportin e Fiumiçinos, ku ministri, sa të ndërroheshin avionët, do të bënte pak pushim. Ai ishte me të shoqen dhe me një shoqërues. Në atë orë që ndenjën bashkë diplomati e pyeti se si e kishte kaluar vizitën në Amerikë. Ministri ishte përgjigjur \"shumë mirë\". Funksionari i lartë rrinte shumë serioz, aq sa dukej se mendjen e kishte gjetiu, jo në atë që po bisedohej.
\"Do të doja të flisja me ambasadorin\" shqiptoi grumbullin e dytë të fjalëve hutuese ministri.
Diplomati formoi me të shpejtë numurin e brëndshëm të ambasadorit dhe uli dorezën. Ia nguli vështrimin aparatit të hirtë telefonik dhe nëpër mend, si të ishte një rrymë elektrike me tension të ulët, nisën t\'i kalonin dhjetra fjalë të ngatërruara e copra prej asaj bisede të në Fiumiçino.
Iu kujtua se atëhere në aeroport i kishte thënë që në Romë ishin në përgatitje për përkujtimin e 17 janarit, përvjetorit të Skëndërbeut, festim që do të organizohej tek \"Piazza Albania\", ku është edhe statuja e tij. Do të dëshironim të na vinte nga Tirana një gjeneral, i pati thënë ministrit, do të ishte një rast për të treguar para opinionit të huaj se forcat tona të armatosura ecin në traditën e lavdishme të ushtrisë së Skënderbeut. Jam dakort, do ta bisedoj edhe me presidentin, ishte përgjegjur shumë serioz ministri.
Atë ditë, në pasditen e vonë, kur gjeti rast t\'i hynte në zyrë, diplomati i tha ambasadorit si rastësisht se e kishte lidhur me ministrin. Po, iu përgjegj ky me fytyrë të ngrirë, më tha \"nuk kam ikur në kuptimin e refugjatit politik. Kam ardhur këtej që me njohjet e mia të ndikoj për mirë në ngjarjet në Shqipëri. Dhe nuk jam për strehim politik\". Kaq, e pyeti diplomati tërë ankth. Kaq, ia ktheu ambasadori pa lëvizur asnjë muskul të fytyrës.
Pikërisht kur ky la të kuptohej se bisedën për këtë problem e konsideronte të mbyllur, çeli një vrimë në të djathtë të gojës dhe nëpër atë pak hapësirë lëshoi fjalët \"E lajmërova menjëherë presidentin për çka kishte ndodhur, por ai nuk reagoi fare. Nuk më tha asnjë fjalë\".


Aeroporti i zbrazur nga avionët dhe i boshatisur nga gjallëria e zakonshme e njerëzve dukej tokë e shkretuar. Trup i rënë në komë pas vetëm dyzetë vjetësh jetë.
Kishte ditë që komandanti e vuante këtë pamje dhe për t\'i shpëtuar mundimit ngrinte jakën e xhaketës ushtarake e arratisej nëpër pistë. Ecte deri sa mbërrinte skajin më të largët të aeroportit. Aty ishte kufiri jugor i bazës. Një pirg i madh dheu që zgjatej për afro një kilometër. Me katër postëroja, tashmë skelete të braktisura nga ushtarët. Me kohë një pjesë e tyre ishin larguar. Kishin ikur. Siç kishte bërë pothuaj e gjithë ushtria shqiptare.
Hapat e njeriut tjetër i ndjeu vonë. Çoi kokën dhe dalloi silhuetën e gjatë të shefit të shtabit. Rrinte para tij. Lëkundej.
Për një kohë të gjatë që të dy heshtën.
-Përse ndodhi e gjithë kjo gjëmë?
Zëri i komandantit ishte i mbushur me pikëllim.
-Nuk ishim ne fajtorë- u përgjegj shefi i shtabit- Ne bëmë atë që mundëm. I bëmë mirë apo i bëmë keq, koha le të na gjykojë.
-E ç\'rëndësi ka!?- tha i dëshpëruar komandanti.
-Ka- u përgjegj tjetri-Si nuk ka?
Ai e ngriti vrulltaz vështrimin. Tjetri kishte në sy vagëllimin e një dritëze.
-Nuk i lyem duart me gjak.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com