|
|
Pak për shkrimin e profesor Ylli Polovinës
Pak për shkrimin e profesor Ylli Polovinës
(PAK FJALE PER BIBLIOTEKEN TIME)
Këto ditë lexova në FB një shkrim të mikut tim të nderuar Profesor Ylli Polovinës, të titulluar
Pak fjalë për biblikotekën time.Në këtë shkrim ai trajton fatin e bibliotekës së tij që e ka
përshkruar me togfjalëshin Pak nga pak ata (librat) e humbën kontaktin me lexuesit dhe u
kthyen ne varreze. Kështu ndoth kur pa dëshirën, i imponuar nga kushtet e rrethanat, ai është i
detyruar që një një pjesë të librave, ti largoj nga fond i bibiliotekës personale që ka. Domethënë
vjen një ditë që një pjesë të këtij fondi të çmuar tia dhurojë një miku, një pjesë i jepet një fqinji
për sadaka, që ti shesë për të mbajtur familjen etj etj. Por, këtu nuk bëhet fjalë për libra të
veçantë, por për thasë të tërë me libra.Unë e marr me mënd se në ç gjendje psikologjike është
miku im, pasi është e dhimbshme që një pjesë të librave me të cilat je ambjentuar, i ke në pronën
tënde, ke punuar me to dhe tani je i detyruar ti heqësh, gjë që nuk është e lehtë, pasi të duket
sikur heq një gjymtyrë. Për pasionantët e librit si ylli, fondi i librave është si të thuash një pjesë
e qënjes të njeriut që i ka, janë pasuri,kapital, punon me to, mësohet me to njeriu, i kënaqet
shpirti kur i sheh atje në raft, kur i përdor, pasi aty merr frymëzim dhe e ndjen vehten të
përplotësuar.Por duhet thënë që interesi për librin është i kufizuar te një kadegori e pakët, pasi te
shumica kur u bje në dorë një libër, maksimumi do ta trajtonin atë si letër amballazhi, jo më të
vrasin mëndje se çfarë ai përmban e si mund të përdoret..
Vërtet shkrimi i yllit i shkurtër, ashtu si e thotë edhe vet në titullin, por ai tregon shumë gjëra
me të cilat po ndeshet libri në kohën e sotme.Por në radhë të parë tregon për punën e madhe e
plot passion të këtij studjusi të bërë gjatë gjithë jetës, që nuk e kanë arritur shumë të tjerë, duke
ngritur vet nga e para një bibliotek personale.Ne nuk kemi patur traditë, ose trashëgimi në këtë
drejtim, edhe se në regjimin që shkoi këtë funksion e kryenin bibliotekat shtetërore.Por ishte
pasioni, inisjativa individuale e intelektualëve të veçantë, një nga këta edhe Ylli që e kanë patur
dhe e kanë pasion librin, kulturën, shkencën etj.Edhe në kushtet e ambienteve të kufizuara, të
apartamenteve të ngushta të banimit, përpiqeshin gjithë jetën për ta pasuruar bibliotekën e tyre të
cilat kanë qënë përplotësuse edhe e këtyre shtetërore (publike) me tituj që ato nuk i kishin.
Bibliotekat personale janë karakterizuar nga literaturë e zgjedhur, më e specializuar.Ato
lidheshin kryesisht me profesionin, por nuk kan munguar autorët klasikë dhe ata modern, librat
letrare, historikë, biografikë,shkencorë të vëndit e të huaj, në varësi të preferencave të
autorit.Kuptohet që kjo kategori që ka punuar intensivisht me librin ja dinë vlerën. Nga ana tjetër
libri është një objekt që e zbukuron, ndriçon shtëpinë dhe krenarinë e saj. Me këtë rast duhet
2
thënë se ne, por edhe gjenerata e Yllit që është pak më e vonshme, nuk kishim mundësi
financiare ngritja e një bibilioteje ishte një sakrificë, me kursime në kurriz të ndonjë shpenzimi
tjetër që duhej bërë për shtëpinë.Kështu ishte bërë praktikë që kur mernim pagën çdo 15 ditësh,
se ashtu bëhej pagesa atëherë, shkonim që atë ditë në librari për të blerë librin që i kishim vënë
syrin.Dhe si i thonë fjalës tullë pas tulle bëhet kala, dmth ngrihej një bibliotekë e tërë
funksionale që ishte në vetvehte një investim. Kjo mund ishte më e vogël, a më e madhe në
varësi të mundësive, por edhe e pasionit, ku fillesa e saj ishin librat e shënimet e shkollës. Kjo
krijonte kushte të përdorimit të librit si nga vetë personi, por edhe nga pjestarët shtëpisë, edhe të
