Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

AEROPORT LUFTARAK 1997” IKIN NGA VENDI MINISTRI I MBROJTJES DHE FËMIJËT E PRESIDENTIT BERISHA


Si edhe tre motobarka ushtarake shqiptare

Shkrimi i katërmbëdhjetë dhe i fundit

U mor vesh se në aeroportin e kryeqytetit dhe në Vendkomandën Qendrore ishin zhdukur shiritat me regjistrimin e bisedave të bëra me pilotët, sidomos gjatë ditëve të fluturimeve drejt jugut.
Po ashtu grupi i helikopterëve, i cili qe vënë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme në kundërshtim me sistemin e komandimit ushtarak, kishte marrë urdhër për të qenë në gatishmëri fluturimi jashtë kufirit. Kush do të udhëtonte me të? Nën zë thuhej se helikopteri i posaçëm bëhej gati për Presidentin.
Ndërkohë në Kuçovë akoma qëllohej në ajër. Prej plumbave qorrë u çpuan në vende të parëndësishme tre nga avionët e mbetur në pistë. Bateria e parë kundërajrore e vendosur në aeroport, nuk u dëmtua as nga plumbat e verbër dhe as prej grupeve bastisëse. Pajisjet e tyre të drejtimit ishin hequr me kohë dhe ruajtur në vende të sigurta.
Në baterinë e dytë kundërajrore, të vendosur në kështjellën e qytetit të Beratit, u plaçkitën vetëm predhat.
Komandanti i regjimentit ajror dhe i tërë bazës bënte t’i jepte kurajë vetes se diçka kishte shpëtuar pa u rënuar në atë shtet tashmë të shëmbur kokëposhtë.

