Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Hungari, “Revista e Politikës së Jashtme” në një recension për librin e Ylli Polovinës “Zog, pse ike”


(Botuar nga “Gazeta Shqiptare”, 8 janar 2014)

“Revista e Politikës së Jashtme” e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë në numrin e saj të tretë të këtij viti, në tri faqe, me autor diplomatin dhe njëkohësisht albanologun Georgy Reti, ka botuar një recensionim të librit të Ylli Polovinës, “Zog, pse ike”.
Edhe pse ende i pa përkthyer në gjuhën hungareze botimi i Polovinës ka tërhequr vëmendjen e Shërbimit të Jashtëm të këtij vendi për të paktën disa arsye. Më së pari sepse në faqet e tij ka zënë vend të spikatshëm interpretimi origjinal i figurës së Geraldina Apponyi, bashkëshortes së Ahmet Zogut. Hungarezët ndihen të gëzuar që ka ndodhur të realizohet dëshira: bashkëkombësja u ka lënë në Shqipëri mbresa aq fort të bukura sa që këtu adhurohet edhe pas vdekjes së saj.
Po ashtu libri “Zog, pse ike” ka një rrëfim të hollësishëm se si vepruan qeveritarët hungarezë, të anësuar në bllokun fashist, kur u sulmua Shqipëria. Botimi shqiptar u rikujton një plagë që bëjnë sikur e harrojnë: dakordësimin me pabesinë e Benito Musolinit për të dëbuar nga vendi, bashkë me mbretin Ahmet Zogu edhe të mbretëreshës, e cila qe një konteshë e nderuar e atdheut të tyre.
Shërbimi i Jashtëm Hungarez e ka pritur me interesim librin e Ylli Polovinës edhe sepse në librin e tij ka mjaft hollësi të nxjerra prej arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkan për të paktën një dekadë të tërë, 1931-1939.
Me interes për diplomatët hungarezë është edhe mënyra se si veproi Zogu për të shmangur pushtimin e vendit të vet, sjellje për të cilën përherë kanë pëlqyer të kenë informacion sa më të plotë. Përgjithësisht shumica e opinionit publik në Hungari, por edhe ai i specializuar, pra diplomatët, ruajnë përshtypje mosaprovuese, madje edhe negative. Kjo ua bën më të hijshme hungarezëve sjelljen e mbretëreshës Geraldina, e cila, siç edhe pasqyrohet në librin e Polovinës, nuk veproi si i shoqi që mori nga Thesari i Shtetit, duke e trajtuar si pasuri të vet personale, të gjithë vlerën monetare që kishte, por nga kursimet e saj jo të vogla, të mbyllura në bankë, nuk tërhoqi asnjë qindarkë.
Për diplomatët hungarezë është gjykuar me interes dhe këtë gjë Georgy Reti e nënvizon në recensionin e tij, zbulimi për herë të parë, sipas dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i rezistencës së shtetit dhe të kundërveprimit të opinionit publik vendas, kur të shtunën e 23 qershorit 1934, një flotë e madhe ushtarake italiane, e përbërë nga 22 luftanije dhe gjashtë kryqëzorë, hyri pa paralajmërim në ujërat e portit të Durrësit, duke shkaktuar për disa ditë me radhë në Shqipëri gjendjen e para pushtimit, pothuaj të njëllojtën e 7 prillit 1939. Deri sa, pas disa ditësh tensioni të lartë, për shkak të protestës së shqiptarëve dhe masave të tyre mbrojtëse, flota fashiste italiane u largua, u shkaktua edhe në Ballkan një situatë shumë e rëndë. Informacioni i ri i sjellë, me këtë rast, nga autori i librit “Zog, pse ike” konsiderohet me mjaft vlerë prej studiuesve hungarezë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Debati i organizuar nga Ylli Polovina brenda faqeve të librit me temë ishte apo jo në 7 prill 1939 tradhtar i kombit të vet Ahmet Zogu, duke cituar me këtë rast një grup të madh historianësh, profesorë në universitete amerikane, italiane apo britanike, deri edhe hungareze, po ashtu e ka bërë redaksinë e “Revista e Politikës së Jashtme” ta botojë këtë recension si një prezantim të dobishëm për ndoshta, në të ardhmen, të ndonjë përkthimi të mundshëm të librit.
Mbi “Zog, pse ike” do të ketë në numrin e parë 2014 të revistës kulturore hungareze “Klió”, një shkrim të gjatë, me shpjegime të plota, të subjektit, të mesazheve dhe informacioneve të reja që ai sjell. Autor i tij është studiuesi nga Tirana, Harillaq Kekezi, prej vitesh me banim edhe në Budapest.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com