tjerë jashtë saj, sepse jo të gjitheve ju krijohej mundësia të kishin një bibliotekë.Një nga këta ka
qënë edhe autori i këtyre radhëve, por biblioteka e mikut tim Yllit me ato përmasa të mëdha në
mijra kopje tregon pasionin e tij për librin për të lexuar, për ta përdorur për të hartuar dhe shkruar
libra që numërohen shumë tituj. Por nga ana tjetër nga nënteksti i shkrimit të professor Yllit
rezulton se në kohën e sotme ka probleme të mëdha me librin, sidomos me kulturën e
leximit, të punës me librin, të vlerësimin,mënyrën e përdorimit dhe përgjithësisht
shfrytzimin e tij.Libri ky mjet i mbrekullis të mëndjes njerëzore që evuloi që nga shpikja e tij
këtu e 3500 vjet përpara me qytetërimin sumer e deri në kohën e sotme në erën dixhitale. Nga
historia dihet që në epokën foshnjore të tij, faqet e librave ishin pllaka të njoma argjili ku teksti
shkruhej me kunja dhe këto piqeshin sistemoheshin, ruheshin bibilioteka e sigurisht
përdoreshin në shkollat primitive.Më vonë në egjiptin e lashtë ktu e 3000 vjet më parë për
librin u përdorën papiruset që vëllimet kishin formën e rulesë, jo me faqe si sot që lexoheshn
duke u rrotulluar, pastaj lindi pergamena (lëkurë kafshësh e përpunuar).Kjo praktikë që vazhdoi
deri në shekullin e 15 ku në sajë të një përparimi tekonologjik, libri pësoi një revolucion me
shpikjen nga Gutenbergu në vitin 1450 të makinës së shkrimit në letër e me shkronja të
lëvizshme metalike.Kjo ishte një periudhë e artë për librin, pasi hap pas hapi mori një zhvillim të
madh që krijoi premisat e zhvillimit kolosal të kulturës, letërsisë, artit, shkencës etj.ku gjithçka
që është arritur deri në kohën,e sotme, në themel ka librin.. Por sot, jemi në epokën ku libri fizik
tradicional po zëvëndësohet praktikisht me librin dixhital (E-book), ku informacioni nuk
kërkon më as letër e as bojë, por vetëm një ekran. Por si do arrihet dixhitalizohen??. Por si në
çdo zëvëndësim edhe në rastin e librit mund të ketë arsye të ndryshme humbje, erosion i natyrave
të ndryshme, nga nnvleftësimi i librt të zakonshëm dhe mbivlerisimi i metodave të reja. Por edhe
nga vandalizmat si ndodhi në vitin e mbrapshtë të 97-tës ku bibliotekës të UB Tiranës që kishte
dhjetra mijë tituj ju vu zjarri dhe ato u zhdukën. Prandaj është problem që krahas futjes të
tekonologjive të reja duhet ruajtur libri fizik nga çdo humbje. Ndodhemi para një evolucioni të
çuditshëm për librin, si pasojë e avancimeve të papara tekonologjike.Por sido që të jetë libri
gjithmonë ka për të qënë një shtyllë e rëndësishme e dijes dhe zhvillimit njerëzor.Kjo sepse libri
është vet "kujtesa" e njerëzimit.Ai na lejon të komunikojmë me mendjet më të ndritura të gjitha
kohërave. Përmes tij, ne trashëgojmë përvojat, zbulimet dhe gabimet e atyre që jetuan para nesh,
domethënë për të kursyer nevojën për të mos "shpikur rrotën" nga e para në çdo brez.Por nuk
është vetëm kjo pasi ruajtja elektronike është me e lehtë, më e lirë dhe më e sigurtë se kjo
fizike në bibliotekë.. Por më e rëndësishmja është ruajtja e kulturës së leximit, pasi jemi në
një botë gjithnjë e më shumë e shpërqëndruar.Përshtypja është se lexohet pak, për këtë duhet
stimuluar dëshira për të lexuar, si dhe mënyrat se si të përdoret më shumë libri në përshtatje me
kushtet e reja.Duhet thënë se përdorimi i librit fizik ka më shumë lehtësi se ai i librit elektronik.
Prandaj besoj se libri fizik nuk do zëvëndësohet totalisht me atë elktronik si rjedhim përdorimi i
librit fizik besoj se do të përdoret paralelisht me atë elktronik. Kjo edhe se puna me librin fizik
ka ca lehtësiar në krahasim me atë elektronik.
3
Prof.Dr Adem Salillari
Mars 2026
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|