Letra e ministrit të Mbrojtjes para ikjes nga vendi

Ministri vetëm shkruante. Fliste me vete dhe shkruante: \\\"Ka filluar të përpunohet një variant zyrtar mbi përgjegjësinë e shkatërrimit të Shqipërisë dhe ngarkimin kësaj përgjegjësie ministrit të Mbrojtjes. Unë besoja se Presidenti, Parlamenti dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanë punë më të rëndësishme se sa gjetja e një \\\"fajtori\\\" dhe për këtë arsye e kam përmbajtur veten për të mos u prononcuar gjer në qetësimin e situatës e deri sa të fillojë funksionimi i shtetit edhe pse kjo është në dëmin tim. Dëshiroj që kjo fushatë të mos shtyhet më tej për të vetmen arsye, sepse s\\\'ka asgjë të vërtetë me ato që thuhen, sepse kam bërë ç\\\'është e mundur për të përmbushur detyrën dhe nuk i njoh vetes ndonjë përgjegjësi ligjore apo morale, përveç përgjegjësisë kolektive të forumeve ku bëj pjesë unë\\\".
Nuk ngopej me frymë nga shpejtësia me të cilën po hidhte mbi letër ato mendime që i kishin shpërthyer në kokë, në kumbellën e krahërorit dhe i kishin mbushur gojën si me rërë kërcitëse që donte sa më shpejt ta nxirrte dhe flakte nga goja. Por fjalët sikur i qenë ngjitur në majën e gjuhës, kapur pas dhembëve, varur buzëve.
\\\"Po pse do të largohem atëhere?\\\"
Ministri i Mbrojtjes ndali rendjen e shkronjave. Pastaj e mbuloi me vija rradhën e porsashkruar. Atë ditë Shkolla Ushtarake në Tiranë ishte plaçkitur dhe pati filluar shkatërrimi i divizionit të kryeqytetit. Në orën 22.00 socialisti Bashkim Fino kishte emëruar kabinetin e ri. Ministër i Brëndshëm qe kryetari i Partisë Demokratike i qytetit të Fierit.
Atij iu morrën mend sikur të binte nga një lartësi e madhe.
\\\"Po pse u largova atëhere?\\\"
Dora iu mpi. Sytë iu mveshën. Gërmat u bënë flu. E ngriti vështrimin mbi hapësirën e zbrazët të zyrës dhe u mundua të dallonte akrepat e orës së madhe të murit. Ato po rendnin drejt mezit të natës. E riktheu vështrimin mbi bardhësinë mpirëse të letrës dhe shkronjat iu shfaqën të dallueshme. Shtypi majën e stilos dhe ndjeu si ajo gërvishi e lëshoi bojën.
\\\"Pse ika fshehurazi mund të pyesni ju\\\".
Ia nguli vështrimin rreshtit të porsahedhur mbi letër. Shkrimi iu duk i shtrembër. Mbase dora po i dridhej. Kishte dhënë njëzetë e dy urdhëra për përdorimin e aviacionit, dy për bombardim dhe tre për goditje tankesh e mjeteve të transportit. Ardhësit e rinj në pushtet nuk do t\\\'ja falnin. Duhej të ikte sa më shpejt edhe prej tyre
Gërvishi pafuqishëm mbi letër.
\\\"Po rendis disa nga faktet se si u përpunua opinioni kundër meje deri në organizimin e eliminimit tim fizik.
Kriza e fajdeve e gjeti Shqipërinë të izoluar politikisht dhe ekonomikisht në rënim. E gjeti politikën shqiptare të çoroditur, popullin të tronditur tek shihte rënien e tij, humbjen e shpresës, e ëndrrës mashtruese për pasurim të shpejtë. Si pozita dhe opozita mbajtën qëndrim të gabuar. Pozita duke mohuar çdo përgjegjësi, kurse opozita duke nxitur popullin drejt vetëshkatërrimit total. Lëvizja e fundit politike e Presidentit Berisha për ta transferuar vëmendjen drejt Kosovës, duke u përpjekur për një radikalizim të situatës, dështoi, por solli edhe izolimin përfundimtar të tij me botën e jashtme. Opozita e shfrytëzoi këtë gabim fatal të tij duke manipuluar demostrimet pafund për të vënë popullin në pozitë, në gjendje stresi pa mbarim. Kjo krijoi një linjë paralele për pozitën e Berishës si ajo e opozitës serbe me Millosheviçin. Ndërkohë para presidentit qëndronte synimi i tij kryesor, rizgjedhja për herën e dytë, synim që i nënshtroheshin të gjithë politikanët. Në vend të një zgjidhjeje politike Presidenti zgjodhi alternativën e kundërshtimit me çdo mjet që çoi në acarim të mëtejshëm. Situata evoluoi me një shpejtësi të pabesueshme drejt shkatërrimit të njëpasnjëshëm të strukturave dhe institucioneve\\\".
O Zot, i thirri brenda vetes një zë, pse e ke gjithë këtë mllef! Balli po i ftohej dhe tëmthat iu mbushën me pikla djersa. Kjo letër ishte përpjekja e tij e fundit për të shpëtuar ç\\\'të mundte nga emri i tij, nga e kaluara që po binte e thërrmohej si qelq para këmbëve të të gjithëve. Presidenti me njerëzit e tij më të besuar kishte nxituar t\\\'ja linin atij përgjegjësinë e shkatërrimit të ushtrisë. Ai duhej t\\\'u linte mbi shpinë të gjithë shtetin.
\\\"Ushtria ishte e fundit, pasi ishin testuar të gjitha strukturat e tjera dhe kishin rënë pa rezistencë. Për përgjegjësitë e të tjerëve që çoi në shëmbjen e shtetit nuk flet njeri. Kjo është e kuptueshme po të kihet parasysh se të gjitha ato drejtoheshin nga një dorë e vetme\\\".
Tëmthat i ishin bërë ujë nga djersa. Kryeministri i ri pak orë më parë kishte kërkuar lirimin e udhëheqësit socialist të burgosur Fatos Nano si kusht për pajtimin kombëtar. Pushtetarët e rinj po marrshonin.
\\\"Presidenti dhe pikërisht vetëm ky është përgjegjësi kryesor për këtë tragjedi. Është kjo arsyeja që për t\\\'ja hequr vetes këtë përgjegjësi duhej që këto t\\\'i ngarkoheshin dikujt tjetër\\\".
Ministri tashmë dorën e ndjente si prej gize. Tejet të rëndë.
\\\"Dhe skenari filloi pikërisht më 2 mars 1997, një ditë para rizgjedhjes së Presidentit. Këtu fillon tragjedia ime, por jo përgjegjësia ime. Sidoqoftë tragjedia ime është e papërfillshme në krahasim me atë që i ndodhi popullit tim. Për mëse dy muaj kam debatuar me Presidentin për zgjidhje politike të krizës, qetësimin e situatës, ndërmarrjen e disa hapave si shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit që kërkohej jo vetëm nga opozita, por nga gjithë populli e ndoshta më shumë nga vetë PD dhe atyre që kishin përgjegjësi direkte për krizën e fajdeve, për transparencën, mospërdorimin e forcës, mosvendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, për gjëndjen morale dhe materiale të ushtrisë. Për një reagim tjetër ndaj Evropës e SHBA, për pranimin e propozimit amerikan për zgjidhjen e krizës, për qëndrimin e tij të ri ndaj Kosovës, etj, por hasa gjithnjë në një reagim të shurdhët. Disa herë këto mendime i shpreha edhe në grupin parlamentar, qeveri apo në biseda të lira me ministra apo deputetë\\\".
Gishtat nuk i lëvizte dot më, i kishin ngrirë. Akrepat e orës po i afroheshin mesnatës dhe ai duhej të merrte nëpër natë rrugën e portit detar të Durrësit. Edhe pak, u foli gishtave të murosur, edhe fare pak.
Nga sforcimi ata i kërcitën aq potershëm sa atij iu duk se u thyen. Gërma e parë megjithatë doli, pastaj formoi të dytën, të tretën e shkroi me vështirësi.
\\\"Duke patur detyrën e ministrit të Mbrojtjes ishte detyra ime ta mbështes, t\\\'i jap këshilla të mira dhe t\\\'i bindem atij. Të gjitha këto i kam bërë me korektesë dhe seriozitet dhe nuk pendohem për këtë. Kurrë jo veprime, por as ndërmend nuk e kam çuar që unë të mos zbatoj urdhërat apo udhëzimet e tij në punën time si ministër i Mbrojtjes dhe pse mund të kisha rezerva. Ai ishte eprori im dhe unë punoja për të. Unë besoj tani që këto biseda dhe sugjerime përbëjnë bazën më të rëndësishme të krijimit të dyshimeve mbi mua...\\\".
Ora e murit tingëlloi therrshëm dymbëdhjetë herë.

