Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

VITI I RI ME “BABAGJYSH” ENVER HOXHËN


(Botuar në gazetën online “Shqip” më 24 dhjetor 2017)

Disa prej nesh, mes tyre edhe nga ata që kanë vuajtur dhimbshëm në para nëntëdhjetë, revoltohen se si thuhet dhe besohet që Enver Hoxha ka hyrë në histori. Nuk mund ta pranojnë këtë gjë, sepse kujtojnë se të depërtosh e të mbesësh ngulur në histori do të thotë se ke qenë njeri i mirë dhe t’i kesh sjellë komunitetit tënd, bashkëqytetarëve dhe bashkëkombësve, vetëm e vetëm të mira.
Ndërkaq Hoxha nuk hyn në këtë elitë.
Mirëpo historia të jep fletëpranimi pa pasur më parë në duar ndonjë fletëlavdërimi nga jeta. Ajo i përfshin të tërë ata që ia dalin vetëm të lënë gjurmë. Historia është gjurmë, me gjak lënë apo hijeshuar me gurë mermeri.
Shiheni çfarë po na ndodh në prag të dy festave ndër më të gëzueshme të vitit, ato që sipas një paragjykimi ynë të çiltër, parathonë shenjat e sigurta si do të jetë viti i ardhshëm!
Nga një debat nëse e vranë apo ajo Enver Hoxhën e shoqja e tij në bashkëpunim me Ramiz Alinë dhe mjekun personal të tiranit, prej ditësh e ditësh janë dominuar titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave, pas tyre edhe edicione lajmesh apo “talk show” (bisedat) në ekranet televizive.
Sot nisin Kërshendellat, nesër ato mbyllen dhe pasnesër fillon atmosfera e Vitit të Ri....Por sërish Enver Hoxha me “lag mos e lagun”, e vranë me ilaçe apo jo, do të zotërojë mbi gëzimin tonë.
Hoxha rezultoi vërtetë një diktator edhe kur po mbush pak nga pak pothuaj katër dekada që nuk jeton më fizikisht dhe mbi një çerek shekulli i rrëzuar rregjimi politik i doktrinuar prej tij. Ai po na dikton edhe ditët e festës së fundvitit dhe për rrjedhojë parathotë se do të kemi të njëjtin fat edhe për 2018: me të në krye.
Mos thoni që nuk e meritojmë!
Po të ishim më ndryshe, pra mendjelirë për të kuptuar se pa sjellë prova nuk mund t’u çelet hapësirë botimi gjithfarë blofeve, këtë fundvit do të linim pak kohë për t’u marrë me probleme më serioze, ku mund të hyjnë gëzueshëm edhe çismet grarishte me të cilat qëllohet kryeministri i vendit, por jo “fake news”, lajmet e gënjeshtërta të shpërndara qëllimisht në mënyrë të organizuar.
Po të ishim më të mënçur se drejtuesit e gazetave dhe të radio e televizioneve edhe ne të tjerët, lexues-dëgjuesit e tyre, nuk do t’u hidhnim sytë. Do t’i futnim në krizë të përditshmet e tilla.
Po ato po shiten edhe më shumë se ngaherë.
Ai apo ajo që e kanë shpikur këtë histori me kopim makbethian, gjymtyrë e vetë familjes së Enver Hoxhës, edhe pse ky, po të kish mundësi të ringjallej sa për ta marrë vesh çfarë hataje ia ka zënë shtëpinë e përçarë, do t’u ulërinte për ta mbyllur gojën.
Mirëpo të rrijë i qetë. Gjithsesi është i fituar. “E vranë s’e vranë” është një mënyrë për ta mbajtur të kujtuar.
Kaq.
Kjo është tërë historia e mbetjes në histori.

Ylli Polovina

Tiranë, më 23 dhjetor 2017


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com