Pasmesnate

Shpërthehen dyert e apartamentit të ministrit të Mbrojtjes dhe në të vendosen për banim disa roje të ish-kyeministrit.
Edhe atë natë rreth pallatit presidencial kishte në roje dy tanke, një autoblindë, tetë ushtarë të Gardës Kombëtare, katërmbëdhjetë vullnetarë të armatosur rëndë dhe gjashtë agjentë të Shërbimit Informativ Kombëtar,

E nesërmja, 13 mars

Teleteksti i radiotelevizionit italian, ora 16.30: Qindra persona kanë sulmuar në Durrës një anije ngarkese...një anije drejt Brindisit ka 400 shqiptarë...Tre motobarka ushtarake shqiptare iu dorëzuan fregatës \\\"Aliseo\\\" të marinës ushtarake italiane.
Ora 18.02: Një helikopter i ushtrisë shqiptare ka zbritur në aeroportin e Brindisit. Duket ndërkohë që në tragetin italian \\\"Palladio\\\", në lundrim e sipër nga Durrësi në Bari, janë fëmijët e presidentit shqiptar Sali Berisha.
Ora 21.10: Të 600 të burgosurit në burgun kryesor të Tiranës kanë ikur. Midis tyre, ka thënë drejtori i burgut, ka qënë edhe Fatos Nano. Vendi tani është në kaos të plotë.
Ora 22.00: Është e sigurtë, ikën fëmijët e Berishës. Edhe ky pritet të ikë me një avion të rezervuar.

Në tokën e shqiptarëve

Që në mëngjez korespondenti i BBC-së në Tiranë thotë në radio me zë të paqetë se \\\"kryeqyteti kaloi një natë plot të shtëna. Në mëngjez autobuzat e shërbimit urban nuk punojnë dhe gjëja e parë që të bie në sy janë shenjat e zinxhirave të tankeve në sheshin \\\"Skënderbej\\\"...Sipas dëshmitarëve të pakët tanket pas mesnate herë kanë lëvizur drejt Presidencës, herë drejt Këshillit të Ministrave...\\\".
Andej bregut gazeta e djathtë italiane \\\"Il Tempo\\\" në kryeartikullin e faqes së parë me titull \\\"Një popull i rritur midis mjerimit dhe dhunës\\\", ndër të tjera shkruante: \\\"Shqiptarët janë të dhunshëm...Nuk mund të jetë veç i dhunshëm një popull injorant, i izoluar, i dobët, i cili për një periudhë të gjatë të komunizmit bllokoi edhe mesazhet morale të fesë pa u bërë në të njëjtën kohë as edhe marksistë të zotë...Pa u hequr sikur bëjmë solidaritet dhe hipokrizi duhet thënë se është një popull tmerrësisht i paditur, ka dhënë shumë pak (nëpër shekuj) për zhvillimin e të mirës dhe të bukurës. Një popull, i cili kurrë nuk ka dashur të përzihet me asnjë: pak në numër, me mendje të vjetër dhe i mjeruar, i dhunshëm dhe i pashpirt\\\".
Menjëherë në faqen e brëndshme të gazetës, me gërma të mëdha, “Il Tempo” fillonte një shkrim të ri me titullin \\\"Ushtria e Tiranës ja mbath për në Itali\\\". Nëntitujt kishin fjalët \\\"Anije siluruese plot me armë dhe helikopterë i dorëzohen autoriteteve tona. Arrijnë edhe anije luftarake\\\" dhe në tekst, me ndonjë pasaktësi, mund të gjeje fjalët: \\\"Mbi \\\"Palladio\\\", e cila vinte nga Durrësi, ishin edhe bijtë e Berishës, Argita 19 vjeç dhe Sokoli 25, bashkë me familjarët e tjerë, midis tyre edhe një fëmijë e vogël pak muajshe. Midis të ikurve edhe gruaja e ambasadorit tonë në Tiranë\\\".
Një fragment tjetër nga ky artikull: \\\"Në fillim në port dhe më pas në qytet u përhap fjala se po vinte familja e presidentit Berisha. Pak sa kishte kaluar ora 19.20 kur trageti \\\"Palladio\\\" hyri në port. Nga anija zbritën rreth pesëdhjetë pasagjerë. Midis tyre edhe sipërmarrës italianë. Nga anija u ulën edhe afro pesëdhjetë diplomatë. Fëmijët e Berishës mbetën në kabinë deri vonë natën\\\".

Në tokën e italianëve, në Romë

Ishin orët e paradites kur në Ambasadën shqiptare në Romë njeri nga telefonat në dhomën e centralit ra këmbëngulshëm. Por dhoma ishte e zbrazët, kështu që askush nuk mund ta ngrinte dorezën e tij.
Megjithatë telefoni binte e binte. Gjersa krejt rastësisht apo sepse ndjeu nervozizmin e asaj zileje, aty hyri me nxitim njëri nga diplomatët. E ngriti dorezën më shumë me ndjenjën se pas tij do të ishte ndonjë emigrant, i cili si zakonisht do të pyeste si mund të përgatiste në konsullatë një dokument identiteti.
Por zëri i rëndë kishte shqiptuar \\\"jam ministri i Mbrojtjes. Po flas nga Italia, kam mbërritur këtu\\\".
Këto fjalë u thanë kaq shpejt sa diplomati nuk pati kohë të kuptonte se çfarë po ndodhte. Atë ministër e kishte takuar njëherë në fund të dhjetorit të shkuar. Vinte nga SHBA e në ambasadë ai mes kolegëve kishte gradën më të lartë diplomatike. Kështu u ngarkua ta priste në aeroportin e Fiumiçinos, ku ministri, sa të ndërroheshin avionët, do të bënte pak pushim. Ai qe me të shoqen dhe me një shoqërues. Në atë orë që ndenjën bashkë, diplomati e pyeti se si e kishte kaluar vizitën në Amerikë. Ministri ishte përgjigjur me fjalët \\\"Shumë mirë\\\". Ai rrinte shumë serioz, aq sa dukej se mendjen e kishte gjetiu, jo në atë që po bisedohej.
\\\"Do të doja të flisja me ambasadorin\\\" shqiptoi grumbullin e dytë të fjalëve hutuese ministri.
Diplomati formoi me të shpejtë numrin e brendshëm të ambasadorit dhe uli dorezën. Ia nguli vështrimin aparatit të hirtë telefonik dhe nëpër mend, si të ishte një rrymë elektrike me tension të ulët, nisën t\\\'i kalonin dhjetra fjalë të ngatërruara e copra prej asaj bisede të shkuar në në Fiumiçino. Iu kujtua se atëherë në aeroport i kishte thënë që në Romë qenë në përgatitje për përkujtimin e 17 janarit, përvjetorit të Skënderbeut, festim që do të organizohej tek \\\"Piazza Albania\\\", ku ndodhet edhe statuja e tij. Do të dëshironim të na vinte nga Tirana një gjeneral, i pati thënë ministrit, do të ishte një rast për të treguar para opinionit të huaj se forcat tona të armatosura ecin në traditën e lavdishme të ushtrisë së Skënderbeut. “Jam dakord, do ta bisedoj edhe me presidentin”, ishte përgjegjur vazhdimisht serioz ministri.
Atë ditë, në pasditen e vonë, pasi ambasadori foli në telefon me dikur numrin një të ushtrisë shqiptare, diplomati kur gjeti rast t\\\'i hynte në zyrën e shefit të tij i kujtoi se e kishte lidhur me ministrin e Mbrojtjes. “Po, iu përgjegj ky me fytyrë të ngrirë, “më tha \\\"nuk kam ikur në kuptimin e refugjatit politik. Kam ardhur këtej që me njohjet e mia të ndikoj për mirë në ngjarjet në Shqipëri. Dhe nuk jam për strehim politik\\\".
“Kaq?”, e pyeti diplomati tërë ankth. “Kaq”, ia ktheu ambasadori pa lëvizur asnjë muskul të fytyrës.
Pikërisht kur ky la të kuptohej se bisedën për këtë problem e konsideronte të mbyllur, çeli një vrimë në të djathtë të gojës dhe nëpër atë pak hapësirë lëshoi fjalët \\\"E lajmërova menjëherë Presidentin për çka kishte ndodhur, por ai nuk reagoi fare. Nuk më tha asnjë fjalë\\\".

Në bazën ajrore ushtarake në Kuçovë

Aeroporti i zbrazur nga avionët dhe i boshatisur nga gjallëria e zakonshme e njerëzve dukej tokë e shkretuar. Trup i rënë në komë pas dyzetë vjetësh jetë.
Kishte ditë që komandanti e vuante këtë pamje dhe për t\\\'i shpëtuar mundimit ngrinte jakën e xhaketës ushtarake e arratisej nëpër pistë. Ecte deri sa mbërrinte skajin më të largët të aeroportit. Aty ishte kufiri jugor i bazës. Një pirg i madh dheu që zgjatej për afro një kilometër. Me katër postëroja, tashmë skelete të braktisura nga ushtarët. Me kohë një pjesë e tyre ishin larguar. Kishin ikur. Siç kishte bërë pothuaj e gjithë ushtria shqiptare.
Një ditë e ndoqi nga pas në heshtje shefi i shtabit.
“Përse ndodhi e gjithë kjo gjëmë?”, e pyeti në një moment pauze komandanti. Zëri i tij qe i mbushur me pikëllim.
“Nuk ishim ne fajtorët”, iu përgjigj kolegu. Edhe ai nuk kishte asnjë gëzim në zë. “Bëmë gjithçka të mundshme për ta bërë shtetin të mos binte, por e rrëzuan ata lart”. “Ata, politika”, mëshoi.
Komandanti i bazës ajrore heshti. Krejt papritur para syve, si të dilte prej horizontit, iu shfaq imazhi i shefit të shtabit të ushtrisë së Republikës Turke. Ishte viti 1994 dhe ai, gjatë një vizite në Shqipëri pati ardhur edhe në aerodromin ushtarak të Kuçovës.
Kur e futën në tunelin e gjatë, në të cilin ndodheshin njëri pas tjetrit avionët MIG, ai një çast kishte mbajtur këmbët. Pamja e pati hutuar, bërë shumë të heshtur. Pas aeroplanit të parë ai shkoi tek i dyti, pastaj tek i treti. Fjalët i shqiptoi vetëm këtu. I ra me pëllëmbën e madhe të dorës barkut të një MIG-u dhe tha “Marshallah, marshallah, marshallah! Kjo tregon se keni shtet!”
Shefi i shtabit, i cili nuk kish si ta merrte me mend çfarë siluetë e ëndërrt i qe shfaqur eprorit të tij, shtoi në përgjigjen e vet edhe fjalët “Të paktën në këtë rënie shteti ne nuk i lyem duart me gjak”.
Komandantit çuditërisht nuk i erdhi deri tek buzët asnjë rrokje për të nderuar mendimin e urtë të kolegut të tij, por i kapi dorën dhe ja shtrëngoi butë.

Fund

Riparë, Tiranë, shkurt-mars 2017

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com